Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, ky është reagimi i eurodeputetit holandez

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ka bërë një reagim lidhur...

Gjermani: Gjendje emergjence nga vërshimet në Saarland

Reshjet e vazhdueshme kryesisht në jugperëndim të Gjermanisë kanë...

“Po shkojë t’a marrë letërnjoftimin”, qytetari gjuan mbi 2kg marihuanë dhe ikë

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Tentim-përvetësimi i 81-tës

Extra AL PVC

Shkruan: Agron Hoti- Për çdo pushtues në glob ashtu sikurse edhe për Serbinë pushtuese arma më së paku e kushtueshme ka qenë dhe do të ngelet ulja e përkrahjes në popull për të gjithë ata që e rrezikojnë seriozisht pushtimin. Kjo ndodh, sepse çdo pushtues është plotësisht i vetëdijshëm se vetëm shpirti luftarak i të pushtuarit e shporr pushtuesin nga tokat e pushtuara dhe se sa më e butë rezistenca e të pushtuarit, aq më i gjatë bëhet pushtimi.

S’ka asgjë më të kushtueshme në glob sesa lufta. Meqë i pushtuari s’ka çfarë humb në luftë çlirimtare, sepse s’ka se si të jetë më i humbur sesa nën pushtim, atëherë i futet luftës kur i vjen thika në fyt, kurse pushtuesi për t’i ikur me çdo kusht luftës së kushtueshme, përdor çdo mjet për të penguar çfarëdo shpërthimi revolte apo kryengritjeje.

Serbia s’ka lënë gurë pa lëvizur, për t’ua ulur përkrahjen popullore të gjithë atyre shqiptarëve patriotë që s’i bindeshin dhe i kthenin pushkën. Kështu Serbia ka mega-investuar që ta paraqesë UÇK-në dhe Strukturën Drejtuese të saj sa më kriminale, sa më terroriste dhe sa më antikombëtare. Sa më e vogël përkrahja në popull e shpirtit patriotik, aq më rehat ndihet pushtuesi. Nuk është fare e rastësishme që luftës së UÇK-së i qenë përgjigjur më pak se 2% e popullsisë.

Bile Serbia ka provuar në vazhdimësi që edhe Strukturën e UÇK-së ta paraqiste si pjellë të shërbimit sekret të saj. Ndërkohë, Gjykata Speciale – e sponsorizuar nga Rusia dhe Serbia bashkë me mijëra shqiptarë në Kosovë – ishte kulmi i diskreditimit të UÇK-së dhe Strukturës së saj së brendshmi dhe së jashtmi.

Mjerisht ka pasur dhe ende ka një armatë të tërë mijëra shqiptarësh që patën hipur dhe vazhdojnë të ngelen të hipur mbi të njëjtën propagandë serbe kundër UÇK-së dhe Strukturës Drejtuese të saj, edhe atë nga viti 1998 deri me sot. Shumëkushi në Kosovë ka bërë dhe vazhdon të bëjë top karrierë të gjithëfarshme duke e përbaltur dhe poshtëruar UÇK-në dhe Strukturën Drejtuese të saj.

E asgjë s’i bënte më shumë argatin Serbisë, sesa propaganda anti-UÇK, kudoqoftë dhe nga kushdoqoftë ajo. Poshtërimi nga vetë shqiptarët i UÇK-së dhe Strukturës Drejtuese të saj është automatikisht dasëm për Serbi Mjerisht, CV-ja e shumëkujt në Kosovë s’ka asnjë aktivitet tjetër të hajrit përpos përbaltjes dhe poshtërimit të UÇK-së dhe Strukturës Drejtuese të saj, e tëra kjo për llogari të Serbisë. Jo rrallë, më e ashpër ndaj UÇK-së ka qenë dhe vazhdon të jetë kjo armatë shqiptare sesa vetë Serbia që s’zgjidhte mjet për ta përdorur kundër UÇK-së, Strukturës Drejtuese të saj dhe kundër çdo shpirti patriotik shqiptar. Deri në këtë shkallë ka depërtuar Serbia me argatët e saj në Kosovën e pasluftës.

Njëjtë kishte vepruar Serbia edhe me demonstratat e vitit 1968 e 1981, të cilat, për t’ua ulur mbështetjen gjithëpopullore shqiptare, i stërkeqte para publikut si pjellë e shërbimit sekret të saj. Ende ka sot shqiptarë – kuptohet të tillë në dukje – që demonstratat e vitit 1968 dhe 1981 i shohin si dorë e zgjatur të Serbisë, thua ti se Serbia na paskësh qenë e interesuar ndonjëherë për përmirësimin e pozitës së shqiptarëve e jo që s’linte mjet terrori pa e përdorur për ta dobësuar sa më shumë pozitën e shqiptarëve në Jugosllavi, Ballkan dhe Evropë.

E nëse përpjekjet e përgjakshme kombëtare shqiptare të vitit 1968 e 1981 e kishin avansuar pozitën e popullit shqiptar në Jugosllavi, atëherë kjo e shpërfaqi më së miri gënjeshtrën e madhe serbe se demonstratat shqiptare po i organizonte shërbimi sekret serb. Prandaj, si demonstratat shqiptare nën pushtimin serb ashtu edhe lufta e UÇK-së ishin përpjekje titanike për përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në Evropë duke kontribuar kështu më shumë se puthuaj çdokush tjetër në evropeizimin e Ballkanit dhe vetë Evropës.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, ky është reagimi i eurodeputetit holandez

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ka bërë një reagim lidhur...

Gjermani: Gjendje emergjence nga vërshimet në Saarland

Reshjet e vazhdueshme kryesisht në jugperëndim të Gjermanisë kanë...

“Po shkojë t’a marrë letërnjoftimin”, qytetari gjuan mbi 2kg marihuanë dhe ikë

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar...

Dy gra rrahen mes vete në Lipjan, policia jep detaje

Policia e Kosovës ka njoftuar se të premten në...

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, ky është reagimi i eurodeputetit holandez

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ka bërë një reagim lidhur me mos-përfshirjen e Kosovës në rendin e ditës në Komitetin e Ministrave të Këshillit të...

Gjermani: Gjendje emergjence nga vërshimet në Saarland

Reshjet e vazhdueshme kryesisht në jugperëndim të Gjermanisë kanë rritur nivelin e ujërave. Më i prekur është Saarland-i. Ndonëse nuk ka pasur viktima dhe...

“Po shkojë t’a marrë letërnjoftimin”, qytetari gjuan mbi 2kg marihuanë dhe ikë

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se një person në Prishtinë ka ikur nga zyrtarët policorë, pasi që në shtëpinë e...