Vdes foshnja që u nxor e gjallë nga barku i nënës së vrarë në Gazë

Një foshnje, e cila ishte nxjerrë e gjallë ditë...

A u zbyth Kurti nga Berlini për Asociacionin?

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë një vizite në...

Vuçiq: Do të merrja çmimin Nobel nëse do të hiqja dorë nga Kosova dhe Republika Serbe

Vuçiqi nga Nju Jorku ka folur për Rezolutën për...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Shtrenjtimi i biletave, kryeqytetasit kërkojnë të kthehet çmimi i mëparshëm

Extra AL PVC

Vendimi i Komunës së Prishtinës për shtrenjtimin e çmimit të biletave të autobusëve publikë i ka gjetur të pakënaqur banorët e Prishtinës. Këta të fundit kërkojnë që të kthehet çmimi i biletave prej 40 centë, e jo 50 centë siç ka hyrë në zbatim prej sot.

Kështu qytetarja Elona Osmani konsideron se shtrenjtimi i çmimit të biletave njëdrejtimëshe të trafikut urban është një gabim që duhet korrigjuar menjherë.

“Duke marrë parasysh krizën ekonomikë në vendin tonë është shumë gabim si janë shtrenjtuar biletat, sepse ne udhëtojmë çdo ditë, si në punë, fakultet ose kudo… Mendoj se duhet të zbritet çmimi i biletave”, thotë Osmani.

I shqetësuar me rritjen e çmimeve të biletave shprehet edhe GaniBeka. Ai kritika ka për Qeverinë e Kosovës, për të cilën thotë se nuk po merr masa efektive për gjithë qytetarët.

“Çdoherë që po ngritën çmimet, rrogat nuk po rriten, asgjë tjetër, veç kush po mundet po i rritë…Edhe kjo qeveri diçka e dyshimtë, sepse t’i subvencionojë disa gjëra e mos te behet diçka, nuk e di…Në përgjithësi çmimet po rriten çdo herë dhe kur po rriten njëherë më nuk po zbriten”, thotë Beka.

Edhe banori tjetër i Prishtinës, Agim Musliu vlerëson se kjo rritje e çmimeve në këtë krizë ekonomike është vendim i gabuar nga komuna.

“Nuk është mirë… 40 centë ka qenë, tash 50, është shumë gabim pasi dikush nuk mundet ta paguajë”, thotë Musliu.

Në lidhje me këtë, Komuna e Prishtinës nuk ka kthyer përgjigje deri në publikimin e temës.

Në njoftimin e Komunës së Prishtinës, thuhet se ky plan i ri tarifor, me vendim të komunës së Prishtinës ka nisur së implementuari prej sot dhe se ky vendim është marrë në kuadër të Marrëveshjes së Kredisë mes Trafiku Urban Prishtinë dhe Bankës Evropiane për Rindëritim dhe Zhvillim (BERZh), me qëllim të përmirësimit të shërbimit të transportit publik dhe inkurajimit të qytetarëve për përdorimin e autobusëve.

Riorganizimi i planit të tarifimit ka bërë që të ndryshojnë edhe çmimet e tjera, ku për të gjithë përdoruesit e rregullt, çmimi i biletës mujore nga 14.00 euro do të zbresë në 13.50 euro.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Vdes foshnja që u nxor e gjallë nga barku i nënës së vrarë në Gazë

Një foshnje, e cila ishte nxjerrë e gjallë ditë...

A u zbyth Kurti nga Berlini për Asociacionin?

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë një vizite në...

Vuçiq: Do të merrja çmimin Nobel nëse do të hiqja dorë nga Kosova dhe Republika Serbe

Vuçiqi nga Nju Jorku ka folur për Rezolutën për...

Jepet tenderi 1.7 milionë euro për zgjerimin e rrugës nga Ura e Veternikut deri në Hajvali

Komuna e Prishtinës e ka përzgjedhur fituesin e kontratës...

Vdes foshnja që u nxor e gjallë nga barku i nënës së vrarë në Gazë

Një foshnje, e cila ishte nxjerrë e gjallë ditë më parë nga barku i nënës së vrarë nga një sulm ajror izraelit në jug...

A u zbyth Kurti nga Berlini për Asociacionin?

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë një vizite në Berlin dhe takimeve që ka pasur me anëtarë të bundestagu gjerman kalon të nënkuptohet se...

Vuçiq: Do të merrja çmimin Nobel nëse do të hiqja dorë nga Kosova dhe Republika Serbe

Vuçiqi nga Nju Jorku ka folur për Rezolutën për Srebrenicën, e cila është dashur të votohet më 2 maj. Siç raportoi N1 ndërkohë, votimi megjithatë...