Për zgjedhjet e 8 majit në RMV u akredituan 1078 vëzhgues vendas dhe 770 të huaj

Në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale...

Lajçak: Kosova duhet të fillojë formimin e Asociacionit dhe Serbia t’i njohë simbolet e Kosovës

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi,...

Akademik qe japin fakte dhe vertetojne se Aleksandri i madh,Pirro i epirit fliste shqip

Sa e vjetër është gjuha shqipe, në cilat koordinata...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Extra AL PVC

Presidenti amerikan Joe Biden nënshkroi të mërkurën në ligj një paketë ndihme që ofron ndihmë thelbësore ushtarake për Ukrainën, duke mbyllur muaj të tërë negociatash dhe debatesh.

Paketa e ndihmës, e miratuar nga Senati vonë në mbrëmjen e së martës dhe me vlerë 95 miliardë dollarë në total, përfshin gati 61 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën, 26 miliardë dollarë për Izraelin dhe 8 miliardë dollarë për Indo-Paqësorin.

Duke folur nga Shtëpia e Bardhë pas nënshkrimit të projektligjit të mërkurën, Biden tha se ishte një “ditë e mirë për Amerikën, një ditë e mirë për Ukrainën dhe një ditë e mirë për paqen botërore”.

Paketa e ndihmës, tha Biden, “do ta bëjë Amerikën më të sigurt. Do ta bëjë botën më të sigurt. Dhe vazhdon lidershipin e Amerikës në botë”.

Nënshkrimi i paketës së ndihmës ishte kulmi i negociatave të tensionuara muajsh dhe lobimi personal nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Konservatorët e vijës së ashpër të Dhomës së Përfaqësuesve kundërshtuan financimin e mëtejshëm të SHBA-së për Kievin.

Dhe efektet e projekt-ligjit pritet të ndihen shpejt në fushat e betejës në Ukrainë, ushtarët e së cilës janë përballur me mungesë municioni dhe humbje në fushën e betejës në mungesë të ndihmës së SHBA-së këtë vit.

Madje, Biden tha se dërgesat e furnizimeve ushtarake në Ukrainë do të fillojnë “në orët e ardhshme” dhe do të përfshijnë pajisje të mbrojtjes ajrore dhe municione për sistemet e artilerisë dhe raketave, së bashku me automjete të blinduara.

Në këtë drejtim, Pentagoni njoftoi se një paketë ndihme prej 1 miliard dollarësh do të shkonte në Ukrainë vetëm pak çaste pasi Biden nënshkroi ligjin. /Telegrafi/

spot_img

Të fundit

Për zgjedhjet e 8 majit në RMV u akredituan 1078 vëzhgues vendas dhe 770 të huaj

Në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale...

Lajçak: Kosova duhet të fillojë formimin e Asociacionit dhe Serbia t’i njohë simbolet e Kosovës

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi,...

Akademik qe japin fakte dhe vertetojne se Aleksandri i madh,Pirro i epirit fliste shqip

Sa e vjetër është gjuha shqipe, në cilat koordinata...

Për zgjedhjet e 8 majit në RMV u akredituan 1078 vëzhgues vendas dhe 770 të huaj

Në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të 8 majit, një numër i madh vëzhguesish, përkthyesish dhe gazetarësh të huaj...

Lajçak: Kosova duhet të fillojë formimin e Asociacionit dhe Serbia t’i njohë simbolet e Kosovës

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha se Kosova duhet të fillojë formimin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe...

Akademik qe japin fakte dhe vertetojne se Aleksandri i madh,Pirro i epirit fliste shqip

Sa e vjetër është gjuha shqipe, në cilat koordinata gjeografike është folur, si ka evoluar, cilët popuj janë marrë vesh përmes saj dhe dialekteve,...