Çitaku përkujton Havë Shalën dhe Myrvete Dreshajn: Heroinat e pakënduara

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka përkujtuar...

Hoti: Serbia s’po përgjigjet për lokacionet që synojmë t’i gërmojmë në territorin e tyre

Kryetari i delegacionit të Kosovës për Personat e Pagjetur...

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Kushdo që nuk pajtohet me politikat e kryeministrit të...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Reagon AAK: Peci po e keqpërdor detyrën për ta goditur politikisht Aleancën, në vit zgjedhor

Extra AL PVC

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka konfirmuar për Ekonomia Online se ka sot e ka pranuar një kërkesë nga Ministria e Bujqësisë për shkëputjen e njëanshme të kontratës së qirasë, e cila është nënshkruar në nëntor 2023, për një periudhë 3-vjeçare.

Sipas partisë së Ramush Haradinajt, kërkesa bie ndesh me një nga nenet e kontratës.

Zëdhënësi i kësaj partie, Kushtrim Xhemaili, ka thënë se ministri Faton Peci po përdor detyrën e tij për ta goditur politikisht Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, pikërisht në vitin kur pritet të mbahen zgjedhjet e përgjithshme.

“Kërkesa e Pecit bie ndesh me nenin 6 të kontratës për arsye se asnjë nga kushtet e cekura në kontratë për ndërprerje të kontratës nuk është përmbushur për ndërprerje të njëanshme”, tha Xhemaili.

“Konsiderojmë që Peci po përdor autoritetin e tij si ministër për ta goditur politikisht Aleancën, pikërisht kur po hyjmë në vit zgjedhor”, deklaroi zëdhënësi i AAK-së.

“Sot e kemi pranuar një kërkesë nga Ministria e Bujqësisë për shkëputjen e njëanshme të kontratës së qirasë e cila është nënshkruar më datë 20.11.2023, sipas kushteve të parashtruara nga vetë Ministria. Jemi në shqyrtim të aspektit juridik të kësaj kërkese dhe shumë shpejt do të ju njoftojmë për veprimet e radhës”, konfirmon Aleanca.

AAK ka bërë të ditur se paguajnë qira mujore për shfrytëzimin e 569 metrave katrorë, në katin përdhesë dhe të parë në vlerë prej 4552 eurosh në muaj, ku nuk përfshihet as bodrumi e as kati i dytë, “që janë të mbyllura e të lëna në gjendje të mjerueshme”.

AAK i ka dërguar redaksisë dhe kontratën e skanuar lidhur mes AAK-së dhe Ministrisë së Bujqësisë, sikur thuhet e përpiluar nga vetë ministria, për shfrytëzim të objektit, për një periudhë 3-vjeçare.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Çitaku përkujton Havë Shalën dhe Myrvete Dreshajn: Heroinat e pakënduara

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka përkujtuar...

Hoti: Serbia s’po përgjigjet për lokacionet që synojmë t’i gërmojmë në territorin e tyre

Kryetari i delegacionit të Kosovës për Personat e Pagjetur...

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Kushdo që nuk pajtohet me politikat e kryeministrit të...

Më shumë se 90 gazetarë të vrarë në luftën Izrael-Hamas

Më shumë se 90 gazetarë kanë mbetur të vrarë...

Çitaku përkujton Havë Shalën dhe Myrvete Dreshajn: Heroinat e pakënduara

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka përkujtuar Havë Shalën dhe Myrvete Dreshaj, duke i quajtur heroinat e pakënduara. Çitaku tutje ka thënë se...

Hoti: Serbia s’po përgjigjet për lokacionet që synojmë t’i gërmojmë në territorin e tyre

Kryetari i delegacionit të Kosovës për Personat e Pagjetur në bisedime me Serbinë, Andin Hoti, thotë se çështja e të pagjeturve nuk duhet e...

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Kushdo që nuk pajtohet me politikat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe të Qeverisë që ai drejton, “rrezikon të njolloset dhe të diskreditohet...