LDK konfirmon pjesëmarrjen në takimin konsultativ për zgjedhjet të ftuar nga Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar zyrtarisht liderët...

Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut: Veterani i UÇK duhet të lirohet, po punoj në heshtje që ta fitojë lirinë

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, tha se...

Azemi përgjigjet para Albes se sa herë i është thyer zemra

Azemi tregon se a është single dhe për vajzën...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Si tentoi Kurti ta mbulojë regresin e tij në samitin “The Western Balkans 2024”?

Extra AL PVC

Ditën e sotme u mbajt samiti “The Western Balkans 2024” ku pjesmarrës ishin kryeministri i vendit, Albin Kurti, Matteo Renzi ish-kryeministri i Italisë, Liburn Aliu ministër i Mjedisit, George Robertson ish-sekretar i përgjithshëm i NATO-s, Jeffrey Hovenier ambasador i SHBA-së në Kosovë, Tomas Szunyog shef i Zyrës së BE-së në Kosovë.

Në fjalimin e kryeministrit Kurti nuk u përmend asnjë nga raportet që flasin për regresin e Kosovës në disa fusha. Nisur këtu nga drejtësia, mediat dhe sundimi i ligjit.

Kryeministri tentoi që t’i fsheh këto ‘të meta’ duke theksuar përpjekjet  për forcim të demokracisë pasi sipas tij që nga 2023 deri në 2025 Kosova mban vendin e parë në rajon për ekonomi sipas bankës botërore, e para në Ballkan, e dyta në Evropë dhe e 8-ta globalisht.

“Zhvillimi ekonomik është në zemër te misionit, synojmë te kemi një ekonomi nga e cila do përfitojnë të gjithë, reformat tona ekonomike jo vetëm se kanë tërhequr investime ekonomike, duke punuar ngusht me fqinjët nën ombrellën e be së mund ti shikojmë sfidat tjera, një nga sfidat më të mëdha është tejkalimi i paragjykimeve dhe konflikteve qe i kanë ndarë popujt për një kohë të gjatë, komunitetet në Kosovë po bashkohen për një të ardhme më të mire dhe kjo do të vazhdoj. Të mos harrojmë humorin e Ballkanit kërkesën qe te jemi më të mirë, pas debateve se kush e bën kafen më të mirë ose kush luan futboll, Kosova edhe në zemër të Ballkanit qe nga pavarësia ka dëshmuar zvogëlimin e 2.1% inflacionit. Shëndetësia dhe arsimit kanë përjetuar arsim të ndryshme, investime në digjitalizim, Kosova po udhëheq në Ballkanin perëndimor”, theksoi Kurti.

Ku dështoi Kosova sipas “Reporterëve pa Kufijë”, “Transparency International” dhe “Departamentit të shtetit”

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherazi kryeministri i vendit, Albin Kurti nuk i kushtoj rëndësi 3 raporteve të rëndësishme që u publikuan për Kosovën dhe regresin që kishte ky vend në disa pika.

Organizata Freedom House me seli në Uashington në raportin e fundit “Vendet në Tranzicion 2024: Një rajon përballë forcave të autokracisë dhe demokracisë” të publikuar këtë vit, thekson se sundimi i ligjit në Kosovë po pengohet nga ndërhyrja dhe mosfunksionimi i gjyqësorit, teksa gazetarët vazhdojnë të përballen me kërcënime, veçanërisht në mediat sociale.

Kurse sipas “Transparency International” në Kosovë nuk ka gatishmëri politike për të hequr dorë prej ndërhyrjeve në gjyqësor, dhe ky vend duhet të punojë ende në luftim të korrupsionit.

Sikurse vitin e kaluar, Kosova ka 41 pikë.

Në anën tjetër, raporti i “Reporterëve pa kufij” i bërë publik në ditën e lirisë së shtypit, konstatoi se shteti i Kosovës ka shënuar regres duke rënë në 19 vende në Indeksin vjetor për lirinë e shtypit./ TVArbëria

Lexoni vështrimin e analistit, Afrim Kasolli KËTU

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

spot_img

Të fundit

LDK konfirmon pjesëmarrjen në takimin konsultativ për zgjedhjet të ftuar nga Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar zyrtarisht liderët...

Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut: Veterani i UÇK duhet të lirohet, po punoj në heshtje që ta fitojë lirinë

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, tha se...

Azemi përgjigjet para Albes se sa herë i është thyer zemra

Azemi tregon se a është single dhe për vajzën...

Alba e pyet Azemin: A ke qenë 100% vetvetja? Reagimin e saj mos e humbisni

Azemi përgjigjet para Albes se sa herë i është...

LDK konfirmon pjesëmarrjen në takimin konsultativ për zgjedhjet të ftuar nga Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar zyrtarisht liderët e partive politike që t’i takojë më 31 korrik për konsultime për caktimin e datës...

Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut: Veterani i UÇK duhet të lirohet, po punoj në heshtje që ta fitojë lirinë

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, tha se po punon në heshtje që veterani i UÇK-së, Blerim Ramadani, të fitojë lirinë, pasi u...

Azemi përgjigjet para Albes se sa herë i është thyer zemra

Azemi tregon se a është single dhe për vajzën e tij ideale Ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 2”, Azem Gagica ishte i ftuari i...