Tentoi t’i jap ryshfet zyrtarëve policor në Vërmicë, arrestohet një serb

Është arrestuar një serb në pikën kufitare në Vërmicë,...

Pamje nga dasma e Urimit dhe Alises, këta janë ish banorët e BBVK që e “kallen” atmosferën

Çifti i Big Brother VIP Kosova, Urim Çela dhe...

Dhunë në familje në Shtime: Dy burra dhe një grua rrihen mes vete, përfundojnë në spital

Dy burra dhe një grua janë rrahur mes vete...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Sot në Kosovë festë zyrtare për ditën e Evropës

Extra AL PVC

Sot është Dita e Evropës, e cila tradicionalisht festohet më 9 maj të çdo viti. Në fillim ajo u caktua nga Këshilli Evropian si Dita e Evropës, por më vonë Bashkimi Evropian e përcaktoi 9 majin në përkujtim të deklaratës Schumanit të vitit 1950.

Dita e Evropës është data kur u hodh hapi i parë drejt krijimit të asaj që sot njihet si BE, Bashkimi Evropian. Ministri i Jashtëm i Francës, Robert Shuman, lexoi për shtypin ndërkombëtar një deklaratë ku i bënte thirrje Francës, Gjermanisë dhe vendeve të tjera evropiane për të bashkuar prodhimet e tyre të qymyrit dhe çelikut që do të ishte “themeli i parë konkret për një Federatë të ardhshme Evropiane”.

Vendet të cilave u drejtohej thirrja kishin dalë të rrënuara materialisht dhe moralisht nga konfliktet me njëra tjetrën. Ajo që propozonte Schuman ishte krijimi i një institucioni evropian mbi kombëtar, i cili do të administronte industrinë e prodhimit të qymyrit dhe çelikut, sektor i cili në atë kohë ishte baza e fuqisë ushtarake. Vite më vonë, në Samitin e Milanos në 1985, krerët e BE-së vendosën që data 9 maj të shpallej dhe festohej si “Dita e Evropës”.

Kosova edhe pse nuk është pjesë e Bashkimit Evropian, në listën e festave zyrtare e feston 9 majin, Ditën e Evropës. Për këtë ditë në shtetin më të ri evropian edhe pushohet, madje edhe nëse Dita e Evropës qëllon të jetë ditë vikendi, ajo zëvendësohet me një ditë pune në fillim të javës.

Këtë vit kjo festë i ka rënë ditën e enjte, pra ditë pune, por administrata shtetërore nuk punon, nuk punojnë as shkollat apo universitetet, e gjithashtu as shumë qendra mjekësore të nivelin primar.

spot_img

Të fundit

Tentoi t’i jap ryshfet zyrtarëve policor në Vërmicë, arrestohet një serb

Është arrestuar një serb në pikën kufitare në Vërmicë,...

Pamje nga dasma e Urimit dhe Alises, këta janë ish banorët e BBVK që e “kallen” atmosferën

Çifti i Big Brother VIP Kosova, Urim Çela dhe...

Dhunë në familje në Shtime: Dy burra dhe një grua rrihen mes vete, përfundojnë në spital

Dy burra dhe një grua janë rrahur mes vete...

Testi i Arritshmerisë këtë vit do të mbahet dy ditë, më 25 dhe 28 qershor

Mbi 23 mijë nxënës më datë 25 dhe 28...

Tentoi t’i jap ryshfet zyrtarëve policor në Vërmicë, arrestohet një serb

Është arrestuar një serb në pikën kufitare në Vërmicë, pasi i njëjti kishte futur para në dokumentet, duke tentuar t’i jap ryshfet zyrtarëve policor. Rasti...

Pamje nga dasma e Urimit dhe Alises, këta janë ish banorët e BBVK që e “kallen” atmosferën

Çifti i Big Brother VIP Kosova, Urim Çela dhe Alisa Maloku, i kanë dhënë fund beqarisë. Ata ditën e sotme (e diel) janë martuar në...

Dhunë në familje në Shtime: Dy burra dhe një grua rrihen mes vete, përfundojnë në spital

Dy burra dhe një grua janë rrahur mes vete në Shtime, teksa rasti është cilësuar si “dhunë në familje”. Lajmin e ka bërë të ditur...