Rasti Subvencionet 5, Gjykata merr vendim ndaj 10 personave të akuzuar

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka shpallur...

Humolli: Kjo qeveri mori besimin për t’iu qasur ndryshe Serbisë

Deputeti i pavarur në Kuvendin e Kosovës, Fatmir Humolli...

Ndjehen lëkundje toke në Kosovë

Një tërmet me magnitudë 2.7 ka goditur zonën e...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e “Ozempic” pa recetë të mjekut – Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Extra AL PVC

Medikamenti “Ozempic” që përdoret për trajtimin e diabetit të tipit 2 dhe i cili jepet me rekomandim të mjekut, ka gjetur përdorim të madh edhe nga personat që duan të humbin peshë.

“Ozempic”, u kthye në ilaçet më të komentueshme sa i përket humbjes së peshës, duke bërë që disa qytetarë të mund të hasin lehtësisht në marrjen e tij edhe pa recetën e mjekut.

Kjo ka bërë që Inspektorati Farmaceutik të shqiptojë disa gjoba për produktin në fjalë.

Ministria e Shëndetësisë në një përgjigje për Telegrafin ka treguar se janë 10 gjoba që janë shqiptuar deri tani lidhur me medikamentin “Ozempic”.

“Ju informoj se Inspektorati Farmaceutik me prioritet të lartë trajton çdo shqetësim të ngritur lidhur me produktet dhe pajisjet medicinale, në këtë rast edhe për produktin “Ozempic” kemi pranuar ankesa lidhur me dispenzimin (dhënien) pa recete mjekësore dhe dyshimet për falsifikim. Sipas informatave te cilat i disponon IF, produkti medicinal “Ozempic” është i regjistruar tek autoriteti kompetent siç është AKPPM dhe qarkullon ne tregun farmaceutik te Republikës se Kosovës. Bazuar në të dhënat që posedon arshiva e IF-së, gjithsej janë shqiptuar 10 gjoba për produktin ne fjalë”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë.

MSH bën të ditur se 8 gjoba janë shqiptuar për dhënie të produktit medicinal “Ozempic” pa recetë mjekësore dhe 2 gjoba për produkt medicinal “Ozempic” të falsifikuara, për këto raste është njoftuar AKPPM dhe Policia e Kosovës.

Ministria e Shëndetësisë thekson tutje se lidhur me të gjeturat janë marrë masa ndëshkuese konform legjislacionit në fuqi.

Për produktin “Ozempic”, ka pasur edhe shumë reagime për efektet anësore të shfaqur.

Nga Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicionale (AKPPM) bëjnë të ditur se nga Spitali i Gjilanit kanë pranuar tre raporte për efekte të dyshimta lidhur me përdorimin e produktit.

AKPPM bën të ditur se janë duke shqyrtuar rastin.

“Ceftriaksoni është një antibiotik i fuqishëm i përdorur gjerësisht për trajtimin e infeksioneve të ndryshme bakteriale. Për kundër faktit që është shumë efektiv në luftën kundër infeksioneve, si çdo bar tjetër, edhe ceftriaxone gjithashtu mund të shkaktojë efekte të padëshiruara te disa individë. Ashtu siç jeni të njoftuar, nga Spitali i Gjilanit kemi pranuar tre raporte për efekte të dyshimta të padëshiruara dhe një nga Klinika e Gjinekologjisë lidhur me Ceftriaksonin. Pas pranimit të raporteve është inicuar shqyrtimi i rasteve, gjithashtu është kontaktuar edhe përfaqësuesi zyrtar për farmakovigjilencë në Kosovë i kompanisë prodhuese të ceftriaksonit”, theksohet në përgjigje.

Ndryshe, injeksionet, si Ozempic, janë rritur në popullaritet sepse largojnë urinën dhe ndihmojnë në humbjen e shpejtë të peshës, ndërsa ulin nivelet e sheqerit në gjak.

Efektet anësore më të zakonshme të Ozempic janë: kapsllëk, diarre, të vjella, të përziera, hipoglicemi, sëmundje të fshikëzës së tëmthit, reaksion alergjik etj. /Telegrafi/

spot_img

Të fundit

Rasti Subvencionet 5, Gjykata merr vendim ndaj 10 personave të akuzuar

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka shpallur...

Humolli: Kjo qeveri mori besimin për t’iu qasur ndryshe Serbisë

Deputeti i pavarur në Kuvendin e Kosovës, Fatmir Humolli...

Ndjehen lëkundje toke në Kosovë

Një tërmet me magnitudë 2.7 ka goditur zonën e...

Bunjaku: PDK po përgatitë terren për koalicion me LVV-në

Partia Demokratike e Kosovës po përgatitë terren për koalicion...

Rasti Subvencionet 5, Gjykata merr vendim ndaj 10 personave të akuzuar

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka shpallur Aktgjykimin në çështjen penale kundër të akuzuarve B.S, K.B-S, A.U, V.H, G.A, F.Y, A.T, B.O,...

Humolli: Kjo qeveri mori besimin për t’iu qasur ndryshe Serbisë

Deputeti i pavarur në Kuvendin e Kosovës, Fatmir Humolli ka thënë se rruga e gabuar ka filluar qysh nga viti 1999, pasi nuk është...

Ndjehen lëkundje toke në Kosovë

Një tërmet me magnitudë 2.7 ka goditur zonën e Kleçkës, 10 kilometra në lindje të Malishevës. Sipas Shërbimit Gjeologjik të Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane...