Të fundit:

Kurti, emisarit Sarrazin: Serbia duhet të sanksionohet e ndëshkohet ndërkombëtarisht

Kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i Parë,...

Prezantohet momenti i sulmit ku u vra polici Afrim Bunjaku

Drejtori i policisë, Gazmend Hoxha ka prezantuar pamje të...

Prezantohen pesë video ku shihet grupi terrorist duke kryer stërvitje para sulmit të 24 shtatorit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha...
ISP BroadcastISP Broadcast

Tentuan të vrisnin të moshuarën dhe nipin e saj në Vlorë, arrestohet 42-vjeçari nga Kosova

ISP Broadcast

Një shtetas nga Kosova së bashku me një bashkëautor tjetër janë vënë në pranga pasi tentuan të vrisnin një shtetase të moshuar dhe nipin e saj të mitur në Vlorë, duke i dhunuar fizikisht dhe duke i lënë pa ndjenja në banesën e tyre, të cilës më pas i vunë qëllimisht zjarrin.

42-vjeçari u kap në PKK Morinë, në tentativë për t’u larguar nga vendi shqiptar.

Njoftimi i policisë së shtetit:

Vihet në pranga edhe një shtetas tjetër nga Kosova, pasi dyshohet se duke patur dijeni për këtë krim, nuk e kallëzoi atë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Llakatund, Vlorë, dyshohet se për motive të dobëta, 2 shtetas kishin dhunuar fizikisht një 70-vjeçare dhe nipin e saj 14-vjeçar, dhe më pas kishin tentuar t’i vrisnin ata, duke i vënë zjarrin banesës ku këta 2 shtetas gjendeshin pa ndjenja, kanë organizuar punën për lokalizimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të këtij rasti.

Falë veprimeve të shpejta operacionale të Policisë së Vlorës, si dhe koordinimit të informacionit dhe punës policore me shërbimet e PKK Morinë, u kap në Morinë, në tentativë për t’u larguar drejt Kosovës, njëri prej autorëve të dyshuar, shtetasi G. B., 42 vjeç, banues në Kosovë. Gjithashtu për këtë rast, u vu në pranga shtetasi D. K., 32 vjeç, banues në Kosovë (shoqërues i shtetasit G. B.), i cili dyshohet se duke patur dijeni për këtë krim, nuk e kallëzoi atë.

Në vijim të veprimeve procedurale, u shpall në kërkim autori i dyshuar kryesor i kësaj ngjarjeje, shtetasi H. B., 51 vjeç, banues në Kosovë. Vijon intensivisht puna për kapjen e tij.

Si rezultat i veprimeve hetimore paraprake, bazuar dhe në kallëzimet e shtetasve të dëmtuar, dyshohet se shtetasit H. B., në bashkëpunim me shtetasin G. B., kanë tentuar të vrasin shtetasen e moshuar dhe nipin e saj të mitur (ish- vjehrra dhe thjeshtri i shtetasit H. B.), duke i dhunuar ata dhe pasi i kanë lënë pa ndjenja, i kanë vënë qëllimisht zjarrin banesës ku ndodheshin këta 2 shtetas.

2 shtetasit e dëmtuar kanë mundur të dalin nga banesa që ishte duke u djegur dhe aktualisht ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. Si pasojë e zjarrit është djegur banesa e shtetases së moshuar dhe është dëmtuar pjesërisht një banesë tjetër e pabanuar, aty pranë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese ndaj një të mituri dhe kundër dy ose më shumë personave”, mbetur në tentativë dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, të kryera në bashkëpunim, në ngarkim të shtetasve H. B. dhe G. B., si dhe “Moskalllëzimi i krimit”, në ngarkim të shtetasit D. K.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Kurti, emisarit Sarrazin: Serbia duhet të sanksionohet e ndëshkohet ndërkombëtarisht

Kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i Parë,...

Prezantohet momenti i sulmit ku u vra polici Afrim Bunjaku

Drejtori i policisë, Gazmend Hoxha ka prezantuar pamje të...

Prezantohen pesë video ku shihet grupi terrorist duke kryer stërvitje para sulmit të 24 shtatorit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha...

Edon Zhegrova shënon super gol te Lille

Lille është duke fituar 1-0 ndaj  Le Havre në...

Kurti, emisarit Sarrazin: Serbia duhet të sanksionohet e ndëshkohet ndërkombëtarisht

Kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i Parë, Besnik Bislimi, priti në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin,...

Prezantohet momenti i sulmit ku u vra polici Afrim Bunjaku

Drejtori i policisë, Gazmend Hoxha ka prezantuar pamje të vendit ku terroristët serbë u përgatitën për sulmin në Banjskë. Ai gjithashtu ka prezantuar edhe momentin...

Prezantohen pesë video ku shihet grupi terrorist duke kryer stërvitje para sulmit të 24 shtatorit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha së bashku me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla kanë prezantuar prova të reja të grupit...