Aliu zotohet se punimet në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë do të përfundojnë brenda afateve

Për më shumë se 10 vite, ekskavatorë e kamionë...

Pro dhe kundër Rezolutës për Srebrenicën

Ata që respektojnë vendimet e gjykatës mbështesin Rezolutën për...

Tërmet në Maqedoninë e Veriut, epiqendra në Shkup

Një tërmet me fuqi prej 3 shkallë të Rihterit...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Serbët grumbullohen për nënshkrimet për shkarkimin e Atiqit

Extra AL PVC

Qytetarë në Mitrovicën e Veriut janë grumbulluar të mërkurën në mëngjes afër sallës së sportit në këtë komunë, për të nisur peticionin për shkarkimin e kryetarit Erden Atiq.

Numri i të grumbulluarve po shkon duke u rritur.

Në të njëjtën kohë pritet të nisë peticioni edhe në Leposaviq.

Në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq e Zubin Potok, iniciuesit e peticionit kanë kohë deri më 22 janar të mbledhin nënshkrimet e nevojshme, e në Zveçan edhe pesë ditë më shumë.

Në udhëzimin administrativ të bërë sivjet, duhet që 20 për qind e votuesve të regjistruar të nënshkruajnë peticionin, për të çuar në votim procesin për largimin e kryetarit të komunës nga funksioni. Në këtë rast, në Mitrovicën e Veriut, numri i votuesve është: 18,199. Sipas përllogaritjeve, 3,640 votues përbëjnë 20% të trupës elektorale. Nëse konfirmohet nënshkrimi i peticionit nga të paktën 20 për qind e votuesve të regjistruar, në procesin e votimit duhet të votojnë pro të paktën 50 për qind, për ta rrëzuar kryetarin.

10 ditë më parë, kjo komunë nuk e pati pranuar kërkesën e një grupi për t’u regjistruar si grup nismëtar për mbledhjen e nënshkrimeve për shkarkimin e Erden Atiqit.

Udhëzimi Administrativ për shkarkimin e kryetarëve të komunave nëpërmjet peticionit u miratua pasi nëpërmjet protestave, serbë të veriut kundërshtuan zgjedhjen e autoriteteve lokale që morën mandatin në procesin elektoral, i cili u bojkotua nga Lista Serbe.

Për shkak të hyrjes së kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale – me asistimin e policisë së Kosovës – në fund të majit, serbët lokalë organizuan protesta në Leposaviq, Zubin-Potok e Zveçan.

Tensionet u përshkallëzuan në dhunë më 30 maj në Zveçan, pasi protestuesit serbë u përleshën me pjesëtarët e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR. Nga përleshjet mbetën të plagosur dhjetëra persona nga të dyja palët.

Bashkësia ndërkombëtare në krye me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian kanë kërkuar nga Kosova dhe Serbia të ulin tensionet. Nga Prishtina kanë kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja, ndërkaq nga Beogradi që të inkurajojë serbët të marrin pjesë në procesin zgjedhor.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Aliu zotohet se punimet në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë do të përfundojnë brenda afateve

Për më shumë se 10 vite, ekskavatorë e kamionë...

Pro dhe kundër Rezolutës për Srebrenicën

Ata që respektojnë vendimet e gjykatës mbështesin Rezolutën për...

Tërmet në Maqedoninë e Veriut, epiqendra në Shkup

Një tërmet me fuqi prej 3 shkallë të Rihterit...

Jennifer Aniston tregon pse nuk do të ketë kurrë TikTok

Rrjetet sociale nuk janë vetëm platforma argëtimi apo një...

Aliu zotohet se punimet në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë do të përfundojnë brenda afateve

Për më shumë se 10 vite, ekskavatorë e kamionë gjenden në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë. Punimet në këtë rrugë, shpesh herë janë ndërprerë, ndërsa ministri i...

Pro dhe kundër Rezolutës për Srebrenicën

Ata që respektojnë vendimet e gjykatës mbështesin Rezolutën për Srebrenicën, ndërsa mohuesit e gjenocidit po bëjnë gjithçka për të parandaluar miratimin e saj. Diskutimi...

Tërmet në Maqedoninë e Veriut, epiqendra në Shkup

Një tërmet me fuqi prej 3 shkallë të Rihterit dridhi Maqedoninë e Veriut në orët e para të mëngjesit të 4 majit. Rrjeti telemetrik sizmologjik...