Të fundit:

​Ka përfunduar debati parlamentar në Kuvendin e Kosovës për dialogun me Serbinë

Pas rreth 12 orësh, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjfuca,...

Shala për marrëveshjen e Ohrit: Ka kërkesa vetëm teorike ndaj Serbisë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, ka...

Ahmeti në Kuvendin e Shqipërisë, njofton për të arriturat e Kosovës

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti,...
ISP BroadcastISP Broadcast

Tetovë, rritet numri i nxënësve që përdorin dhe shesin lëndë narkotike

ISP Broadcast

Në një aksion policor në Shkollat e mesme në Tetovë, tre nxënës dy prej të cilëve të mitur janë kapur me lëndë narkotike. Sipas policisë, një nxënës është ndaluar në Shkollën e mesme bujqësore, njëri në Gjimnazin e Tetovës dhe i treti që ka mbushur 18 vjet është kapur në Shkollën e mesme të Mjekësisë.

“Ne çdo vit jem i të angazhuar për parandalimin e kësaj dukurie dhe apeloj prindërit që të krijojnë një urë mes pedagogëve dhe prindërve që të jenë në dijeni se ku dhe më kënd frekuentojnë fëmijët e tyre. Nëpër shkolla këto janë tre rastet e fundit, por kemi të bëjmë me dhjetëra raste të tjera që brenda vitit janë kapur si përdorues apo shpërndarës që keqpërdoren nga ana e shpërndarësve më të mëdhenj në brendi të objekteve arsimore”, tha Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB Tetovë.

Nga Shkolla e Mesme e mjekësisë “Nikolla Shtejn” thonë se nxënësin e kapur me lëndë narkotike e kanë përjashtuar ndërsa shtojnë se kanë kërkuar ndihmë dhe kontrolle të rregullta edhe nga inspektorët e SPB-së së Tetovës, me qëllim detektimin dhe eliminimin e këtyre rasteve.

“Është hetuar një nxënës i shkollës sonë që është në vit të katërt, ne ndaj tij kemi marrë masa të rrepta pedagogjike sepse toleranca është zero ndaj këtyre rasteve, sepse shkolla jonë numëron mbi 2000 nxënës andaj dhe kemi marrë masa të rrepta me përjashtim të nxënësit. Kërkojmë sërish nga organet e brendshme që të marrin masa dhe të jemi të gjithë të sigurt sepse kjo nuk ndodh vetëm në shkollën tonë por në gjitha shkollat”, u shpreh Zira Murati, pedagoge. Sh.M.”Nikolla Shtejn”.

spot_img

Të fundit

​Ka përfunduar debati parlamentar në Kuvendin e Kosovës për dialogun me Serbinë

Pas rreth 12 orësh, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjfuca,...

Gashi: Kurti po mashtron qytetarët, krijoi autonomi territoriale për serbët në Kosovë

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës,...

Shala për marrëveshjen e Ohrit: Ka kërkesa vetëm teorike ndaj Serbisë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, ka...

Ahmeti në Kuvendin e Shqipërisë, njofton për të arriturat e Kosovës

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti,...

​Ka përfunduar debati parlamentar në Kuvendin e Kosovës për dialogun me Serbinë

Pas rreth 12 orësh, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjfuca, mbylli punimet e seancës sotme plenare, ku deputetët debatuan me kryeministrin Albin Kurti, për marrëveshjen...

Gashi: Kurti po mashtron qytetarët, krijoi autonomi territoriale për serbët në Kosovë

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se kryeministri, Albin Kurti po e mashtron Kuvendin dhe qytetarët për...

Shala për marrëveshjen e Ohrit: Ka kërkesa vetëm teorike ndaj Serbisë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti se është dakorduar për një marrëveshje emergjence me Serbinë, që mbyll...