AGK fajëson Qeverinë se bëri fushatë denigruese kundër medieve në Kosovë

Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), Xhemajl...

Franca vlerëson se 150.000 ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë

Franca vlerëson se 150.000 ushtarë rusë janë vrarë gjatë...

ShBA-ja thotë se trupat ruse kanë hyrë në një bazë që ka ushtarë amerikanë në Niger

Personeli ushtarak rus ka hyrë në një bazë ajrore...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Stoltenberg qetëson gjakrat: Nuk do të dërgojmë trupa në Ukrainë

Extra AL PVC

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se aleanca nuk ka në plan të dërgojë trupa në Ukrainë, duke prerë kështu pretendimet e disa vendeve perëndimor që po shqyrtojnë mundësinë e dërgimit të forcave ushtarake në terren.

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico tha më herët se disa vende deklaruan se duhet të arrijnë marrëveshje dypalëshe me Ukrainën për të dërguar trupa, për ta ndihmuar vendin të përballet me agresion rus. Fico nuk dha detaje të mëtejshme, por tha se qeveria e tij nuk planifikonte të dërgonte ushtarë. Edhe Republika Çeke e përjashtoi këtë mundësi.

NATO-ja si aleancë nuk e furnizon Ukrainën me mjete luftarake, por e mbështet me pajisje mjekësore, uniforma dhe pajisje për periudhën e dimrit. Por disa vende anëtare të NATO-s kanë dërguar armë dhe municione përmes marrëveshjeve bilaterale, apo shumëpalëshe. Çdo vendim që NATO-ja të dërgojë trupa duhet të mbështetet në mënyrë të njëzëshme nga të gjitha vendet anëtare.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron tha të hënën se dërgimi i trupave perëndimore në Ukrainë nuk duhet përjashtuar në të ardhmen, ndërsa po shënohet viti i tretë i sulmit në shkallë të gjerë nga Rusia.

“Duhet të bëjmë gjithçka që është e nevojshme që Rusia të mos e fitojë këtë luftë”, tha udhëheqësi i Francës, gjatë një takimi në Paris. Ndërsa nënvizoi se “tani për tani nuk ka konsensus” për dërgimin e trupave, ai tha se “asnjë mundësi nuk duhet përjashtuar”./a2cnn/

spot_img

Të fundit

AGK fajëson Qeverinë se bëri fushatë denigruese kundër medieve në Kosovë

Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), Xhemajl...

Franca vlerëson se 150.000 ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë

Franca vlerëson se 150.000 ushtarë rusë janë vrarë gjatë...

ShBA-ja thotë se trupat ruse kanë hyrë në një bazë që ka ushtarë amerikanë në Niger

Personeli ushtarak rus ka hyrë në një bazë ajrore...

Ambasada amerikane në ditën e lirisë së medias: Një demokraci e fortë inkurajon një shtyp të lirë

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ambasada amerikane...

AGK fajëson Qeverinë se bëri fushatë denigruese kundër medieve në Kosovë

Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), Xhemajl Rexha, ka deklaruar se Qeveria e Kosovës ka ndikuar që raporti i “Reporterëve pa Kufij”,...

Franca vlerëson se 150.000 ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë

Franca vlerëson se 150.000 ushtarë rusë janë vrarë gjatë pushtimit të Ukrainës, të nisur nga Moska, tha ministri i Jashtëm, Stephane Sejourne. Në një intervistë...

ShBA-ja thotë se trupat ruse kanë hyrë në një bazë që ka ushtarë amerikanë në Niger

Personeli ushtarak rus ka hyrë në një bazë ajrore në Niger që është duke strehuar trupa amerikane, i ka thënë agjencisë “Reuters” një zyrtar...