Lumir Abdixhiku premton rritje enorme rrogash: Mësuesve 224 euro, mjekëve 296, policëve 200 euro

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, u zotua në Pressing...

Nënsekretarja amerikane e Shtetit: Jemi thellësisht të përkushtuar për sigurinë e veriut të Kosovës

Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Diplomaci dhe Çështje Publike,...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Takimi ministror në Bruksel, Gërvalla: Kosova, lidere në Ballkan në luftimin e korrupsionit

Extra AL PVC

Në tre vitet e fundit, Qeveria e Republikës së Kosovës ka bërë hapa të rëndësishëm dhe të qëndrueshëm në përmirësimin e sundimit të ligjit. Ne jemi në krye të luftës kundër kriminalitetit të organizuar dhe korrupsionit. Kemi nisur reforma ligjore të rëndësishme në fushën e sundimit të ligjit dhe kemi përparuar në përmirësimin e kapaciteteve të agjencive tona të sundimit të ligjit për të përballuar sfidat në terren”, deklaroi, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Këtë deklaratë, Gërvalla e bëri në takimin ministror të BE-së në Bruksel.

Ministrja Gërvalla, duke folur për marrëdhëniet e Republikës së Kosovë me Bashkimin Evropian, tha se BE-ja dhe shtetet anëtare duhet të mbështesin plotësisht anëtarësimin tonë në Këshillin e Evropës, i cili do të na ofrojë instrumente të nevojshme për të përparuar më tej në sundimin e ligjit, demokracinë dhe të drejtat e njeriut, për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Pas aplikimit zyrtar të Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian, Gërvalla, kërkoi mbështetjen e Këshillit të BE-së dhe shteteve anëtare për kalimin e aplikacionit tonë për anëtarësim në BE tek Komisioni, në mënyrë që siç tha ajo “ne të fillojmë këtë proces të gjatë anëtarësimi që duhet, në fund të fundit, të plotësojë pritjet e popullit tonë, por edhe një premtim që ne – BE dhe Ballkanit Perëndimor – bashkë u bëmë, para më shumë se 20 vjetësh, në Selanik, dhe vazhduam të qëndrojmë besnikë ndaj asaj premtimi që premtuam prej atëherë”.

Ministrja Gërvalla në fund të fjalës së saj tha se Kosova nuk është vetëm shteti më i ri në Evropë, por është gjithashtu vendi me qytetarët më të rinj dhe me më shumë se 93% mbështetje për anëtarësimin në BE, vendi më pro-evropian në Evropë.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Çfarë është GJNP-ja dhe pse po kërkon urdhër-arreste për udhëheqësit izraelitë dhe ata të Hamasit

Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) së shpejti mund të lëshojë...

5 gjërat që janë të ndaluara pas orës 5 të pasdites nëse doni të humbni peshë

Gjumi është po aq i rëndësishëm një komponent i...

Konsumimi i tepërt i ujit mund të jetë i dëmshëm për trupin

Shpesh do të dëgjoni se është e nevojshme të...

Domatet kanë një efekt anësor shumë të rrezikshëm: Disa njerëz nuk duhet t’i hanë ato

Domatet e freskëta mund të shihen gjithnjë e më...

Çfarë është GJNP-ja dhe pse po kërkon urdhër-arreste për udhëheqësit izraelitë dhe ata të Hamasit

Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) së shpejti mund të lëshojë urdhër-arreste për udhëheqësit izraelitë dhe ata të Hamasit, përfshirë kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu, më shumë...

5 gjërat që janë të ndaluara pas orës 5 të pasdites nëse doni të humbni peshë

Gjumi është po aq i rëndësishëm një komponent i humbjes së peshës sa dieta, dhe sa më herët të shkojmë për të fjetur, aq...

Konsumimi i tepërt i ujit mund të jetë i dëmshëm për trupin

Shpesh do të dëgjoni se është e nevojshme të konsumoni sasi të mëdha uji çdo ditë, por në fakt, hidratimi i tepërt mund të...