Gjeloshaj: Mali i Zi i hapur për bizneset nga Kosova, janë biznese të sigurta

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Nik Gjeloshaj, viziton Aleancën...

Pacolli i ankohet Konjufcës, ky i përgjigjet në mënyrë epike

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli iu ankua bashkëpartiakut...

S’kryen punë letra e Gërvallës në Byronë e KiE-së: Kosova nuk është në agjendë

Pavarësisht se Qeveria e Kosovës ka njoftuar se do...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Ta kërkosh kuptimin e tmerrit nëpërmjet rrëfimit të tij

Extra AL PVC

Shkruan: Afrim Kasolli

 

Deri sa shumicën e çmimeve Oskar në këtë vit i kishte fituar filmi i njohur Oppenheimer, me regji të Christopher Nolan, i cili bazohet në librin “American Prometheus: The Triumph and Tragedy of J. Robert Oppenheimer”, film ky, që pasqyron rrugëtimin jetësor të atij që ndryshe njihet si s”babai i bombës atomike”, që së bashku më atë që quhet si Projekti i Manhhatan-it, kontribuan në krijimin e armës më vdekjeprurëse në historinë e njerëzimit, po ashtu këtë çmim për dokumentarin me të mirë e fitoi përsëri një krijim që ka të bëjë me luftën, por tani jo për Luftën e Dytë Botërore, mirëpo për një tillë që po zhvillohet para syve tanë.

 

Është fjala për pushtimin brutal të Ukrainës nga Rusia, i cili që në fillimet e tij është pasqyruar nga dokumentari “20 days in Mariupol”. Ky prodhim “artistik” që mbulon tmerret e invazionit rus mbi popullsinë civile në këtë qytet, është një krijim i përbashkët i Associated Press si dhe “Frontline” i PBS-së.

 

Se qyteti i Mariupol-it, do ishte cak i pashmangshëm i agresionit rus u bë e qartë që ditën që Vladimir Putin e filloi “operacionin e tij special mbi shtetin e Ukrainës. Në Mariupol gjendej njëri  nga portet më të rëndësishme detare. Po ashtu, ai ishte një qytet industrial dhe gjendet ura qe e lidh me gadishullin e Krimesë. Madje Moska kishte tentuar për ta pushtuar atë edhe para tetë viteve kur e aneksoi Krimenë.

 

Dokumentari fillon me shpalosjen e jetës normale në qytet. Njerëzit janë angazhuar në punën e përditshme. Mirëpo, kjo rutinë ditore befas shkallmohet, kur fillojnë sulmet e para ruse mbi qiellin e Mariupolit. Kështu, gazetari Msylav Chernov, fotografi Evgeniy Maloletka dhe producentja Vasilisa Stepanenko, e regjistruan thuajse çdo detaj të këtij tmerri kolektiv, ngase sipas tyre luftërat nuk fillojnë nga shpërthimet, por ato nisin nga heshtja. E çdo luftë e ka një histori, që domosdoshëmrisht duhet treguar.

 

Ndonëse, në kushte ekstreme të punës, pa energji elektrike, uji, dhe me qasje në internet vetëm në ndonjë zonë specifike në qytet. Për 20 ditë sa ky ekipi qëndroi në këtë qytet të rrethuar, ia arriti që të shokoi botën për nivelin e krimeve, brutalitetit dhe shkatërrimeve masive që ushtria ruse kishte ndërmarr me qëllim pushtimin e tij. Varrezat masive dhe bombardimi i spitalit të maternitetit i tregonin për tmerrin e përjetuar nga banoret e këtij qyteti. Pamje të tilla makabre zakonisht Kremlini, i quajti inskenim nga propaganda perëndimore.

 

Ky ekip i gazetarëve ishte i vetmi që kishte mbetur në ketë qytet pas fillimit të sulmeve. Ndërkohë, sfida kryesore, më shumë se sa incizimi i kësaj tragjedie, ishte dokumentimi i plotë i saj para botës, sepse siç e thotë në një rast autori i tij, të paktën rrëfimi i ishte mundësia e vetme “për t’i dhënë kuptim këtij tmerri”. Qyteti i Mariupolit ishte i rrethuar plotësisht nga forcat ruse. Prandaj, çdo hyrje dalje ishte e pamundur. Mirëpo, në fund u hap një korridor humanitar me ndihmën e kryqit të kuq dhe bota e pa të vërteten e asaj që ishte duke ndodhur.

 

 

Mariopoli ra në ditën e 86-të. Vlerësohet se 25 mijë viktima kanë vdekur gjatë rrethimit të tij, ndonëse ky numër mund të jetë edhe më i madh.

 

Dokumentari “20 days in Mariupol” është i pari që në historinë e Ukrainës e fiton çmimin Oskar. Por fituesi i tij, M.Chernov gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve kishte deklaruar se “Ndoshta, unë jam regjisori i parë në këtë skenë që nuk do të doja ta merrja këtë çmimin sepse po ashtu nuk do të kisha dashur kurrë ta bëja këtë film”.

 

 

 

spot_img

Të fundit

Gjeloshaj: Mali i Zi i hapur për bizneset nga Kosova, janë biznese të sigurta

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Nik Gjeloshaj, viziton Aleancën...

Pacolli i ankohet Konjufcës, ky i përgjigjet në mënyrë epike

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli iu ankua bashkëpartiakut...

S’kryen punë letra e Gërvallës në Byronë e KiE-së: Kosova nuk është në agjendë

Pavarësisht se Qeveria e Kosovës ka njoftuar se do...

Gërvalla për letrën: Shpresojmë që bashkësia ndërkombëtare ta marrë seriozisht zotimin tonë për Asociacionin

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla,...

Gjeloshaj: Mali i Zi i hapur për bizneset nga Kosova, janë biznese të sigurta

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Nik Gjeloshaj, viziton Aleancën Kosovare të Bizneseve, ai është pritur nga kryetari i AKB-së, Agim Shahini. “Kosova dhe Mali i...

Pacolli i ankohet Konjufcës, ky i përgjigjet në mënyrë epike

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli iu ankua bashkëpartiakut të saj, kryeparlamentarit Glauk Konjufca për zhurmë ndërsa po fliste në Kuvend. Konjufca i tha Pacollit...

S’kryen punë letra e Gërvallës në Byronë e KiE-së: Kosova nuk është në agjendë

Pavarësisht se Qeveria e Kosovës ka njoftuar se do ta hartojë një draft statut të ri për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë...