Po kërkohen ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DHTIK) kërkon nga...

Ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës deklarohet i pafajshëm për korrupsion, i janë ngritur 24 aktakuza nga nëntë prokurorë

Rexhep Mehmeti, ish-zyrtar në Komunën e Prishtinës, është deklaruar...

LDK: Rënia në indeksin e lirisë së shtypit një alarm që duhet të na mobilizojë të gjithëve

Pas rënies për 19 vende të Kosovës në Indeksin...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Universiteti Western Balkans, nis bashkëpunimin me operatorin më të madh të qendrave rehabilituese mjekësore në Gjermani

Extra AL PVC

Universiteti Western Balkans, ka nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi me “Median Reha Zentrum, Bernkastel Kues”, pjesë e operatorit më të madh të qendrave rehabilituese në Gjermani.

Vetëm në Bernkastel Kues, gjenden katër klinika me mbi 800 shtretër, në të cilat u ofrohet pacientëve një gamë të gjerë shërbimesh rehabilitimi mjekësor.

Çdo klinikë ka diagnostikimin e saj funksional dhe një departament të madh terapie. Bashkëpunimi ndërdisiplinor midis departamenteve të ndryshme (kardiologji, neurologji, psikosomatikë-fizioterapi dhe ortopedi), mundëson trajtim të përshtatur individualisht për suksesin e shpejtë dhe të qëndrueshëm të shërimit të pacientëve.

Mundësitë e internshipeve, praktikave profesionale për studentët shqiptarë dhe të huaj të WBU, si dhe mundësitë e punësimit në të ardhmen janë kryefjala e këtij memorandumi bashkëpunimi, i cili do tu shërbejë studentëve të Departamentit të Infermierisë dhe Fizioterapisë, në programet bachelor dhe master.

Studentëve shqiptarë dhe të huaj të WBU, që studiojnë në programet “Infermieri” dhe “Fizioterapi”, por edhe stafit, u ofrohen mundësi programi shkëmbimi, mundësi internship dhe praktike klinike, pjesëmarrje në seminare dhe workshope të përbashkëta të fokusuara në zhvillimet më të fundit në fushën e Infermierisë dhe Fizioterapisë, dhe mundësi punësimi në të ardhmen.

Ky projekt bashkëpunues ka potencial të jashtëzakonshëm, për rritje dhe përsosmëri reciproke në edukimin e kujdesit shëndetësor dhe praktikën klinike.

Grupet e para të mobilitetit, pritet të organizohen në verën e këtij viti.

Në muajin Maj një grup me përfaqësues nga Median, pritet të vizitojnë Universitetin Western Balkans në Shqipëri, për të diskutuar nga afër me stafin dhe studentët, për të ndarë objektivat dhe planet e bashkëpunimit dhe për ta çuar një hap më përpara bashkëpunimin me WBU.

spot_img

Të fundit

Po kërkohen ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DHTIK) kërkon nga...

Ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës deklarohet i pafajshëm për korrupsion, i janë ngritur 24 aktakuza nga nëntë prokurorë

Rexhep Mehmeti, ish-zyrtar në Komunën e Prishtinës, është deklaruar...

LDK: Rënia në indeksin e lirisë së shtypit një alarm që duhet të na mobilizojë të gjithëve

Pas rënies për 19 vende të Kosovës në Indeksin...

AGK fajëson Qeverinë se bëri fushatë denigruese kundër medieve në Kosovë

Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), Xhemajl...

Po kërkohen ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DHTIK) kërkon nga Kryeministri dhe Qeveria e Kosovës që me urgjencë të propozojë ndryshim plotësimin e Ligjit për...

Ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës deklarohet i pafajshëm për korrupsion, i janë ngritur 24 aktakuza nga nëntë prokurorë

Rexhep Mehmeti, ish-zyrtar në Komunën e Prishtinës, është deklaruar i pafajshëm për korrupsion. Ndaj tij ishin ngritur 24 aktakuza nga nëntë prokurorë gjatë viteve...

LDK: Rënia në indeksin e lirisë së shtypit një alarm që duhet të na mobilizojë të gjithëve

Pas rënies për 19 vende të Kosovës në Indeksin vjetor për lirinë e shtypit të organizatës Reporterët pa Kufij, Lidhja Demokratike e Kosovës thotë...