​Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën

Edhe pse nga muaji maj i vitit 2019, bizneset...

Gjykata i cakton 30 ditë paraburgim të pandehurit për dhunë në familje

Gjykata Themelore në Prishtinë, Dega në Gllogoc, i ka...

Busti i Skënderbeut vendoset edhe në Eger të Hungarisë

Sot në qytetin Eger të Hungarisë është bërë zbulimi...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Extra AL PVC

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, në një deklaratë në margjinat e seancës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB), ka përdorur shprehje jashtëzakonisht fyese që nuk u takojnë presidentëve të shteteve.

Kështu ka thënë kryeministri slloven Robert Golob, shkruajnë mediat e huaja.

Sipas mediave të huaja, reagimi i Golob erdhi pasi Vuçiq tha një ditë më parë se “nuk dihet kush është më i neveritshëm, sllovenët apo dikush tjetër”, duke komentuar seancën e Këshillit të Sigurimit për Kosovën në të cilën mori pjesë.

Madje vetë mediat serbe, një veprim të presidentit serb e kanë quajtur “Skandali të ri diplomatik i Vuçiqit…”.

“Kur u vonua seanca e Këshillit të Sigurimit, pyeta se për çfarë bëhej fjalë, por më pas kuptuam se për këtë ishin marrë vesh me amerikanët, sllovenët dhe zviceranët. Nuk dihet kush është më i neveritshëm, sllovenët apo dikush tjetër”, citohet të ketë thënë Vuçiq.

 

Golob tha në një deklaratë se shprehje të tilla “të kujtojnë kohë të tjera dhe janë të padenjë për nivelin e arritur të marrëdhënieve midis dy vendeve”.

Sllovenia kryen punën e saj në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së mbi baza parimore dhe sinqerisht përpiqet të gjejë paqen dhe pajtimin midis popujve. Sllovenia gjithashtu mbron këtë në lidhje me Serbinë”, citohet të ketë thënë ai.

Mediat ndërkohë raportojnë se Ministria e Punëve të Jashtme e Sllovenisë ka ftuar në intervistë të ngarkuarin me punë të ambasadës serbe në Lubjanë.

Vuçiq kritikoi Slloveninë gjithashtu se është një nga sponsorët e Rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë, e cila duhet të hidhet në votim para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në fillim të majit.

Në dokumentin e rezolutës thuhet se kërkohet, ndër të tjera, që të dënohet pa rezerva çdo mohim i gjenocidit në Srebrenicë, si dhe veprime që lavdërojnë të dënuarit për krime lufte, përfshirë ata që janë përgjegjës për gjenocidin në Srebrenicë.

Ndryshe, pavarësisht vendimeve të gjykatave ndërkombëtare, Beogradi zyrtar dhe autoritetet e entitetit boshnjak Republika Srpska mohojnë se në korrik të vitit 1995 është kryer gjenocid në Srebrenicë. /Telegrafi/

spot_img

Të fundit

Përgatitjet për mbërritjen e sondës “Starliner” në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës

Astronautët në bordin e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor po përgatiten...

​Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën

Edhe pse nga muaji maj i vitit 2019, bizneset...

“Zhduken” afro 500 mijë dollarë të ndara për rindërtimin e një qyteti ukrainas

Rreth 498 mijë dollarë, fonde të destinuara për rindërtimin...

​Manchester City-Wolverhampton, formacionet zyrtare

Sonte me fillim nga ora 18:30 stadiumi “Etihad” do...

Përgatitjet për mbërritjen e sondës “Starliner” në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës

Astronautët në bordin e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor po përgatiten për mbërritjen e ardhshme sondës së parë hapësinore me njerëz në bord të kompanisë Boeing....

​Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën

Edhe pse nga muaji maj i vitit 2019, bizneset e lojërave të fatit janë aktivitete të ndaluara me ligj, pronarët e tyre prapë se...

“Zhduken” afro 500 mijë dollarë të ndara për rindërtimin e një qyteti ukrainas

Rreth 498 mijë dollarë, fonde të destinuara për rindërtimin e periferisë së Kievit të dëmtuar rëndë, “janë zhdukur”. Këtë e bëri të ditur së fundmi...