spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Takohen Osmani, Sveçla, Haxhiu, Hoxha: Kërkohet nevoja urgjente që të fuqizohen institucionet e sigurisë e drejtësisë

Extra AL PVC

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbajtur sot takim me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe drejtorin e përgjithshëm të Policisë, Gazmend Hoxha.

Presidenca përmes një komunikate për media, ka thënë se në takim është folur për nevojën urgjente që të fuqizohen të gjitha hallkat brenda institucioneve të sigurisë e drejtësisë që “kanë detyrim ta mbrojnë jetën e qytetarëve”.

“Në takim, Presidentja Osmani shprehu shqetësimin e thellë në lidhje me trendin alarmues të vrasjes së grave dhe nevojën urgjente që të fuqizohen të gjitha hallkat brenda institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë, të cilat kanë detyrim kushtetues që ta mbrojnë jetën e qytetarëve tanë.” – thuhet në komunikatë.

Në komunikatë, është paralajmëruar se edhe ditëve në vijim do të ketë takime të tjera.

“Presidentja Osmani, ditëve në vijim do të zhvillojë takime me institucione të tjera relevante, me kërkesën për rritjen e masave parandaluese, reaguese dhe ndëshkuese në raport me kryesit e këtyre veprave.” – thuhet tutje.

Ndryshe, para katër ditëve një grua në Ferizaj u vra nga ish-bashkëshorti i saj.

Sot ndërkaq, një grua tjetër në Pejë u vra nga bashkëshorti.

Postimi i plotë:

spot_img

Të fundit

Të punësuarit në Fondin për Sigurim Shëndetësor nesër në protesta, kërkojnë rritjen e pagave

Punonjësit e Fondit të Shëndetësisë do të dalin nesër...

“As s’na troket kush në derë, as s’do ta hapim”, Serbët në veri hezitojnë të regjistrohen

Regjistruesit nuk kanë trokitur ende në derën e familjes...

“Për pak pësova sulm në zemër”, Princi William dhe Kate trembën ndjekësit me një foto

Princi William dhe Kate Middleton festojnë sot 13-vjetorin e...

“Kush e nxorri këtë dredhim?”: Cramon polemizon me gazetarin e FAZ-it pas ‘tezës’ më të re për Asociacioni që Kurti e lëshoi në Berlin

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka polemizuar me gazetarin gjerman të “Frankurter Algemeine Zeitung”, Michael Marten, në çështjen e themelimit...

Të punësuarit në Fondin për Sigurim Shëndetësor nesër në protesta, kërkojnë rritjen e pagave

Punonjësit e Fondit të Shëndetësisë do të dalin nesër në protestë. Ata kërkojnë harmonizimin e pagave me rritjen e pagës minimale. Nga Sindikata njoftuan se do...

“As s’na troket kush në derë, as s’do ta hapim”, Serbët në veri hezitojnë të regjistrohen

Regjistruesit nuk kanë trokitur ende në derën e familjes 6-anëtarëshe Milletiq në Leposaviq, edhe pse kanë kaluar më shumë se tri javë që nga...