Sunny Hill Festival: Black Coffee, emri i radhës që vjen në Prishtinë

Burna Boy, edhe DJ me nam ndërkombëtar – Black...

Hamza takohet me pesë ambasadorë evropianë

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, me ftesë...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Vazhdon gjykimi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Extra AL PVC

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Seanca gjyqësore pritet të fillojë në ora 09:00.

Dëshmitari i mbrojtur W02749 këtë javë filloi të dëshmojë në gjykimin Thaçi dhe të tjerët. Sipas përmbledhjes së lexuar nga ZPS-ja në gjykatë, dëshmitari ishte banor i Prizrenit dhe u çua dhe u ndalua nga pjesëtarë të UÇK-së në qershor të vitit 1999.

Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor 2022.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Sunny Hill Festival: Black Coffee, emri i radhës që vjen në Prishtinë

Burna Boy, edhe DJ me nam ndërkombëtar – Black...

Hamza takohet me pesë ambasadorë evropianë

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, me ftesë...

“Ditët e Gjuhës Gjermane Kosovë 2024”, hapjen e bëjnë Ambasadorët e vendeve gjermanofolëse

Ambasadorët e Gjermanisë Joern Rohde, ai i Austrisë Christoph...

Sunny Hill Festival: Black Coffee, emri i radhës që vjen në Prishtinë

Burna Boy, edhe DJ me nam ndërkombëtar – Black Coffee, fituesi i çmimit Grammy do të jetë pjesë e edicionit të sivjetëm të Sunny...

Për një javë në Prishtinë u realizuan 279 urdhëresa të gjykatës, sekuestruan 7 armë zjarri e u shqiptuan mbi 3 mijë gjoba

Në Prishtinë gjatë javës së kaluar Policia e Kosovës ka realizuar 279 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 32 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të...

Hamza takohet me pesë ambasadorë evropianë

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, me ftesë të ambasadorit të Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz, është takuar me pesë ambasadorë evropianë. Në takim...