Lumir Abdixhiku premton rritje enorme rrogash: Mësuesve 224 euro, mjekëve 296, policëve 200 euro

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, u zotua në Pressing...

Nënsekretarja amerikane e Shtetit: Jemi thellësisht të përkushtuar për sigurinë e veriut të Kosovës

Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Diplomaci dhe Çështje Publike,...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Selfie me Xhakën i kushton shtrenjtë djaloshit nga Kosova, gjobitet nga UEFA

Extra AL PVC

Ishte data 18 nëntor 2023. Zvicra po luante kundër Kosovës në St. Jakob-Park të Bazelit.

Driton Sedaj (40-vjeçar) nga Bieli ishte në stadium me djemtë e tij Luanin (13) dhe Florianin (10).

Djali i tij, Floriani, pas përfundimit të ndeshjes, papritmas vrapon në fushë dhe kalon rojet e sigurisë drejt kapitenit të Zvicrës, Granit Xhakës. Qëllimi i tifozit të ri: t’ia marrë fanellën idhullit të tij.

Djali vrapon drejt e në krahët e yllit të Zvicrës dhe sigurimi është aty. Nuk e merr fanellën, por të paktën bën selfie me Xhakën. Më pas djali përcillet jashtë fushës. Madje skena është kapur edhe nga kamerat.

Babai i tij kthehet në ulëse dhe forcat e sigurisë informojnë atë se djali i tij do të marrë një vërejtje dhe se atij do t’i merreshin të dhënat e tij personale. Vërejtja nuk ishte aq e rreptë, mendon Driton Sedaj. Në humor të mirë dhe me një selfie të Xhakës në telefon, familja niset për në shtëpi. Një mbrëmje e suksesshme futbolli.

Humori i mirë tani ka mbaruar. Të premten e javës së kaluar, një letër nga Federata Zvicerane e Futbollit (SFV) mbërriti papritur në kutinë postare. Driton Sedaj duhet të paguajë 2597.15 franga gjobë për selfien ‘ilegal’.

Unë u trondita,” tha ai për Blick. “Nuk ka pasur asnjë paralajmërim, askush nuk është shqetësuar. Një djalë 10-vjeçar nuk e ka rrezikuar askënd”, thotë me bindje ai.

Ai kurrë nuk do ta imagjinonte se gjoba do të ishte kaq e lartë. “Shoqata Zvicerane e Futbollit ka para mjaftueshëm. Nuk mendoj se 2500 franga është e drejtë apo sportive.”

Ai i fajëson rojet e sigurisë. “Po, Floriani është i shpejtë, por definitivisht jo më i shpejtë se rojet (stjuardët). Duhet të ishin më të kujdesshëm”.

Por familja nuk dëshiron të shfajsohet, dënimi për selfie shihet si një mësim për jetën. Edhe prindërit e tij mësuan shumë nga ngjarja.

2500 franga për një selfie me Xhakën është padyshim shumë shtrenjtë për mua. Pavarësisht nëse është Xhaka apo Ronaldo, asnjë fëmijë nuk i meriton këto gjoba. Çështja duhet të jetë një mësim për të gjithë prindërit. Kini kujdes fëmijët tuaj!”, tha ai.

200 franga do të ishte më e përshtatshme,” thotë ai. “Ky do të ishte një kompromis i mirë.”/paparacci

spot_img

Të fundit

Çfarë është GJNP-ja dhe pse po kërkon urdhër-arreste për udhëheqësit izraelitë dhe ata të Hamasit

Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) së shpejti mund të lëshojë...

5 gjërat që janë të ndaluara pas orës 5 të pasdites nëse doni të humbni peshë

Gjumi është po aq i rëndësishëm një komponent i...

Konsumimi i tepërt i ujit mund të jetë i dëmshëm për trupin

Shpesh do të dëgjoni se është e nevojshme të...

Domatet kanë një efekt anësor shumë të rrezikshëm: Disa njerëz nuk duhet t’i hanë ato

Domatet e freskëta mund të shihen gjithnjë e më...

Çfarë është GJNP-ja dhe pse po kërkon urdhër-arreste për udhëheqësit izraelitë dhe ata të Hamasit

Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) së shpejti mund të lëshojë urdhër-arreste për udhëheqësit izraelitë dhe ata të Hamasit, përfshirë kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu, më shumë...

5 gjërat që janë të ndaluara pas orës 5 të pasdites nëse doni të humbni peshë

Gjumi është po aq i rëndësishëm një komponent i humbjes së peshës sa dieta, dhe sa më herët të shkojmë për të fjetur, aq...

Konsumimi i tepërt i ujit mund të jetë i dëmshëm për trupin

Shpesh do të dëgjoni se është e nevojshme të konsumoni sasi të mëdha uji çdo ditë, por në fakt, hidratimi i tepërt mund të...