Maqedonci në Budapest, e thekson angazhimin e Kosovës për paqe e stabilitet

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci ka marrë...

Korçë: Dyvjeçarit i bie motori sipër, lëndohet rëndë

Një 2-vjeçarit në lagjen 4 të Korçës, i ka...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Trajkoviq lirohet për mjekim në shtëpi: Maska pro-europiane e regjimit të Beogradit ra

Extra AL PVC

Gjendja shëndetësore e këshilltares së ministrit për Kthim dhe Komunitete, Rada Trajkoviq, është përkeqësuar dje derisa po mbahej nga policia serbe në pikëkalimin kufitar të Merdares. Si rezultat i kësaj, ajo u transferua në një qendër mjekësore në Prokupël të Serbisë.

Por sot ajo ka treguar se ka dalë nga spitali dhe është dërguar për mjekim në shtëpi, derisa thotë se është në gjendje stabile shëndetësore.

“Përshëndetje, njerëz të mirë. Mëngjesin e sotëm në orën 06:00 dola nga spitali për mjekim në shtëpi. Unë jam i qëndrueshëm. Faleminderit secilit prej jush që luftuat për mua. Më bëtë më të fortë. Faleminderit të gjithë aktorëve politikë në Kosovë dhe Serbi që me vendosmëri folën për torturën. U treguan njerëz të mrekullueshëm!”, ka shkruar Trajokoviq.

Ajo thotë se autoritetet serbe treguan fytyrën e vërtetë me trajtimin që ia bënë asaj, duke thënë se iu ka ra “maska pro-europiane”.

“Nuk prisja më mirë nga regjimi. Ditët e fundit kanë ekspozuar fytyrën e tyre të vërtetë. Maska ‘pro-europiane’ ka rënë dhe ne të gjithë e dimë tani me kë kemi të bëjmë: njerëz që urrejnë patologjikisht kundërshtarët dhe abuzojnë me ligjin për të shkatërruar këdo që i pengon, qoftë serb, shqiptar, kroat… Nëse kjo më ka ndodhur mua, të cilin publiku e njeh mirë si dikë që ka 20 vjet që lufton për serbët në Kosovë, atëherë e njëjta gjë mund t’i ndodhë kujtdo. Më dhemb të mendoj se për sa histori të ngjashme publiku nuk ka dëgjuar. Por një gjë është e vërtetë: me veprimet e tij, ky regjim heq dorë publikisht nga vlerat civilizuese”.

Trajkoviq iu ka bërë thirrje të gjithëve që të përballen me këtë regjim “secili në mënyrën tuaj, çdo ditë dhe pa asnjë grimë frikë”.

Ajo tha se është për drejtësinë, lirinë dhe të vërtetën dhe se “për këtë ia vlen të luftosh”. /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Maqedonci në Budapest, e thekson angazhimin e Kosovës për paqe e stabilitet

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci ka marrë...

Vritet ylli irakian i TikTok në Bagdad, më parë ishte e dënuar me burgim për videot e saj me “gjuhë të turpshme”

Ylli i mediave sociale irakiane, Ghufran Sawadi, e njohur...

Korçë: Dyvjeçarit i bie motori sipër, lëndohet rëndë

Një 2-vjeçarit në lagjen 4 të Korçës, i ka...

Ahmeti: S’është Mickoski që vendosë se a shkon në opozitë BDI-ja

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti,...

Maqedonci në Budapest, e thekson angazhimin e Kosovës për paqe e stabilitet

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci ka marrë pjesë në konferencën e Dialogut të Sigurisë në Budapest të Hungarisë. Aty ai ka shprehur angazhimin...

Vritet ylli irakian i TikTok në Bagdad, më parë ishte e dënuar me burgim për videot e saj me “gjuhë të turpshme”

Ylli i mediave sociale irakiane, Ghufran Sawadi, e njohur ndryshe si Umm Fahad, u qëllua për vdekje jashtë shtëpisë së saj në Bagdad, kryeqyteti...

Korçë: Dyvjeçarit i bie motori sipër, lëndohet rëndë

Një 2-vjeçarit në lagjen 4 të Korçës, i ka rënë motori mbi trup. Ai ishte duke luajtur në oborrin e shtëpisë, kur ka hipur në...