Plagoset një person në Prizren, TV Arbëria sjell detajet e fundit

Një person është plagosur me armë zjarri në mbrëmjen...

Votohet qeveria e re kroate – Andrej Plenkoviq për herë të tretë radhazi kryeministër

Sonte, Kroacia mori një qeveri të re të 16-të...

Blerja e teksteve shkollore subvencionohet edhe sivjet

Sikurse vitin e kaluar, edhe sivjet Ministria e Arsimit...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dënuar sulmet kibernetike ruse ndaj vendeve evropiane

Extra AL PVC

Shtetet e Bashkuara i kanë dënuar “fuqishëm” një sërë sulmesh kibernetike ruse kundër disa vendeve evropiane, përfshirë Gjermaninë, Lituaninë, Poloninë, Sllovakinë, Suedinë dhe Republikën e Çekisë.

Sipas SHBA-së, sulmet u kryen nga një njësit i Drejtorisë Kryesore të Inteligjencës së Rusisë (GRU).

Departamenti amerikan i Shtetit tha në një komunikatë për media më 3 maj se APT28, i njohur si Fancy Bear, është përgjegjës për sulmet ndaj caqeve të ndryshme – nga kompanitë e mbrojtjes dhe të hapësirës ajrore te operatorët e infrastrukturës dhe partitë politike.

“Ne i bëjmë thirrje Rusisë ta ndalë këtë veprimtari dashakeqe dhe t’u përmbahet zotimeve dhe detyrimeve të veta ndërkombëtare”, tha DASH.

Të premten më herët, ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, tha se Rusia do të përballet me pasoja për sulmet kibernetike ndaj vendit të saj.

“Tani ne qartësisht mund t’ia atribuojmë sulmin e vitit të kaluar grupit rus, APT28, që kontrollohet nga shërbimi rus i inteligjencës ushtarake, GRU”, tha Bearbock gjatë një konference për media në Adelaide më 3 maj.

“Me fjalë të tjera, hakerët shtetërorë rusë kanë sulmuar Gjermaninë në hapësirën kibernetike”, shtoi Bearbock.

Dhjetorin e kaluar, presidenti rus, Vladimir Putin, tha se raportet mes Rusisë dhe Gjermanisë janë gjerësisht të ngrira.

Në janar të vitit 2023, Berlini tha se hakerët rusë kishin sulmuar disa ueb-faqe gjermane, duke i nxjerrë nga përdorimi, në përgjigje të vendimit të Gjermanisë për të dërguar tanke në Ukrainë. Megjithatë, atëbotë autoritetet gjermane thanë se sulmi nuk kishte ndonjë efekt të ndjeshëm./rel/

spot_img

Të fundit

Bashkimi Evropian ndalon katër media ruse

Bashkimi Evropian tha të premten se pezulloi të drejtën...

Plagoset një person në Prizren, TV Arbëria sjell detajet e fundit

Një person është plagosur me armë zjarri në mbrëmjen...

Votohet qeveria e re kroate – Andrej Plenkoviq për herë të tretë radhazi kryeministër

Sonte, Kroacia mori një qeveri të re të 16-të...

Blerja e teksteve shkollore subvencionohet edhe sivjet

Sikurse vitin e kaluar, edhe sivjet Ministria e Arsimit...

Bashkimi Evropian ndalon katër media ruse

Bashkimi Evropian tha të premten se pezulloi të drejtën e funksionimit për katër media të lidhura me Rusinë, në bllokun evropian. Vendimi u mor...

Plagoset një person në Prizren, TV Arbëria sjell detajet e fundit

Një person është plagosur me armë zjarri në mbrëmjen e së premtes në fshatin Nashec të Prizrenit. Rastin për TV Arbëria e ka konfirmuar zëdhnësi...

Votohet qeveria e re kroate – Andrej Plenkoviq për herë të tretë radhazi kryeministër

Sonte, Kroacia mori një qeveri të re të 16-të të kryesuar nga Andrej Plenkoviq i partisë Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ). Parlamenti kroat votoi për një...