Fetoshi: Sa më e kërcënuar demokracia, aq më shumë goditet media

Profesori ne Departamentin e Gazetarise, Arben Fetoshi, në Ditën...

​Franca: Dështimi ushtarak i Rusisë – 150 mijë të vdekur në Ukrainë

Pothuajse 150 mijë ushtarë rusë kanë vdekur në Ukrainë...

Polici i goditur me veturë dërgohet në emergjencë, gjendja e tij është stabile

Një zyrtar policor, i cili ishte në detyrë është...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Sekuestrohen 107 vepra arti në Shqipëri që i përkasin antikitetit grek

Extra AL PVC

Policia e Fierit në Shqipëri ka sekuestruar 107 vepra arti, që dyshohet se janë trafikuar nga Greqia.

Disa prej tyre i përkasin periudhës së antikitetit.

Për trafikimin e tyre janë arrestuar dy persona, 51 dhe 57 vjeç.

Policia thotë se ata akuzohen për trafikim të veprave të artit dhe kulturës.

“Vlera e veprave të çmuara arkeologjike që janë trafikuar nga shteti grek, kap vlerën e 1.5 milion eurove. Ndër veprat e sekuestruara janë ikona dhe piktura të autorëve grekë dhe rumunë, shpata dhe sende të tjera që dyshohet se i përkasin periudhës së antikitetit, një kokë mermeri e dyshuar e shekullit të dytë para lindjes së Krishtit”, deklaroi drejtori i policisë së Fierit, Lorenc Panganika.

Gjatë kontrollit në banesat e dy të ndaluarve është gjetur edhe një sasi e vogël droge kanabis sativa, municion luftarak dhe një furgon që përdorej për transportin e veprave arkeologjike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provave materiale.

Zyrtarë të policisë dhe prokurorisë në Fier bënë të ditur se do të bashkëpunohet me policinë greke, për të zbardhur dhe dokumentuar këtë veprimtari kriminale, dhe për t’i përballur me drejtësinë edhe shtetasit e tjerë të implikuar.

Pak ditë më parë, më 15 dhjetor, Shqipëria ia ktheu 20 ikona fqinjës së saj, Maqedonisë së Veriut, të cilat ishin vjedhur para një dekade.

Ato ishin pjesë e 476 ikonave të vjedhura, që Policia e Shqipërisë i kishte sekuestruar në vitin 2013.

Asokohe u themelua një grup punues për vlerësimin dhe kategorizimin e ikonave të kapura, për të kuptuar se nga vinin dhe kujt i përkisnin.

Marrëveshja për kthimin e tyre u nënshkrua më 14 nëntor të vitit 2022, gjatë një mbledhjeje të përbashkët të dy qeverive në Shkup, ku u ekspozua në mënyrë simbolike ikona e “Shën Ilisë”./REL/

 

spot_img

Të fundit

Njihuni me lëngun detoks që pastron organizmin, ja si ta përgatitni në shtëpi

Lëngjet janë mënyra më e mirë për të nxjerrë...

Fetoshi: Sa më e kërcënuar demokracia, aq më shumë goditet media

Profesori ne Departamentin e Gazetarise, Arben Fetoshi, në Ditën...

Robin Krasniqi rikthehet në ring

Boksieri shqiptar, Robin Krasniqi do t’i rikthehet ringut nesërmbrëma,...

​Franca: Dështimi ushtarak i Rusisë – 150 mijë të vdekur në Ukrainë

Pothuajse 150 mijë ushtarë rusë kanë vdekur në Ukrainë...

Njihuni me lëngun detoks që pastron organizmin, ja si ta përgatitni në shtëpi

Lëngjet janë mënyra më e mirë për të nxjerrë toksinat nga trupi e kjo sidomos kur kemi të bëjme me lëngjet jeshile. Këtu futet...

Fetoshi: Sa më e kërcënuar demokracia, aq më shumë goditet media

Profesori ne Departamentin e Gazetarise, Arben Fetoshi, në Ditën e lirisë së shtypit thekson se sa më e kërcënuar demokracia, aq më shumë goditet...

Robin Krasniqi rikthehet në ring

Boksieri shqiptar, Robin Krasniqi do t’i rikthehet ringut nesërmbrëma, ku do të boksojë në “vor der Haustur” në Augsburg, ku jeton për afro 5...