Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Nëntëdhjetë e pesë sulme janë regjistruar në linjat e...

Shpërtheu telefoni “Samsung” brenda çantës! Qytetarit i digjen lekët

Një qytetari nga Shqipëria i janë djegur disa lekë....

Peshkatari që gjeti trupin e 9-vejçares: E pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur ditën...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Të enjten në Bruksel, takimi i kryenegociatorëve për dinarin serb

Extra AL PVC

Të enjten në Bruksel do të vazhdojnë takimet e kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, që kanë të bëjnë me çështjen e dinarit serb.

Takimin e nesërm (e enjte) e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Nesër do të mbahet një takim tjetër i kryenegociatorëve”, ka thënë Stano, pa precizuar nëse do të ketë takim mes Bislimit dhe Petkoviqit, apo do të jenë takime të ndara me emisarin e BE-së në dialog, Miroslav Lajçk.

Ndryshe, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka thënë të martën se ka pasur javë intensive takimesh në Bruksel për të diskutuar mbi mundësitë e zgjidhjes të çështjes së dinarit.

“U ktheva në Bruksel për vazhdimin e përpjekjeve të Kosovës dhe Serbisë për të gjetur një rrugë në lidhje me ‘çështjen e dinarit’.”

Ai ka thënë se diskutimet kanë qenë produktive dhe se beson se palët kanë arritur të kalojnë një pengesë të madhe.

Megjithatë, Lajçak thotë se ka ende dallime të mbetura dhe për këtë arsye është e domosdoshme vazhdimi i dialogut.

Disa dallime mbeten dhe për këtë arsye do të pres sërish dy kryenegociatorët në Bruksel dhe pres që bisedimet tona të bazohen në ide shumë konkrete, të cilat do të na mundësonin të ecim përpara në interes të popullit,” ka shkruar ai në Facebook.

Lajçak ka shprehur optimizem për takimin e ardhshëm, duke pritur që të dyja palët të sjellin ide konkrete si bazë për diskutime të mëtejshme.

Ai thekson rëndësinë e gjetjes së një zgjidhjeje që do të shërbente në interesin më të mirë të qytetarëve të prekur nga këto vendime./Telegrafi/

spot_img

Të fundit

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Nëntëdhjetë e pesë sulme janë regjistruar në linjat e...

Ermal Krasniqi shënon në humbjen e Rapid Bukureshtit ndaj Clujit

Ermal Krasniqi arriti të shënojë për ekipin e tij,...

Shpërtheu telefoni “Samsung” brenda çantës! Qytetarit i digjen lekët

Një qytetari nga Shqipëria i janë djegur disa lekë....

Peshkatari që gjeti trupin e 9-vejçares: E pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur ditën...

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Nëntëdhjetë e pesë sulme janë regjistruar në linjat e fronteve ukrainase gjatë 24 orëve të fundit, me ushtrinë e Ukrainës që zmbrapsi shumicën e...

Ermal Krasniqi shënon në humbjen e Rapid Bukureshtit ndaj Clujit

Ermal Krasniqi arriti të shënojë për ekipin e tij, Rapid Bukureshtin, me një gol të hershëm në minutën e 16-të, por nuk mjaftoi për...

Shpërtheu telefoni “Samsung” brenda çantës! Qytetarit i digjen lekët

Një qytetari nga Shqipëria i janë djegur disa lekë. Kjo pasi në çantën ku i kishte mjetet, mbante edhe një telefon të tipit “Samsung”,...