LDK: Rënia në indeksin e lirisë së shtypit një alarm që duhet të na mobilizojë të gjithëve

Pas rënies për 19 vende të Kosovës në Indeksin...

AGK fajëson Qeverinë se bëri fushatë denigruese kundër medieve në Kosovë

Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), Xhemajl...

Franca vlerëson se 150.000 ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë

Franca vlerëson se 150.000 ushtarë rusë janë vrarë gjatë...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Tahiri: Falë kundërshtimit të Asociacionit i morri 50% të votave, e pranon pa u skuqur fare

Extra AL PVC

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka dështuar historikisht Kosovën në dialogun e Brukselit, duke mos arritur marrëveshje për njohje reciproke mes dy shteteve.

Tahiri e konsideron kryeministrin Kurti si shkelës të Kushtetutës, pasi në Bruksel ka biseduar për çështjet e brendshme, siç është rasti me dinarin serb.

Ish-kryenegociatorja ka shtuar se Kurti jo vetëm që nuk ka arritur njohjen reciproke, por ka pranuar edhe formimin e Asociacionit, për të cilin tha se duke e kundërshtuar ka ardhur në pushtet dhe tani e ka pranuar “pa u skuqur fare”.

“Kurti dhe Qeveria e kanë dështuar historikisht Kosovën në këtë dialog të Brukselit, sepse Kurti dështoi që të arrij një marrëveshje për njohje reciproke mes dy shteteve. Përkundër faktit që kur nisi ky dialog ai kishte përkrahjen amerikane që dialogu duhet të rezultojë në njehjen reciproke që ishte shprehur në letrën e presidentit Biden. Dhe çfarë ndodhi, pra jo vetëm që dështoi që të arrihet njohja reciproke, ai e pranoi edhe Asociacionin që ishte kundër dhe që e solli në pushtet. Fal kundërshtimit të Asociacionit ai i morri 50 për qind të votave. Pastaj e pranoi pa u skuqur fare gjoja nuk ndodhi asgjë. Pra kjo Qeveri në fakt me këtë popullizëm që ka, një here ka menduar që edhe në dialog ndërkombëtar mund të mashtrojë palët, edhe BE-në edhe amerikanet, por në këto procese janë serioze ndërkombëtare, tashmë ky pranoi Asociacionin ju dha plus një autonomi më shumë pakicës serbe përmes atij nocionit të ‘vetëmenaxhimit’”, ka thënë ajo.

Tahiri ka theksuar se Kosova ka dështuar në procesin e dialogut si shkak i mungesës se zotësisë së Kurtit edhe të qeverisë së tij, si dhe mos përvojës në këto procese.

spot_img

Të fundit

LDK: Rënia në indeksin e lirisë së shtypit një alarm që duhet të na mobilizojë të gjithëve

Pas rënies për 19 vende të Kosovës në Indeksin...

AGK fajëson Qeverinë se bëri fushatë denigruese kundër medieve në Kosovë

Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), Xhemajl...

Franca vlerëson se 150.000 ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë

Franca vlerëson se 150.000 ushtarë rusë janë vrarë gjatë...

ShBA-ja thotë se trupat ruse kanë hyrë në një bazë që ka ushtarë amerikanë në Niger

Personeli ushtarak rus ka hyrë në një bazë ajrore...

LDK: Rënia në indeksin e lirisë së shtypit një alarm që duhet të na mobilizojë të gjithëve

Pas rënies për 19 vende të Kosovës në Indeksin vjetor për lirinë e shtypit të organizatës Reporterët pa Kufij, Lidhja Demokratike e Kosovës thotë...

AGK fajëson Qeverinë se bëri fushatë denigruese kundër medieve në Kosovë

Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), Xhemajl Rexha, ka deklaruar se Qeveria e Kosovës ka ndikuar që raporti i “Reporterëve pa Kufij”,...

Franca vlerëson se 150.000 ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë

Franca vlerëson se 150.000 ushtarë rusë janë vrarë gjatë pushtimit të Ukrainës, të nisur nga Moska, tha ministri i Jashtëm, Stephane Sejourne. Në një intervistë...