Ç’thotë përafrimi i Serbisë me Kinën?

Shkruan: Agron Hoti SHBA po ndërton dhe fuqizon partneritete dhe...

Muja: Janë katër vende me rritje ekonomike pozitive, ndër to edhe Kosova

Deputeti Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka mohuar akuzat e...

Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Prishtinë - Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

‘’Nanës ju këput dora, motrës ju ç’ky barku e zorrët i mbetën jashtë, e motra e vogël mbeti e plagosur’’, rrëfimi rrënqethës i Avni Bekës nga sulmi me raketa nga forcat serbe

Extra AL PVC

Ditë e rëndë ishte me 26 Mars të vitit 1999, për familjen Beka dhe gjithë fshatin Kërnicë të Komunës së Skënderajt.

Forcat paralimitare serbe, rreth orës 06:50, kishin rrethuar e granatonin fshatin Kërnicë, me raketa të kalibrit të lartë.

Avni Beka, së bashku me familje të tij, babain, nënën dhe motrat e bashkfshatarë të tjerë  kishin filluar të iknin në drejtim të malit.

Beka, tregon se raketa e parë ka rënë së pari në shtëpin e agjës e me pas tjetra në oborrin ku ata ia kishin mësyrë rrugës për në mal.

Fillimisht e plagosur kishte mbetur e nëna  e tij Sala, dhe dy motrat e tij, Shpresa dhe motra Shehrija.

Ai tregon se familja e tij ishte atakuar çdo herë nga forcat serbe dhe policia serbe.

Kjo për të vetmën arsye se babai i tij punonte në arsim, ku jepte kontribut në shkollimin e nxënësve shqiptarë.

‘’Unë jam Avni Beka, nga fshati Kërnicë, Komuna e Skënderajt, prindi jem Haxhi Bekaj, ka punuar 45 vite në arsim, tërë jetën ja ka kushtuar arsimit, forcat serbe dhe policia serbe, çdo herë e kanë maltretu, për shkak se ka punuar në arsim, e kanë marrë 1 muaj ditë, ka qenë Ramazan, e kanë maltretu në çdo mënyrë, për shkak me ja ndërpre arsimin, i thojshin pse ju po punoni me plan program të Kosovës, ne të vrajmë, i tha ju mundeni mem vra, por shkollimin ndaj nxënësve shqiptarë nuk mundeni të ma ndaloni kurrë’’, thotë Beka.

‘’Me raketa të kalibrit të lartë, ka lënë të plagosur, nënën time Salën, motrën time Shpresën dhe motrën time Shehrinë. Na kërkojshin ndihmën, dhe ne nuk kishum mundësi për me i jap ndihmë, edhe vdes e hi në dërras, nuk e harroj atë vuajtje, të motrës dhe të nanës, që na ka kërku ndihmën e parë dhe s’kam pasur mundësi’’, ka shtuar ai.

Ai e përshkruan momentin e sulmit si të rëndë dhe shumë të vështirë për atë dhe familjen e tij.

Nga tymi e flaka rrëfen se ata rreth gjysmë ore nuk kanë mundur të shihnin asgjë, njëkohësisht të kthjellen, por vetëm kanë dëgjuar britmat.

‘’Nëna ka qenë këtu e plagosur, motra Shpresa, atje ka dalë dhe ka ardhur këtu, dhe tha me ka rrok plumi, kur kqyrum motrën Shpresën e kish rrok në bark këtu, plagë të madhe, zorrët jashta, kur afrohum të nëna, kish qenë e shtrime dora e këputur, motra Shehrija ka qenë këtu kur e ka rrok plaga këtu në shpinë edhe ka hy këtu edhe ka mbet brenda, jemi munduar që me ato forcat tona, sa kemi pasur mundësi me i ardh në ndihmë, por prapë nuk kishum mundësi sepse ishin plagë të rënda, edhe shumë shumë e rëndë me i pa anëtarët e familjes në atë gjendje,’’, ka thënë ai.

Po, më e dhimbshme për të ishte se nuk kishte mundësi të ju ofronte ndihmë mjekësore nënës dhe motrave.

‘’Pas gjysmë ore ose një orë, kemi mundur mu kfjell sepse shumë e rëndë, tani mbetën pa ndihmë mjekësore i kemi shti brenda, se sdishe kah, pas një ore, i kena dërgu në Turiqev në një ordinancë, me kërku atje mjek skish pas erdh një Fatmir Fazliu, u mundu me at takat qa  e patë ai por s’kish medikamente, tha me vjen shumë keq por s’kam, motrat që ishin në ordinancë u mundu me do ujë me do fasha me ua pastru sepse s’kish mundësi, edhe nëna mbet se ish veq e shtrime, nuk mujke me qëndru ul për shkak të plagëve, edhe tha djali jem s’ka mundësi për mu se s’ka ndihma, mu tmerrun metë, në jetë ma rëndë nuk e kam ndje vetën, që më kërkoj nëna ndihmë dhe s’kam pasur mundësi i kemi kthy prapë në shtëpi këtu dikun pasditen ka ardh një teknik medicinal, një Zen Bajrami, i ndjeri është i vrarë edhe jav ka jap ndihmën mjekësore, mbramje i kem marrë i kem dërgu në Izbicë, sepse veq fillun forcat me ardh nga pjesa e Runikut’’, tha ai.

Por këtu nuk kishin marrë fund ende sulmet nga ana forcat serbe.

Pasi që familjen e tij e kishe dërguar në izbicë, atje ata u vranë, e u masakruan për të dytën herë nga paralimitarët serbë me dy bomba.

”I kemi dërgu në Izbicë, familjen komplet për Izbicë, nënën dhe dy motrat me kerre , e ne të tjerët me traktor, edhe ata me dy kerre i kanë dërgu në Izbicë të Dumiqtë në lagjen Xhemajli ne të tjerët, në mbramje kem vazhdu por kur kemi shku poshtë Turriqevc por një pjesë kem ik për Tushilë, ata kanë mbet në Izbicë, edhe atje janë vrarë për të dytën herë, për të dytën herë kur kanë hyrë forcat serbe në Izbicë ata në lagjen Xhemajli, është para lagjes Behrami, atje ku ka qenë masakra, kur kanë hy atu që ka qenë nëna, motra Sala, motra Shpresa edhe baba, motra Shehrija ka dalë në popullatë që është e plagosur lagjen ku ka qenë popullata e madhe, kur janë hy forcat aty ua kanë gjuajtur dy bomba e kanë mby babën, nanën dhe motrën, për të dytën herë, vrasje e dyfyshtë’’, tregon ai.

E vetmja që kishte shpëtuar ishte motra e tij Shehrija, e cila kishte dal me banorët e tjerë, por ajo ishte gjetur në një veturë nga forcat serbe të cilët kishin kërkuar nga ajo të dilte jashtë ashtu në gjendje të plagosur.

‘’Shehrija motra, ka qenë në veturë, edhe forcat serbe janë hy kanë trokit në xham i kanë thanë dil, ajo ju është përgjigjur se jam e plagume, dil jashtë ka dalë me do gra të miqve në popullatë ka shku për Shqipëri, ka nis në Klinë, Kramovik, edhe aty në Kramovik janë dalë një pjesë e Dukagjinit qka kanë qenë të plagum rëndë edhe të vjetër të moshuar me traktora, me kamiona, me qka kanë pasur mundësi, edhe ndihmën e parë, ja kanë japur në Zhibel Krelan, prapë aty forcat serbe kanë sulmi me avionë luftarak spitalin që ka qenë i Ushtrisë Çlirimtare, dhe për fat spitalin se ka rrok, edhe motrës prapë i kanë rënë pjesët e xhamit prej detonimit, edhe janë hyrë forcat serbe aty ju kanë thënë me vazhdu për Shqipëri, motra me popullatë qashty, me gratë e miqve, ka shkruar deri në  Qafë të Prushit kam, çdo herë kam, aty than a thejshin gutnu, gutnu, se po do mu mbyll kufiri’’, shton ai.

 Ajo me pas është operuar në spitalin e Krumes.

Kështu, ai vazhdon të tregoj se masakra e Izbicës ishte bërë në ditë Bajrami, ku ishte  kthyer me pas me kushëri të tij duke mos ditur se çfarë kishte ndodhur.

Forcat serbe i kishin vërejtur duke dashur ti nxinin të gjallë, por ata kishin arritur të fshiheshin dhe të iknin përpjet malit.

‘’Kur kom ardh këtu posht tanket kishin qenë në këtë pjesë, edhe rrafsh atje të ura që i thojna, na kemi kalu me një kushëri, edhe kanë desht me na nxa të gjallë, na kanë thirr mirëpo ne kemi ik, jemi fsheh në at prronin aty edhe kemi ik përpjet malit, edhe ai tonë kohën na u kanë flug me tanke, me piskavera në atë pjesën anej, por deshti Zoti dhe shpëtum, këtu kemi pasur musafir nga Llausha, Polac dhe Akrashticë, sebeq, tezak, miq ka pas, do me thanë të gjitha kanë qenë në këtë pjesë ndërsa pjesa tjetër anej. Të tjerët kanë shpëtu’’, ka thënë ai.

Ai shprehet se për atë ka qenë një dhimbje, mërzi, e vuatje shumë e madhe humbja e familjes.

‘’Ne jemi kthyer atë ditë, se harrova me tregu se ka qenë ditë Bajrami, kur është bërë masakra në Izbicë, ne jemi kthyer pas tri dite, dhe nuk dishum na qka është bërë me ata, vëllau Samia, ai ka shku i pari me dhëndrrin, i ka parë që janë të vdekur, ka ardh dhe na ka informu është një mjerim shumë i fortë, nuk e di si ta shprehi me fjalë, një dhimbje shumë shumë e madhe. I kemi marrë kufomat i kemi pru i kemi varros në varrezat e tona, për shkak mos me naj marrë forcat serbe, ka shku vëllau Samia, dhandrri Rrustemi, kushëri, Sejdi Beka, tezaku Agim Zani Polac edhe një kojshi tjetër Osman Osmani,i kanë marrë mu nuk me kanë leju sepse kam dasht me shku edhe unë kanë thënë ne shkojmë i marrum, i kemi varrosë në varrezat e tona, nuk kem besu që ka qenë vrasja e dytë, moment moment shumë shumë i rëndë për të gjithë ne familjarët, tash mërzia trauma, vuajtjet që i përjetun të gjithë, i pamë të gjithë me sy të veta si mbetën të plagosur, po skemi çfarë të bëjmë’’ ka përfunduar ai.

Pas përfundimit të luftës, ai dhe familjarët e tjerë të cilët kishin shpëtuar, kishin qëndruar për një vit nër plloq  për shkak se çdo gjë që kishin pasur prej shtëpive atyre ju ishin djegur nga forcat serbe.

/TV Arbëria

 

spot_img

Të fundit

Ç’thotë përafrimi i Serbisë me Kinën?

Shkruan: Agron Hoti SHBA po ndërton dhe fuqizon partneritete dhe...

Muja: Janë katër vende me rritje ekonomike pozitive, ndër to edhe Kosova

Deputeti Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka mohuar akuzat e...

Këngëtaret ukrainase në Eurovision me mision për rindërtimin e një shkolle

Në përpjekjet e tyre për të sjellë fitoren e...

Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Prishtinë - Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka...

Ç’thotë përafrimi i Serbisë me Kinën?

Shkruan: Agron Hoti SHBA po ndërton dhe fuqizon partneritete dhe aleanca për ta mbajtur Rusinë përballë luftës në Ukrainë sa më të vetmuar dhe sa...

Muja: Janë katër vende me rritje ekonomike pozitive, ndër to edhe Kosova

Deputeti Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka mohuar akuzat e opozitës se në Kosovë nuk do të ketë rritje të lartë të zhvillimit ekonomik. Muja...

Këngëtaret ukrainase në Eurovision me mision për rindërtimin e një shkolle

Në përpjekjet e tyre për të sjellë fitoren e dytë në Eurovision në tre vjetët e fundit, këngëtaret dhe tekstshkrueset, Alyona Alyona dhe Jerry...