Të punësuarit në Fondin për Sigurim Shëndetësor nesër në protesta, kërkojnë rritjen e pagave

Punonjësit e Fondit të Shëndetësisë do të dalin nesër...

“As s’na troket kush në derë, as s’do ta hapim”, Serbët në veri hezitojnë të regjistrohen

Regjistruesit nuk kanë trokitur ende në derën e familjes...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Lufta që mund të bëhet e pashmangshme

Extra AL PVC

Shkruan: Afrim Kasolli

 

Të shtunën shteti i Iranit e ndërmori një sulm të paprecedent kundër shtetit të Izraelit, duke e sulmuar këtë të fundit me 300 dronë dhe raketa balistike. Teherani e ndërmori këtë atak me motivin për t’u hakmarrë ndaj shtetit izraelit, pas bombardimit që Forcat Mbrojtëse të këtij shteti, e patën organizuar mbi konsullatën e Iranit në Siri, ku mbetën të vrarë shtatë ushtarakë të lartë iranianë.

 

Republika Islamike e ka cilësuar këtë akt si dhunim të integritetit territorial, duke u thirrur në Konventën e Vjenës mbi karakterin “esktra-territorial” të misioneve diplomatike. Mirëpo, përtej këtij interpretimi “zyrtar” ky sulm u kushtëzua edhe nga dinamikat tjera gjeopolitike që janë duke dominuar në rajon. Sipas shumë analistëve ndërkombëtarë, Regjimi i Ajatollaëve, nuk kishte rrugë tjetër pos të vepronte në këtë mënyrë për ta ruajtur si kredibilitetin e brendshëm si dhe për të tentuar për ta shtrirë edhe tej hegjemoninë e tij mbi Lindjen e Mesme, duke e satanizuar Izraelin.

 

Ndërkohë, shteti i Izraelit, se bashku me ndihmën e SHBA-ve, Britanisë së Madhe dhe Francës, si dhe disa vendeve tjera rajonale, ia doli që të mbrohet me efikasitet nga ky operacion. Mirëpo, Tel Avivi nuk e ka bërë të “qartë” se çfarë hapa konkretë tash e tutje do të ndjekë ndaj këtij veprimi. Shumica e zyrtarëve më të lartë të këtij shteti kanë deklaruar se “konfrontimi me Iranin nuk ka përfunduar ende” duke lënë të nënkuptohet se mundësia e një luftë edhe më ta madhe ndërmjet Iranit dhe Izraelit mbetet e hapur. Ndonëse për shkak të rekomandimit amerikan, kabineti i luftës i drejtuar nga Kryeministri Benjamin Natanyahu, ka mundur ta bëjë një tërheqje taktike. Presidenti Joe Biden e bëri të qartë, se nuk do ta përkrahte një sulm të drejtpërdrejt të Izraelit mbi Iranin, sidomos kur marrim parasysh faktin se i pari i Shtëpisë së Bardhë, e ka jetike që këtë vit të mos përshkallëzohet  (pasi është vit zgjedhor në Amerikë) edhe më tej situata e sigurisë në Lindje të Mesme, si për shkak të numrit të madh ushtarëve amerikanë që ndodhen atje, ashtu edhe rrezikut të shkatërrimit të kapaciteteve prodhuese të naftës dhe gazit, që do të shkaktonte një katastrofë ekonomike globale.

 

Mirëpo, kalkulime  të tilla nuk janë garanci se mund të ndalin spiralen e dhunës. Shto këto faktin, se sipas mediave ndërkombëtare presidenti Biden, privatisht ka shprehur shqetësimin së Netanyahu do ta të përpiqet që ta përfshijë edhe më shumë SHBA- në një konflikt të gjerë, sepse Izraeli e konsideron interes jetik shkatërrimin e resurseve bërthamore në zhvillim e sipër të Iranit, të cilat i konsideron një rrezik ekzistencial. Mirëpo ky objektiv strategjik vështirë së mund te jetësohet pa ndihmën e SHBA-ve.

 

Deri më tani Irani dhe Izraeli, kanë luftuar ndërmjet vete nëpërmjet asaj që po quhen si proxy lufta. Për 45 vjet shkruan, New York Times, Teherani ka investuar në krijimin, fuqizimin dhe mobilizimin e tyre si pjesë e projektimit të fuqisë në regjion. Grupi i armatosur i Hezbollah-ut në  Liban, milicitë e armatosura në Irak, grupi militant Hamas në Rripin e Gazës  si dhe rebelët Huthi në Jemen, etj janë vetëm disa nga këto grupe që si pjesë e “aksit të rezistencës” në vazhdimësi e kanë sulmuar Izraelin më “qëllim që ta zhdukin nga faqja e dheut”. Prandaj, që shteti i Izraelit, që të ndjehet plotësisht i sigurt tash e tutje mund të vihet në “kërkim të kokës së Oktapodit” dhe jo të luftojë vetëm kundër tentakukulave të tij në regjion. Ndërkohë, sipas shumë analistëve perëndimorë, sulmi ndërmjet  13 dhe 14 prillit kundër Izraelit, ka treguar se strategjia e deritanishme e parandalimit të Iranit (deterrence) ka dështuar.

Në këtë kontekst, kushte të tilla pavarësisht pushimit të përkohshëm dhe tërheqjeve taktike, një luftë më të gjerë ndërmjet dy këtyre dy shteteve, (por duke mos përjashtuar edhe vendet tjera) do ta bëjnë të pashmangshme. Aktualisht në këtë vatër të zjarrtë të gjeopolitike zhvillimet kanë hyrë në një tokë të pashkelur (uncharted territory)

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Të punësuarit në Fondin për Sigurim Shëndetësor nesër në protesta, kërkojnë rritjen e pagave

Punonjësit e Fondit të Shëndetësisë do të dalin nesër...

“As s’na troket kush në derë, as s’do ta hapim”, Serbët në veri hezitojnë të regjistrohen

Regjistruesit nuk kanë trokitur ende në derën e familjes...

“Për pak pësova sulm në zemër”, Princi William dhe Kate trembën ndjekësit me një foto

Princi William dhe Kate Middleton festojnë sot 13-vjetorin e...

“Kush e nxorri këtë dredhim?”: Cramon polemizon me gazetarin e FAZ-it pas ‘tezës’ më të re për Asociacioni që Kurti e lëshoi në Berlin

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka polemizuar me gazetarin gjerman të “Frankurter Algemeine Zeitung”, Michael Marten, në çështjen e themelimit...

Të punësuarit në Fondin për Sigurim Shëndetësor nesër në protesta, kërkojnë rritjen e pagave

Punonjësit e Fondit të Shëndetësisë do të dalin nesër në protestë. Ata kërkojnë harmonizimin e pagave me rritjen e pagës minimale. Nga Sindikata njoftuan se do...

“As s’na troket kush në derë, as s’do ta hapim”, Serbët në veri hezitojnë të regjistrohen

Regjistruesit nuk kanë trokitur ende në derën e familjes 6-anëtarëshe Milletiq në Leposaviq, edhe pse kanë kaluar më shumë se tri javë që nga...