Të punësuarit në Fondin për Sigurim Shëndetësor nesër në protesta, kërkojnë rritjen e pagave

Punonjësit e Fondit të Shëndetësisë do të dalin nesër...

“As s’na troket kush në derë, as s’do ta hapim”, Serbët në veri hezitojnë të regjistrohen

Regjistruesit nuk kanë trokitur ende në derën e familjes...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Shkelja e Marrëveshjes së Brukselit nga Komisioni Evropian

Extra AL PVC

Shkruan: Afrim Kasolli

 

Është thënë shpesh nga zyrtarë të Bashkimit Evropian, se Kosova dhe Serbia edhe pse janë pajtuar publikisht për Marrëveshjen bazike te Brukselit dhe kornizën e zbatimit në Ohër, sipas planit franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, megjithatë në praktikë nuk kanë vullnet për ta jetësuar atë. Për me shumë, me sjelljet e tyre, si kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ashtu edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq, janë angazhuar për ta sabotuar implementimin. Po ashtu, për ndërmjetësuesit e këtij procesi nuk qëndron arsyetimi i Kosovës se kjo marrëveshje nuk është valide për aq kohë sa mungon nënshkrimi i palëve. Sepse sipas tyre, tashmë ky dokument ka karakter  ligjor obligativ si për Prishtinën dhe Beogradin.

Mirëpo,  një qasje kakofonike ndaj kësaj marrëveshje e ka demonstruar edhe vet Bashkimi Evropian, edhe pse zyrtarisht është lehtësues, interpretues dhe garantues zyrtar i saj. Disa herë ka dështuar që ta ketë një rol serioz në mbrojtje, sidomos në rastin e Serbisë, kur nuk ka vepruar në pajtim me obligimet dhe detyrimet e saj. Ndërkohë, Kosova për shkak të vlerësimit dhe cilësimit ndërkombëtar si palë që pe  bllokon zbatimin e saj është vendosur nga masa sanksionuese nga Brukseli.

Shembull është rasti i sulmit të grupeve paramilitare nga Serbia mbi territorin e Kosovës me 24 shtator në fshatin Banjë të pjesës veriore. Ky akt ishte agresion i pastër mbi integritetin territorial të Kosovës. Mbase për shkak të mungesës së unitetit të brendshëm apo dobësisë strukturore të Brukselit, Serbia ia doli që të mos ketë asnjë pasojë për këtë sjellje, e cila bie në kundërshtim flagrant me nenin 3 të marrëveshjes, ku thuhet “ se në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara, palët do ta zgjidhin çdo mosmarrëveshje ndërmjet tyre vetëm në mënyrë paqësore dhe do të përmbahen nga kërcënimi apo përdorimi i forcës”. Kështu, deri më tani zyrtarët e Brukselit janë mjaftuar me slloganin e njohur se jemi në pritje të hetimeve.

Sidoqoftë, ajo që është më alarmante, ka të bëjë me faktin, se nëse deri më tani Bashkimi Evropian ka dështuar ta mbrojë dhe interpretojë si duhet atë për të cilën është zotuar, duke filluar nga dje ka filluar që shndërrohet në palë që i shkel obligimet që dalin nga ky dokument. Rast tipik i kësaj shkelje është miratimi i raportit të Komisionit për Liri Qytetare dhe Punë të Brendshme i Parlamentit Evropian, për liberalizimin e vizave për bartësit e pasaportave të Serbisë që jetojnë në territorin e Kosovës. Pra në këtë mënyrë, është vendosur që të njihen ato dokumente udhëtimi që lëshohen nga disa zyre administrative ilegale që janë zhvendosur në shtetin fqinj që nga përfundimi luftës dhe që funksionojnë si të ashtuquajtura zyre për Kosovën. Thjesht një akt i tillë është legalizim i strukturave paralele serbe. Pra është cenuar pikërisht, neni 1 i kësaj marrëveshje ku thuhet se “të dyja palët do t’i njohin dokumentet relevante dhe simbolet kombëtare të njëra-tjetrës, përfshirë pasaportat, diplomat, targat e automjeteve dhe vulat doganore.” Por tash e tutje ky nen nuk ka asnjë vlerë. Sepse me njohjen e atyre dokumenteve të udhëtimit, BE-ja është pajtuar që Serbia nuk e ka obligim zbatimin e tij. Po ashtu, kjo e fundit mund të vazhdoje të prodhojë pasaporta ilegale dhe jo t’i respektojë ato të Kosovës, siç thuhet decidivisht në këtë dokument.

Marrëveshja e Brukselit, ashtu kështu nuk ka qenë në interes të Kosovës. Mirëpo, me shkeljen që dje i ka bërë Bashkimi Evropian, tash e tutje Kosova nuk ka asnjë arsyeje t’i qëndroj besnik zotimit për zbatimin e saj.  Pos nëse në këtë mënyrë tinëzare nuk është shtruar rruga e njohjes ndërkombëtare të Asociacionit, çfarë edhe në të vërtetë është qëllimi i Marrëveshjes bazike të Brukselit.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Të punësuarit në Fondin për Sigurim Shëndetësor nesër në protesta, kërkojnë rritjen e pagave

Punonjësit e Fondit të Shëndetësisë do të dalin nesër...

“As s’na troket kush në derë, as s’do ta hapim”, Serbët në veri hezitojnë të regjistrohen

Regjistruesit nuk kanë trokitur ende në derën e familjes...

“Për pak pësova sulm në zemër”, Princi William dhe Kate trembën ndjekësit me një foto

Princi William dhe Kate Middleton festojnë sot 13-vjetorin e...

“Kush e nxorri këtë dredhim?”: Cramon polemizon me gazetarin e FAZ-it pas ‘tezës’ më të re për Asociacioni që Kurti e lëshoi në Berlin

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka polemizuar me gazetarin gjerman të “Frankurter Algemeine Zeitung”, Michael Marten, në çështjen e themelimit...

Të punësuarit në Fondin për Sigurim Shëndetësor nesër në protesta, kërkojnë rritjen e pagave

Punonjësit e Fondit të Shëndetësisë do të dalin nesër në protestë. Ata kërkojnë harmonizimin e pagave me rritjen e pagës minimale. Nga Sindikata njoftuan se do...

“As s’na troket kush në derë, as s’do ta hapim”, Serbët në veri hezitojnë të regjistrohen

Regjistruesit nuk kanë trokitur ende në derën e familjes 6-anëtarëshe Milletiq në Leposaviq, edhe pse kanë kaluar më shumë se tri javë që nga...