Romeo qëndron vetëm, Meritoni i thotë të kalojë kohë me Heidin

Mbrëmë Romeo dhe Heidi kanë shkuar në nominim. Për këtë...

U diagnostikua me kancer, princ William flet për gjendjen e princeshës së Uellsit

Princesha e Uellsit javë më parë ka njoftuar se...

Gjejnë cigare pa banderola në autobusin nga Kosova, arrestohen dy persona në kufirin Serbi-Kroaci

Mediat serbe kanë raportuar se dy persona, shoferi dhe...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Sot takimi në Bruksel, BE-ja pret marrëveshje për dinarin

Extra AL PVC

Për herë të katërt me radhë, të enjten në Bruksel do të takohen kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, në lidhje me Rregulloren e BQK-së ku ndalohet përdorimi i dinarit në Kosovë. Në Bashkimin Evropian konfirmojnë takimin, derisa presin nga palët siç thonë të sillen në mënyrë evropiane dhe të arrijnë një marrëveshje.

Ndërkaq, sipas partisë në pushtet, rregullorja është e panegociueshme dhe se s’do të ketë asnjë alternativë që e parandalon apo shtynë zbatimin e vendimit. Mirëpo ,sipas tyre, pajtimi në takimin e fundit me propozimin e Bashkimit Evropian për një zgjidhje të përkohshme ka të bëjë vetëm me lehtësimin që qytetarët serbë në Kosovë mos të dëmtohen nga ky vendim.

Në anën tjetër, ekzekutivi vazhdon të kritikohet se çështje të brendshme të Kosovës i ka bërë temë në dialogun e Brukselit.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, në një përgjigje për KosovaPress thotë se rezulutati i takimit do të varet nga aftësia e të dy palëve për t’u sjellë në mënyrë evropiane dhe për të arritur një marrëveshje.

“Mund të konfirmoj se nesër duhet të ketë në Bruksel një takim tjetër të kryenegociatorëve për të gjetur një zgjidhje lidhur me dinarin. Rezultati – si gjithmonë – varet nga aftësia e të dyja palëve për t’u sjellë në një mënyrë evropiane dhe për të arritur një marrëveshje”, thotë ai.

Ndërkaq, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryetare e Komisionit për punë të jashtme, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, thotë për KosovaPress se Serbia është palë dekonstruktive dhe se po kundërshton secilën zgjidhje për dinarin.

Mirëpo, ish kryenegociatorja në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, thotë për KosovaPress se kryeministri Kurti e ka shkel sovranitetin e Kosovës në momentin që ka pranuar që për një çështje të brendshme të dialogojë në Bruksel.

Sipas saj, duhet të gjendet një zgjidhje për këtë çështje në koordinim të ngushtë me aleatët ndërkombëtar, veçmas Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

KosovaPress ka kontaktuar me zyrtarë qeveritar për zgjidhjet e mundshme për çështjen e dinarit, mirëpo të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Ndërmjetësi i dialogut, emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak në takimin e fundit të kryenegociatorëve ka propozuar një zgjidhje të përkohshme për çështjen e dinarit, i cili u pranua nga pala kosovare, mirëpo u refuzua nga Serbia. Rregullorja e BQK-së hyri në fuqi më 1 shkurt të këtij viti dhe njeh vetëm euron si valutë zyrtare.

spot_img

Të fundit

Romeo qëndron vetëm, Meritoni i thotë të kalojë kohë me Heidin

Mbrëmë Romeo dhe Heidi kanë shkuar në nominim. Për këtë...

U diagnostikua me kancer, princ William flet për gjendjen e princeshës së Uellsit

Princesha e Uellsit javë më parë ka njoftuar se...

Gjejnë cigare pa banderola në autobusin nga Kosova, arrestohen dy persona në kufirin Serbi-Kroaci

Mediat serbe kanë raportuar se dy persona, shoferi dhe...

Presidentja Osmani kujton 32 martirët e Nabërgjanit të Pejës

Presidentja Vjosa Osmani me rastin e 25 vjetorit të...

Romeo qëndron vetëm, Meritoni i thotë të kalojë kohë me Heidin

Mbrëmë Romeo dhe Heidi kanë shkuar në nominim. Për këtë gjendjen nuk janë në dijeni banorët e tjerë. Kjo e ka mërzitur shumë çiftin, sidomos Romeon. Teksa...

U diagnostikua me kancer, princ William flet për gjendjen e princeshës së Uellsit

Princesha e Uellsit javë më parë ka njoftuar se është diagnostikuar me kancer. I pyetur nga gazetarët për gjendjen e saj shëndetësore, bashkëshorti i Kate,...

Gjejnë cigare pa banderola në autobusin nga Kosova, arrestohen dy persona në kufirin Serbi-Kroaci

Mediat serbe kanë raportuar se dy persona, shoferi dhe konduktori i një autobusi nga Kosova, janë arrestuar në kufirin Serbi-Kroaci. Sipas raportimeve zyrtarët kufitarë i...