AGK fajëson Qeverinë se bëri fushatë denigruese kundër medieve në Kosovë

Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), Xhemajl...

Franca vlerëson se 150.000 ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë

Franca vlerëson se 150.000 ushtarë rusë janë vrarë gjatë...

ShBA-ja thotë se trupat ruse kanë hyrë në një bazë që ka ushtarë amerikanë në Niger

Personeli ushtarak rus ka hyrë në një bazë ajrore...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Shqipëria epiqendra gjeopolitike e rajonit

Extra AL PVC

 Samiti i vendeve të Evropës Juglindore mbi Ukrainën i paraparë të mbahet me datë 28 dhe 29 shkurt, shënon vetëm njërin nga episodet e ngjarjeve të rëndësishme të forcimit të pozitës gjeopolitike të Shqipërisë në rajon dhe me gjerë. Me këtë rast edhe kryetari i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do ta vizitojë për herë të parë Shqipërinë. Në këtë event pos liderëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor, do të marrin pjesë edhe përfaqësues nga shtetet e Unionit Evropian, sikur se nga Greqia dhe Italia. Temat bosht të këtij samiti do të jenë agresioni i paligjshëm i Rusisë mbi shtetin e Ukrainës si dhe diskutimi i planit të Bashkimit Evropian mbi rritjen ekonomike të rajonit.

 

Kjo ngjarje diplomatike dhe një sërë tjerash që kanë ndodhur para saj, brenda një harku shumë të shkurtër kohor, tregojnë mbi peshën gjithnjë e më të madhe që e ka fituar kohën e fundit shteti shqiptar si njëri nga aktorët  kryesor rajonal në raport me zhvillimet globale.

 

Në tetor të vitit të kaluar kryeministri Edi Rama ishte nikoqir i Samitit të Berlinit në Tiranë. Me këtë rast liderët kryesore të BE, sikur se presidenti i Këshillit Evropain Charles Michel dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyene, komisionari i BE-së për Zgjerim Oliver Verhelyi, si dhe kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz u bënë pjesë e kësaj ngjarje që synon ta përshpeëjtojë agjendën integruese të gashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së. Gjatë punimeve të këtij samiti, BE-ja nëpërmjet presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, shpalosi planin për rritjen ekonomike të rajonit.

 

Pa kaluar shumë kohë nga ky Samit në tokën shqiptare ateroi edhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron. Vizitë kjo e para në histori e një kryetari të këtij vendi në Shqipëri. Madje, gjatë konferencës për shtyp në krah të kryeministrit Rama ai e pranoi gabimin diplomatik të shtetit të tij, se pse që nga viti 1912, Shqipëria nuk ishte vizituar asnjëherë tjetër më parë nga kryetarët e Francës.

 

Angazhimi dhe përkushtimi i shtetit të shqiptar në mbrojtje të paqes dhe stabilitetit si partneri kyç i SHBA-ve, nuk kishte si te mos vlerësohej nga shteti më mik shqiptarëve në planet.

 

Në funksion të kësaj agjende, Sekretari i Amerikan i Shtetit, Antony Blinek me 15 shkurt qëndroi në Tiranë. Gjatë kësaj vizite ai pohoi se “Marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë janë më të fuqishme se kurrë më parë. Siç e dini, Shqipëria ka qenë nga dita e parë mbështetëse e fuqishme e Ukrainës. Ishte ndër vendet e para që i dërgoi municion Ukrainës, armë, municion dhe automjete rezistente ndaj minave. Tani është në top 10 vendet për kokë banori që e mbështet Ukrainën” tha ndër të tjera shefi i diplomacisë amerikane.

 

Kjo vizitë ishte e rëndësishme edhe për faktin se në muajin mars hapet baza ajrore e NATO-së në Kuçovë, një investim ky, deri në mbi 50 milionë euro i SHBA-ve. Kjo bazë do të shndërrohet në njërën nga qendrat kryesore të furnizimit, mbështetjes, dhe ushtrimit të ushtrisë ukrainase në luftë kundër Rusisë. Në këtë mënyrë, territori shqiptar po bëhet, po ashtu njëri nga vendet kryesore në prapavijë të kësaj lufte e cila gjithnjë e më tepër po transformohet në një konflikt ndërmjet NATO-së dhe Rusisë si dhe Perëndimit e Lindjes.

Rëndësinë specifike të shtetit shqiptar për sigurinë evropiane pa dyshim se e kompleton edhe samiti i dy ditor mbi Ukrainën në dy vjetorin e kësaj luftë.   Kështu, Shqipëria me akt është bëri njëri nga vendet e vetme në rajon që është involvuar drejtpërdrejt si pjesë e aleancës globale në këtë betejë për të mbrojtur vlerat demokratike, të drejtën ndërkombëtare dhe paqen evropiane kundër agresionit të Moskës.

 

/Arbëria TV

 

 

  

spot_img

Të fundit

AGK fajëson Qeverinë se bëri fushatë denigruese kundër medieve në Kosovë

Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), Xhemajl...

Franca vlerëson se 150.000 ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë

Franca vlerëson se 150.000 ushtarë rusë janë vrarë gjatë...

ShBA-ja thotë se trupat ruse kanë hyrë në një bazë që ka ushtarë amerikanë në Niger

Personeli ushtarak rus ka hyrë në një bazë ajrore...

Ambasada amerikane në ditën e lirisë së medias: Një demokraci e fortë inkurajon një shtyp të lirë

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ambasada amerikane...

AGK fajëson Qeverinë se bëri fushatë denigruese kundër medieve në Kosovë

Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), Xhemajl Rexha, ka deklaruar se Qeveria e Kosovës ka ndikuar që raporti i “Reporterëve pa Kufij”,...

Franca vlerëson se 150.000 ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë

Franca vlerëson se 150.000 ushtarë rusë janë vrarë gjatë pushtimit të Ukrainës, të nisur nga Moska, tha ministri i Jashtëm, Stephane Sejourne. Në një intervistë...

ShBA-ja thotë se trupat ruse kanë hyrë në një bazë që ka ushtarë amerikanë në Niger

Personeli ushtarak rus ka hyrë në një bazë ajrore në Niger që është duke strehuar trupa amerikane, i ka thënë agjencisë “Reuters” një zyrtar...