Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes

Pasi ishte ushtruar ankesë nga ana e Prokurorisë Speciale...

Haxhiu për arratisjen e Enver Sekiraqës: Ky rast ngre dyshime për përfshirje të gjyqësorit në korrupsion

Haxhiu për arratisjen e Enver Sekiraqës: Ky rast ngre...

Osmani takon nesër Nënsekretaren amerikane të Shtetit, pritet të nënshkruajnë një marrëveshje

Presidentja Vjosa Osmani do të kthehet në Kosovës, pas...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Shpërthimi u dëgjua në gjithë Sarandën, arrestohet autori – është djali i pronarit

Extra AL PVC

Sipas policisë, pas ngjarjes së ndodhur mëngjesin e djeshëm, në Sarandë, u ngrit një grup i posaçëm hetimor, i përbërë nga specialistët dhe ekspertët më të mirë të Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, DVP Vlorë dhe Komisariatit të Policisë Sarandë, dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, vijuan veprimet për zbardhjen e ngjarjes.

Falë hetimeve të shpejta dhe profesionale, të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, për rreth 12 orë, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi dhe ndalimi i autorit të dyshuar, shtetasit:

-Sotir Çabiri, 36-vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, me pasoja të rënda materiale.

Policia ka sekuestruar dhe veshje që dyshohet se janë përdorur nga autori, gjatë vendosjes së lëndës eksplozive, 3 celularë dhe sende të tjera që u gjetën në vendngjarje.

Ky shtetas, mëngjesin e djeshëm, në lagjen nr. 1, Sarandë, dyshohet se ka vendosur një sasi lënde eksplozive, në hotelin që babai i tij, shtetasi Spiro Çabiri, 63 vjeç, kishte në bashkëpronësi me shtetasin Dhimitër Evangjeliu, për shkak të një procesi gjyqësor që kishin 63-vjeçari dhe shtetasi Dhimitër Evangjeliu, proces i nisur që në vitin 2002, dhe në përfundim të të cilit, pjesa më e madhe e këtij hoteli do të kalonte në pronësi të shtetasit grek Dhimitër Evangjeliu.

Si pasojë e shpërthimit me eksploziv, u shkatërrua plotësisht hoteli i ndërtuar në vitin 1996 dhe gjithashtu u shkaktuan dëmtime të fasadave të objekteve të tjera në afërsi të hotelit. Nga shpërthimi nuk pati asnjë shtetas të dëmtuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme. /TV Arbëria

 

Dalin pamjet e shpërthimit të tritolit në Sarandë, hoteli shkatërrohet plotësisht (VIDEO)

 

Hidhet në erë me tritol një hotel në Sarandë

spot_img

Të fundit

Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes

Pasi ishte ushtruar ankesë nga ana e Prokurorisë Speciale...

Ish-drejtuesi i lartë i ‘OpenAI’: Kompania nuk ka përparësi sigurinë

Një ish-drejtues i lartë i kompanisë së teknologjisë artificiale...

Haxhiu për arratisjen e Enver Sekiraqës: Ky rast ngre dyshime për përfshirje të gjyqësorit në korrupsion

Haxhiu për arratisjen e Enver Sekiraqës: Ky rast ngre...

Osmani takon nesër Nënsekretaren amerikane të Shtetit, pritet të nënshkruajnë një marrëveshje

Presidentja Vjosa Osmani do të kthehet në Kosovës, pas...

Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes

Pasi ishte ushtruar ankesë nga ana e Prokurorisë Speciale për vendimin të lirimit në arrest shtëpiak për Enver Sekiraqën, Gjykata e Apelit kishte marrë...

Ish-drejtuesi i lartë i ‘OpenAI’: Kompania nuk ka përparësi sigurinë

Një ish-drejtues i lartë i kompanisë së teknologjisë artificiale ‘OpenAI’, i cili dha dorëheqjen në fillim të kësaj jave, tha të premten se siguria...

Haxhiu për arratisjen e Enver Sekiraqës: Ky rast ngre dyshime për përfshirje të gjyqësorit në korrupsion

Haxhiu për arratisjen e Enver Sekiraqës: Ky rast ngre dyshime për përfshirje të gjyqësorit në korrupsion Pas arratisjes së Enver Sekiraqës ka reaguar Ministrja e...