Bjeshkët e gërryera nga industria e nxjerrjes së gurëve

“Këtij vendi i kemi thënë Lugu i Unazës”, kujton...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Tentim vrasje gjatë festës së Shën Gjergjit në Gjakovë, theren me thikë dy persona

Extra AL PVC

Festa e Shën Gjergjit që u manifestua të hënën në tyrben ‘Pulë në fshatin Babaj i Bokës në Gjakovë u shënua me një incident të rëndë.

Një tentim vrasje u raportua në orët e pasdites, ku dy persona kanë mbetur të therur me thikë.

Siç merr vesh Sinjali, rasti ndodhi rreth orës 14:00, teksa një numër i konsiderueshëm i qytetarëve po merrnin pjesë në këtë manifestim tradicional, kur papritmas plasi sherri.

Një konflikt verbal në mes të disa palëve eskaloi në përdorimin e thikës dhe për pasojë një 26-vjeçar dhe një 20-vjeçar u sulmuan.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se si pasojë e kësaj përleshje edhe tre persona të tjerë pësuan lëndime trupore, ndërsa të dyshuarit arritën që të iknin nga vendi i ngjarjes.

Pasi rasti u denoncua, njësitë policore intervenuan në vendin e ngjarjes, ku edhe janë kryer ekzaminimet e nevojshme, teksa personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor në spital.

Njëri prej tyre është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, por sipas informacioneve të para, është jashtë rrezikut për jetë.

Lidhur me rastin, është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme.

spot_img

Të fundit

VIDEO/ Përfundon takimi i Thaqit me prindërit në Hagë, flet babai: “Po na merr malli, n’Kosovë e kanë venin e jo këtu”

Ka përfunduar vizita e prindërve të ish-presidentit Thaçi në...

Mirlind Daku shënon sërish në humbjen e Rubin Kazanit

Rubin Kazan është mposhtur 3:1 në udhëtim nga Spartak...

Presidenti iranian raportohet të jetë në helikopterin e përfshirë në incident

Qeveria iraniane ka thënë se helikopteri më të cilin...

Bjeshkët e gërryera nga industria e nxjerrjes së gurëve

“Këtij vendi i kemi thënë Lugu i Unazës”, kujton...

VIDEO/ Përfundon takimi i Thaqit me prindërit në Hagë, flet babai: “Po na merr malli, n’Kosovë e kanë venin e jo këtu”

Ka përfunduar vizita e prindërve të ish-presidentit Thaçi në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Babai dhe nëna e Thaçit ishin sot për vizitë tek...

Mirlind Daku shënon sërish në humbjen e Rubin Kazanit

Rubin Kazan është mposhtur 3:1 në udhëtim nga Spartak Moscoë në Premierligën e Rusisë. Vendasit shënuan dy herë në pjesën e parë dhe një herë...

Presidenti iranian raportohet të jetë në helikopterin e përfshirë në incident

Qeveria iraniane ka thënë se helikopteri më të cilin ka qenë duke udhëtuar presidenti iranian, Ebrahim Raisi, ka pësuar “ulje të ashpër”, për shkak...