Rikthehen në qarkullim disa nga trenat e shpejtë në Francë

Shtatë nga dhjetë trenat e shpejtë të Francës do...

Dita e tretë e debatit për ribalancin e Buxhetit

Në Komisionin kuvendor për Financim dhe Buxhet sot në...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Sot përkujtohet 178-vjetori i lindjes së Naim Frashërit

Extra AL PVC

Sot shënohet 178-vjetori i lindjes së shkrimtarit dhe veprimtarit shqiptar, Naim Frashëri, raporton TV Arbëria.

Naim Frashëri lindi në Frashër të Dangëllisë së Përmetit më 25 maj 1846. Mësimet e para i mori në vendlindje, ku nisi të mësonte persishten pranë teqesë bektashiane. Më 1865 familja e tij u shpërngul në Janinë, ku ndoqi gjimnazin “Zosimea”. Mbas kthimit në vendlindje, ai bëri provat e para të vjershërimit shqip nën ndikimin e bejtexhinjve, por edhe persisht, në përmbledhjen “Tehajylat” (Ëndërrime) që e botoi në vitit 1885.

Naim Frashëri mori pjesë në ngjarjet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në mbledhjen e degëve të Jugut të Lidhjes Shqiptare në Frashër (1878). Ai iu kushtua punës për zgjimin kombëtar përmes lëvrimit të gjuhës shqipe e të letërsisë kombëtare dhe për ngritjen e shkollës shqipe e pajisjen e saj me tekste mësimore në gjuhën amtare. Më 1882 u vendos përfundimisht në Stamboll. Me përkushtimin dhe veprimtarinë e tij të dendur atdhetare e kulturore Naim Frashëri u bë figura qendrore e Rilindjes Kombëtare dhe u pagëzua për së gjalli si “Apostull i Shqiptarizmës”.

Për më pak se 20 vjet botoi një krijimtari të gjerë në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të tjera, poema, përmbledhje lirikash, prozë artistike, si dhe vjersha e tekste për shkollat dhe përkthime. Veprat e tij më të shquara janë “Bagëti e Bujqësija” (1886), përmbledhja me lirika atdhetare e filozofike “Luletë e verësë” (1890), poema epike “Istori e Skënderbeut” (1898), lirikat në persisht “Ëndërrime” si dhe poemat në gjuhën greke “O alithis pothos ton Skyperaton” (Dëshira e vërtetë e shqiptarëve, 1886), etj..

Vepra e Naim Frashërit është botuar dhe vazhdon të botohet gjerësisht dhe është bërë objekt studimesh shkencore. Naim Frashëri vdiq në Stamboll më 20 tetor 1900. Eshtrat e tij u sollën në atdhe më 1937 dhe prehen në Memorialin e Rilindësve në Tiranë.

spot_img

Të fundit

Rikthehen në qarkullim disa nga trenat e shpejtë në Francë

Shtatë nga dhjetë trenat e shpejtë të Francës do...

Audi ndryshoi përsëri emërtimin e modelit: “Rombi i kuq” u shfaq aty ku nuk ishte

Nëse i hidhni një sy pjesës së pasme të...

OpenAI po teston një motor të ri kërkimi të quajtur SearchGPT

Ndryshe nga motorët e zakonshëm të kërkimit që sugjerojnë...

Rikthehen në qarkullim disa nga trenat e shpejtë në Francë

Shtatë nga dhjetë trenat e shpejtë të Francës do të qarkullojnë të shtunën në tri linja kryesore, një pasi sabotuesit paralizuan pjesën më të...

“Kurti 25% të kohës e kalon në të pame”, reagon zëdhënësi i Qeverisë: Merr pjesë në homazhe, sepse në Kosovë ka pasur shumë masakra

Anëtar i shoqërisë civile, Agron Demi, dje publikoi në profilin e tij një statistikë për punën e përditshme publike të kryeministrit Albin Kurti ku...

Audi ndryshoi përsëri emërtimin e modelit: “Rombi i kuq” u shfaq aty ku nuk ishte

Nëse i hidhni një sy pjesës së pasme të Audit të ri, do të vini re një ndryshim. Ndryshimet në veturat e Audi-s duket se...