LDK konfirmon pjesëmarrjen në takimin konsultativ për zgjedhjet të ftuar nga Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar zyrtarisht liderët...

Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut: Veterani i UÇK duhet të lirohet, po punoj në heshtje që ta fitojë lirinë

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, tha se...

Azemi përgjigjet para Albes se sa herë i është thyer zemra

Azemi tregon se a është single dhe për vajzën...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

I vazhdohet paraburgimi Pjetër Shalës

Extra AL PVC

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) është marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit për Pjetër Shalën.

Vendimi është marrë më 18 mars 2024 nga kryetarja e trupit gjykues, Mappie Veldt-Foglia.

“Paneli përmes kësaj: a. URDHËRON vazhdimin e paraburgimit të të akuzuarit; b. URDHËRON ZPS-në dhe avokatin e viktimave, nëse dëshiron, të paraqesin parashtresa për shqyrtimin e radhës të paraburgimit të të akuzuarit jo më vonë se e premtja, 3 maj 2024; c. URDHËRON mbrojtjen që të paraqesë parashtresa për shqyrtimin e radhës të paraburgimit të të akuzuarit, nëse dëshiron, jo më vonë se e premtja, 10 maj 2024; dhe d. VENDOSET që çdo përgjigje, nëse ZPS-ja dhe avokati i viktimave dëshirojnë, do të dorëzohet jo më vonë se e marta, 14 maj 2024”, thuhet në vendim.

Në arsyetimin e këtij vendimi, thuhet se Paneli ka konstatuar se ekziston rreziku për pengim të procesit të procedurave pranë DhSK-së si dhe rreziku për kryerjen e krimeve të mëtejshme nga i akuzuari.

Ndërsa, sa i përket lirimit në arrest shtëpiak e cila ishte kërkesë e mbrojtjes së të akuzuarit, Paneli ka konstatuar se në atë mënyrë nuk mund të ofrohet monitorim efektiv i komunikimeve të tij.

Sipas tyre, kjo gjë është e mundshme vetëm në objektet e paraburgimit në DhSK.

“Në këtë drejtim, Paneli rikujton konsideratat e tij të mëparshme në lidhje me lirimin me kusht, duke përfshirë vlerësimin e tij për kushtet alternative të propozuara nga mbrojtja. Në mënyrë të veçantë, duke pasur parasysh faktorët e rrezikut të identifikuar më lart, Paneli konsideron se kushtet e propozuara nga mbrojtja, duke përfshirë vendosjen e të akuzuarit në arrest shtëpiak në rezidencën e tij në Belgjikë: (i) nuk trajtojnë mundësinë që i akuzuari të përdorë pajisje komunikimi që i përkasin të tjerëve ose duke u kërkuar të tjerëve që të përdorin pajisjet e tyre për këto qëllime; dhe (ii) nuk mund të sigurojë monitorimin efektiv të komunikimeve të të akuzuarit. Përkundrazi, garanci dhe masa të tilla janë të mundshme vetëm në objektet e paraburgimit të DhSK-së”, thuhet në vendim. /Betimi për Drejtësi/

 

 

spot_img

Të fundit

LDK konfirmon pjesëmarrjen në takimin konsultativ për zgjedhjet të ftuar nga Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar zyrtarisht liderët...

Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut: Veterani i UÇK duhet të lirohet, po punoj në heshtje që ta fitojë lirinë

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, tha se...

Azemi përgjigjet para Albes se sa herë i është thyer zemra

Azemi tregon se a është single dhe për vajzën...

Alba e pyet Azemin: A ke qenë 100% vetvetja? Reagimin e saj mos e humbisni

Azemi përgjigjet para Albes se sa herë i është...

LDK konfirmon pjesëmarrjen në takimin konsultativ për zgjedhjet të ftuar nga Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar zyrtarisht liderët e partive politike që t’i takojë më 31 korrik për konsultime për caktimin e datës...

Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut: Veterani i UÇK duhet të lirohet, po punoj në heshtje që ta fitojë lirinë

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, tha se po punon në heshtje që veterani i UÇK-së, Blerim Ramadani, të fitojë lirinë, pasi u...

Azemi përgjigjet para Albes se sa herë i është thyer zemra

Azemi tregon se a është single dhe për vajzën e tij ideale Ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 2”, Azem Gagica ishte i ftuari i...