Escobar: Janë gënjeshtra të gjitha që janë thënë për mua dhe gruan time nga një i ashtuquajtur gazetar

Emisari amerikan, Gabriel Escobar, në konferencën e fundit për...

Vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje, ku...

Një muaj paraburgim për gruan nga Shtimja që dyshohet se goditi me thikë e gurë babanë e saj

Gjykata Themelore në Ferizaj i ka caktuar masën e...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

“Termokosi” synon zgjerimin në krejt Prishtinën, nga viti i ardhshëm ndryshon forma e faturimit

Extra AL PVC

Ngrohtorja e qytetit “Termokos” ka në plan që t’i përfshijë në sistem të gjitha lagjet e kryeqytetit. Punimet nga ana e ngrohtores në disa lagje veçse kanë përfunduar, ndërkohë nga viti i ardhshëm, do të ndërrojë forma e faturimit.

Kryeshefi i “Termokosit”, Fisnik Osmani, ka folur për punimet që janë duke i bërë në disa lagje të kryeqytetit.

Osmani ka thënë se punimet kanë përfunduar para afatit të paraparë, teksa për këtë falënderon punëtorët e kësaj ndërmarrjeje.

Kryeshefi i “Termokosit” tregon se kanë të shtrirë rrjetin e ngrohjes në lagjet e urbanizuara të qytetit të Prishtinës, përkatësisht në “Qendër”, “Ulpianë”, “Dardania”, Bregu i Diellit”, një pjesë të lagjes “Kalabria” si dhe tash së fundi edhe një pjesë të lagjes “Mati 1”. Prej disa javësh është duke u punuar intensivisht në Lagjen “Arbëria”, ku për momentin janë në fazën e instalimit të nënstacioneve termike.

“‘Termokosi’ është duke i zhvilluar disa projekte paralelisht. Njëri prej tyre është projekti i zgjerimit të rrjetit i cili po instalohet në disa lagje. E kemi lagjen ‘Muharrem Fejza’, e cila pothuajse është kompletuar, ne kemi mbërri që më shumë se 500 mijë t’i instalojmë në këtë sistem, dhe praktikisht ajo pjesë është e kompletuar dhe po funksionon dhe po merr shërbime të ngrohjes prej neve. Në lagjen e dytë të madhe, jemi në ‘Arbëria’, e cila pothuajse është në fazën finale të saj. Zgjerimin e rrjetit e kemi përfunduar, kemi filluar qe një javë me instalimin e nënstacioneve termike”, tha ai.

“Ne jemi duke punuar ngushtë me kryetarin e Komunës, Përparim Rama. Jemi afër të implementimit të projektit “Solar4Kosovo”, e cila bazë e ka ngrohjen termike prej paneleve solare termike. Tash këto panele do të furnizojnë një pjesë të madhe të Prishtinës. Planifikojmë 50 MW termik t’i marrim prej tyre, dhe ideja që në bazë të planit që të shtrihemi në dy pjesët e ‘Arbërisë’ dhe të shtrihemi edhe në zonat tjera të kësaj lagje dhe ta mbulojmë ‘Tophanen’. Pra po dëshirojmë që këtë pjesë ta mbulojmë”, u shpreh ai.

E sa i përket borxhit të konsumatorëve, totali shkon mbi 18 milionë euro, por që një pjesë e madhe tyre janë bërë në periudhën 1999-2014.

“Në total 18 milionë euro është borxhi të cilat na i kanë konsumatorët. Pjesa më e madhe e tyre është nga periudha 1999-2014, ku pas këtij viti kur ‘Termokosi’ ka kaluar në projektin e kogjenerimit, që nënkupton se qytetarët nuk kanë paguar për atë pjesë për shkak se shërbimi ka qenë më i dobët. Ka qenë ngrohja me mazut, e shtrenjtë dhe jo e mjaftueshme e cilësore. Ndërsa pas vitit 2014 e tutje ka borxhe por masa më e madhe është në pjesë në të cilën folëm”, u shpreh ai.

Osmani theksoi se nga viti i ardhshëm do të ndryshojë edhe forma e faturimit, pasi aktualisht konsumatorët paguajnë për metër katror. Sipas tij, qytetarët do të paguajnë aq sa shpenzojnë, me ç’rast do t’u vendosen matësit energjik.

“Aktualisht jemi duke faturuar me metër katror. Një premtim që ne e kemi dhënë është projekti i matësve të energjisë, që ka të bëjë me instalimin e pajisjeve të cilët e masin konsumin e energjisë radiatorë, dhe mandej ndërron forma e faturimit. Ajo që unë po tentoj me komuniku në çdo moment është që qytetarët nuk do të paguajnë më shtrenjtë e as më lirë, por do të paguajnë aq sa shpenzojnë. Nëse shpenzon më shumë, normal se fatura vjen më e madhe”, tha ai, por që shpesh hasin në vështirësi për ta finalizuar këtë projekt.

“Këtu e kemi problemin e hyrjes në banesa, për shkak se ky projekt kërkon intervenim fizik radiator për radiator. Që nënkupton se është ndërhyrje fizike në sistem. Tash për ta bërë këtë nuk është sikur e kemi bërë rrjetin, pasi aty nuk ke punë me banesa të qytetarëve”, tha Osmani.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Escobar: Janë gënjeshtra të gjitha që janë thënë për mua dhe gruan time nga një i ashtuquajtur gazetar

Emisari amerikan, Gabriel Escobar, në konferencën e fundit për...

Vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje, ku...

Një muaj paraburgim për gruan nga Shtimja që dyshohet se goditi me thikë e gurë babanë e saj

Gjykata Themelore në Ferizaj i ka caktuar masën e...

Cila është arsyeja që Kim Kardashian anashkaloi festat e Met Gala

Kim Kardashian ka anashkaluar festat e Met Gala për...

Escobar: Janë gënjeshtra të gjitha që janë thënë për mua dhe gruan time nga një i ashtuquajtur gazetar

Emisari amerikan, Gabriel Escobar, në konferencën e fundit për media para lëvizjes drejt angazhimit të ri diplomatik, ka folur edhe për fushatën ndaj tij...

Vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje, ku ka miratuar disa projektligje, rregullore dhe ka aprovuar disa kërkesa. Ndër vendimet e marra, është edhe...

Një muaj paraburgim për gruan nga Shtimja që dyshohet se goditi me thikë e gurë babanë e saj

Gjykata Themelore në Ferizaj i ka caktuar masën e paraburgimit të pandehurës L.J për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale...