Agjenda e Kurtit për sot

ZKM ka njoftuar për agjendën e kryeministrit Kurti për...

Dërgohet në paraburgim ushtari amerikan i arrestuar në Rusi

Një gjykatë në lindjen e largët të Rusisë, qytetin...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

SHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës

Extra AL PVC

Ushtria amerikane ka filluar ndërtimin e një baze lundruese në brigjet e Gazës për të lehtësuar dërgimin e ndihmave humanitare, ka njoftuar departamenti amerikan i mbrojtjes.

Bëhet e ditur se anijet do të dërgojnë ndihma nga Qipro në bazë prej ku kamionët do të ngarkohen dhe do të nisen drejt Gazës.

Zyrtarët amerikanë thonë se baza do të jetë funksionale në fillim të majit.

Fillimisht, ky plan u njoftua nga presidenti amerikan, Joe Biden, si pjesë e përpjekjeve për të trajtuar urinë në Gazë, ndërsa Izraeli vazhdon fushatën e tij ushtarake kundër Hamasit.

Në ndërtimin e portit lundrues pritet të përfshihen më shumë se 1,000 trupa amerikane, por Pentagoni e bëri të qartë se ata nuk do të shkelin në territorin palestinez, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

Ushtarët dhe marinarët amerikanë do të zhvendosen në një anije detare britanike në Mesdheun lindor.

SHBA ka njoftuar se pasi sistemi të jetë funksional, deri në 150 kamionë me dy milionë vakte do të mund të shpërndahen te palestinezët, të mjaftueshëm për të ushqyer pothuajse të gjithë popullsinë 2.3 milionëshe.

Ndryshe, Izraeli është përballur me kritika ndërkombëtare se po e kufizon sasinë e ndihmës që arrin në Gazë.

Por, së fundmi izraelitët janë shprehur të gatshëm të ofrojnë siguri dhe mbështetje logjistike gjatë punimeve të ndërtimit të bazës amerikane, gjithmonë duke theksuar se do të parandalojnë çdo ndihmë për luftëtarët e Hamasit.

Mirëpo, pikat shtesë të kontrollit pasi ndihma të ngarkohet në kamionë kanë ngritur pyetje në lidhje me vonesat e mundshme. Edhe agjencitë e OKB-së prej kohësh janë ankuar për vonesat në dërgimin dhe shpërndarjen e ndihmave.

Siç raportohet, operacioni i shpërndarjes do të udhëhiqet nga World Food Programme.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Agjenda e Kurtit për sot

ZKM ka njoftuar për agjendën e kryeministrit Kurti për...

Nga 9 maji serbët mund t’i ndërrojnë patentë shoferët ilegalë në RKS, Kurti ua shpjegon në serbisht procedurën

Ministria e Punëve të Brendshme ka nxjerrë një vendim,...

Dërgohet në paraburgim ushtari amerikan i arrestuar në Rusi

Një gjykatë në lindjen e largët të Rusisë, qytetin...

Haradinaj kujton heroin Bahri Fazliu: Një nga figurat më të ndritira të Lëvizjen Kombëtare për Çlirim

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush...

Agjenda e Kurtit për sot

ZKM ka njoftuar për agjendën e kryeministrit Kurti për sot. Ai fillimisht do të marrë pjesë në takimin e Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime. Më...

Nga 9 maji serbët mund t’i ndërrojnë patentë shoferët ilegalë në RKS, Kurti ua shpjegon në serbisht procedurën

Ministria e Punëve të Brendshme ka nxjerrë një vendim, me të cilin mundësohet kalimi nga patent shoferi i lëshuar nga institucionet jolegale serbe në...

Dërgohet në paraburgim ushtari amerikan i arrestuar në Rusi

Një gjykatë në lindjen e largët të Rusisë, qytetin Vladivostok, ka urdhëruar arrestimin e rreshterit të Shtabit të Shteteve të Bashkuara, Gordon Black dhe...