Të fundit:

Rada Trajkoviq flet për kërcënimet me jetë që i merr

Politikanja serbe Rada Trajkoviq, ka folur rreth kërcënime me...

Vetaksident në Veternik, lëndohet një person

Një person është lënduar si pasojë e një vetaksidenti...

Rama takon Kurtin, i shpreh mbështetje në hapat e mëtejmë drejt normalizimit me Serbinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka pritur sot në...
ISP BroadcastISP Broadcast

​Turqia vazhdon të kushtëzojë pranimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO

ISP Broadcast

Suedia dhe Finlanda kanë bërë disa përparime në përmbushjen e kërkesave të sigurisë së Ankarasë, por ata duhet të ndërmarrin “hapa konkretë” për të marrë miratimin e Turqisë për anëtarësimin e tyre në NATO, tha në Bukuresht ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavushoglu.

Të martën, në margjinat e takimit të NATO-s në Bukuresht, ministri turk u takua me homologët e tij suedez dhe finlandez dhe tha se të dy vendet “kanë ndërmarrë disa hapa për të përmbushur detyrimet e tyre”, por se “ende nuk ka ndonjë zhvillim konkret të disa çështje si ekstradimi i të dyshuarve të kërkuar nga Turqia dhe ngrirja e aseteve terroriste”.

“Ne u kujtuam atyre vendeve se në fund duhet të bindim popullin turk dhe parlamentin turk”, në mënyrë që Ankaraja t’i lejojë ata në NATO”, tha ai.

Turqia nuk e ka mbështetur pranimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO, duke i akuzuar ato se kanë injoruar kërcënimet nga organizatat kurde dhe organizatat e tjera që Turqia i konsideron terroriste, dhe se u kanë ofruar strehim këtyre individëve për dekada.

Ministri i Jashtëm suedez Tobias Billstrom, megjithatë, pas takimit me Çavushoglu tha se “është bërë përparim” në lidhje me anëtarësimin në NATO dhe se ai së shpejti do të udhëtojë në Turqi dhe se “ndoshta do të arrijë në një pikë ku parlamenti turk të ratifikojë” Suedia dhe Finlanda.

Ministri finlandez i Punëve të Jashtme, Peka Havisto, tha pas takimit me homologun e tij turk se ata folën “me frymë konstruktive” dhe se “mori konfirmimin nga Turqia se Finlanda ka përmbushur kushtet e kërkuara prej saj”.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se ka besim se dy vendet nordike do t’i bashkohen së shpejti Aleancës dhe se procesi “po shkon me shpejtësi rekord”.

“Turqia, Suedia dhe Finlanda po angazhohen drejtpërdrejt, si dhe me NATO-n, për t’u siguruar që shqetësimet e Turqisë të adresohen plotësisht, duke përfshirë shqetësimet e saj të sigurisë. Ky proces po ecën përpara dhe kam shumë besim se Finlanda dhe Suedia së shpejti do të jenë zyrtarisht një anëtar i ri i aleancës”, tha ai.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg theksoi se “është koha për t’i mirëpritur këto vende si anëtarë të plotë të Aleancës”.

Pasi Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt, Suedia dhe Finlanda, të frikësuara se Rusia mund t’i sulmonte edhe ato, braktisën politikën e tyre të gjatë të neutralitetit ushtarak dhe aplikuan për anëtarësim në Aleancë.

Parlamentet e Turqisë dhe Hungarisë ende nuk e kanë ratifikuar mbështetjen e tyre, ndërsa 28 vendet e tjera të NATO-s e kanë bërë tashmë këtë.

 

spot_img

Të fundit

Mërgim Berisha pas debutimit: Ka qenë gjithmonë ëndërr të luaj për Gjermaninë

Sulmuesi shqiptar i Augsburgut, Mërgim Berisha ka debutuar me...

Kosi dhe dobitë shëndetësore nga konsumimi i tij

Shkenca thotë se vetëm një sasi e vogël kosi...

Gjermani, krimi rritet me 11,5% krahasuar me një vit më parë

Numri i veprave penale në Gjermani u rrit me...

Rada Trajkoviq flet për kërcënimet me jetë që i merr

Politikanja serbe Rada Trajkoviq, ka folur rreth kërcënime me...

Mërgim Berisha pas debutimit: Ka qenë gjithmonë ëndërr të luaj për Gjermaninë

Sulmuesi shqiptar i Augsburgut, Mërgim Berisha ka debutuar me Kombëtaren e Gjermanisë në miqësoren kundër Perusë të zhvilluar të shtunën mbrëma. Gjermani ka fituar me...

Kosi dhe dobitë shëndetësore nga konsumimi i tij

Shkenca thotë se vetëm një sasi e vogël kosi në frigorifer paraqet një “arsenal” të vërtetë të mbrojtjes shëndetësore. Më poshtë do të njiheni më...

Gjermani, krimi rritet me 11,5% krahasuar me një vit më parë

Numri i veprave penale në Gjermani u rrit me 11,5% në 2022, krahasuar me një vit më parë, sipas një raporti të Statistikave të...