Ndani 15 minuta në ditë për marketing

Marketingu është si ushtrimet. Dallimi në mes të mos...

Mortaliteti i foshnjave për të cilat hesht shteti

Kosova në politikën e shëndetit publik vazhdon të ketë...

Maqedonia e Veriut ndërmjet të ardhmes dhe të kaluarës

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut me të drejtë vote...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Shqetësuese gjendja në respektimin e të drejtave të njeriut, kërkohet që autoritetet të përmbushin përgjegjësitë

Extra AL PVC

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, së bashku me shoqërinë civile, në shënimin e Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, sot mbajtën tubim para Teatrit Kombëtar të Kosovës me moton “Çohu për të Drejtat e Njeriut”.

Me këtë rast, Avokati i Popullit, Naim Qelaj u shpreh se gjendja e të drejtave të njeriut në Republikën e Kosovës vazhdon të jetë pamjaftueshëm në përputhje me të drejtat dhe liritë themelore të përcaktuara në Kushtetutë dhe në instrumentet ndërkombëtare.

Ai tha se edhe përkundër progresit të arritur në respektim të drejtave të njeriut, mosdiskriminimit dhe barazisë, gjendja vazhdon të jetë shqetësuese.

Qelaj: Shqetësuese gjendja në respektim të drejtave të njeriut…

“Bazuar në të gjeturat që Avokati i Popullit i ka konstatuar në këtë vit nga hetimi i rasteve që janë iniciuar nga ankesat e qytetarëve dhe rasteve që janë iniciuar sipas detyrës zyrtare, është konstatuar se edhe përkundër progresit të arritur në respektim të drejtave të njeriut, mosdiskriminimit dhe barazisë, gjendja vazhdon të jetë shqetësuese e sidomos aspekteve që do t’i përmend më poshtë: dhunës në familje, dhunës në baza gjinore, vrasjes së grave dhe rasteve të dhunimeve seksuale të vajzave të mitura, pozitës së gruas në shoqëri, që vazhdon të jetë diskriminuese në raportme burrat, pabarazisë që është shprehur në nivel tepër të ulët, pjesëmarrjes së grave në ndarjen e pasurisë dhe në trashëgim, pjesëmarrjen e tyre në tregun e punës, jetën politike dhe dhe vendimmarrje dhe në sektorë të tjerë të jetës publike dhe private, pozitës së rëndë të personave me aftësi të kufizuar për shkak të pamundësisë së autoriteteve publike për me garantu qasje fizike, qasje në arsim, të pamundësisë së ofrimit të shërbimeve sociale, që garantojnë mirëqenie dhe jetë të dinjitetshme, qasje në aftësim dhe riaftësim dhe mungesa e një ligji gjithëpërfshirës që kish me i rregullu krejt aspektet dhe krejt respektimin e të drejtave që duhet t’i gëzojnë këta qytetarë të Republikës së Kosovës.”, tha ai.

Qelaj potencoi se shqetësuese vazhdon të mbetet cenimi i të drejtës për gjykim të drejtë dhe në kohë të arsyeshëm. Ai deklaroi se vazhdon të jetë shqetësim mospërmbushja e detyrimit për respektimin e të drejtave të fëmijëve.

Sipas tij, shqetësuese mbetet edhe mungesa e kapaciteteve institucionale për mbikëqyrjen e sigurisë dhe shëndetit në punë.

Avokati i Popullit kërkoi nga autoritetet që të përmbushin detyrimet dhe përgjegjësinë që ka shteti për masat që duhet ndërmarrur në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të njeriut.

Ndërsa, aktivistja e të drejtave të njeriut, Marigona Shabiu tha se sot si organizata të shoqërisë civile, bashkë me Avokatin e Popullit, kujtojnë Hamide Magashin dhe shumë gra të tjera, të cilat janë vrarë nga burrat e tyre.

Ajo tha se përmes tubimit të sotëm shprehin protestën e kërkesën për drejtësi për gratë që janë viktima të femicidit.

Shabiu: Jemi jashtëzakonisht të shqetësuar me situatën e të drejtave të njeriut

“Përmes këtij tubimi po synojmë që të kërkojmë llogaridhënie e përgjegjësi nga institucionet publike, të cilat kanë obligim kushtetues për të mbrojtur jetët e grave dhe për të mbrojtur e promovuar të drejtat e njeriut, për të gjithë pa dallim e sidomos për grupet, të cilat historikisht dhe padrejtësisht janë të diskriminuara në shoqërinë tonë. Si shoqëri civile jemi jashtëzakonisht të shqetësuar me situatën e të drejtave të njeriut në Kosovë, e posaçërisht të grupeve të margjinalizuara, si dhe me situatën e sigurisë. Ngjarjet e javës që lamë pas na garantuan edhe një herë që garantimi i të drejtave dhe lirive themelore në Kosovë është shumë shpesh nën mëshirën e fatit.”, u shpreh ajo.

Shabiu potencoi se e vërteta e hidhur dhe që duhet të jetë urgjencë kombëtare është se burrat po vrajnë gratë, sepse shteti po dështon t’i mbrojë ato. Sipas saj, e vërteta tjetër e hidhur dhe që duhet të jetë urgjencë kombëtare është që burrat po përdhunojnë vazjat dhe gratë, shteti po dështon që t’i mbrojë ato.

Ajo u bëri thirrje të gjitha institucioneve publike që të alarmohen e mobilizohen për parandalimin e shkeljeve sistematike të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, ndërsa për të gjithë shkelësit të shqiptohen dënime meritore.

Ndryshe, data 10 dhjetor është shpallur Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut në përkujtim të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, e miratuar më 10 dhjetor 1948 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara. Pas këtij akti historik, Asambleja kishte ftuar të gjitha shtetet anëtare që ta shpallin tekstin e Deklaratës dhe të përpiqeshin që të përhapej, paraqitej, lexohej dhe të shpjegohej, sidomos në shkolla dhe institucione të tjera edukuese, në të gjitha vendet dhe shtetet pa marrë parasysh statusin e tyre politik.    /TV Arbëria 

spot_img

Të fundit

Ndani 15 minuta në ditë për marketing

Marketingu është si ushtrimet. Dallimi në mes të mos...

Mortaliteti i foshnjave për të cilat hesht shteti

Kosova në politikën e shëndetit publik vazhdon të ketë...

Maqedonia e Veriut ndërmjet të ardhmes dhe të kaluarës

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut me të drejtë vote...

Stoltenberg kërkon më shumë mbështetje për Ukrainën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u bëri...

Ndani 15 minuta në ditë për marketing

Marketingu është si ushtrimet. Dallimi në mes të mos bërit asgjë dhe të bërit diçka të vogël çdo ditë është shumë i madh. Gjatë muajit...

Mortaliteti i foshnjave për të cilat hesht shteti

Kosova në politikën e shëndetit publik vazhdon të ketë shqetësime serioze. Jetëgjatësia e qytetarëve të vendit është më e ulëta në rajon. Kurse shpenzimet...

Maqedonia e Veriut ndërmjet të ardhmes dhe të kaluarës

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut me të drejtë vote dje iu drejtuan kutive të votimit për të zgjedhur presidentin e ardhëm të këtij shteti....