50 fëmijë në Kosovë janë në pritje për adoptim, ndërsa 200 familje të interesuara për ta

Aktualisht numri i familjeve në Kosovë që duan të...

Te panjohurat politike e helikopterit presidencial të rrëzuar në Iran

Shkruan: Afrim Kasolli "Rrëzimi" apo "ulja e detyruar" e helikopterit...

Superoperacioni i SPAK, Meta: Propagandë nën diktatin e Edi Ramës! Të bëhej para 14 majit

Superoperacioni i SPAK me rreth 50 urdhër arreste të...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Sektori i ndërtimtarisë nën llupën e ATK-së

Extra AL PVC

Administrata Tatimore e Kosovës njofton njofton se sektori i ndërtimtarisë është njëri ndër sektorët të cilat janë nën llupën e ATK-së, si sektorë të cilat sipas të dhënave të analizuara, rezultojnë me mos deklarim të saktë në aktivitetin e tyre.

ATK njofton se është e përkushtuar që të përmirësojë qasjen e saj aktuale në menaxhimin e rreziqeve të përmbushjes për të siguruar që përpjekjet për përmbushje të adresojnë rreziqet kryesore që e përbëjnë pjesën më të madhe të hendekut tatimor.

Në njoftimin e ATK-së thuhet se qasja e re bashkëkohore përfshinë caktimin e resurseve dhe strukturimin e aktiviteteve bazuar në grupet e identifikuara të rrezikut, duke përdorur një varg intervenimesh për adresimin e shkaqeve të sjelljes së mos-përmbushjes, dhe duke vlerësuar suksesin e ndërhyrjeve sipas ndikimit të tyre në sjelljen e tatimpaguesit.

“Bazuar në aktivitetet e zhvilluara nga Janari deri në Mars 2023, në monitorimin e sektorit të ndërtimtarisë – si njëri nga sektorët me risk të lartë të mos deklarimit të tatimeve, janë përfunduar 33 kontrolle tatimore, prej të cilave rezulton 1,521,894 euro tatim shtesë. Veç këtyre janë edhe 83 kontrolle të deleguara sipas analizës së riskut, të cilat do të realizohen në vazhdim”, thuhet në njoftim.

ATK në vitin 2019 ka hartuar “Planin për Përmirësimin e Përmbushjes në Sektorin e Ndërtimtarisë ku përmes këtij plani ATK është duke kryer aktivitete intensive me qëllim të identifikimit të personave, të cilët nuk përmbushin detyrimet e tyre sipas legjislacionit tatimor. Ky plan në total përmban gjashtë (6) fusha me veprime të reformës.

“Sektori i ndërtimtarisë është vetëm njëri ndër sektorët të cilat janë nën llupën e ATK-së, si sektor të cilat sipas të dhënave të analizuara, rezultojnë me mos deklarim të saktë aktivitetin e tyre”, thuhet në njoftim.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Helikopteri i rrëzuar u gjet nga ekipet e kërkimit, raporton TV shtetëror

“The Guardian”, duke iu referuar raportimit të televizionit shtetëror...

E takoi Presidentin e Iranit disa orë para se t’i rrëzohej helikopteri, Aliyev: Jemi thellësisht të brengosur

Ilham Aliyev, president i Azerbejxhanit, është shprehur i shqetësuar...

Mjegulla pengon kërkimet për helikopterin e rrëzuar të presidentit iranian

Ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar helikopterin në të...

50 fëmijë në Kosovë janë në pritje për adoptim, ndërsa 200 familje të interesuara për ta

Aktualisht numri i familjeve në Kosovë që duan të...

Helikopteri i rrëzuar u gjet nga ekipet e kërkimit, raporton TV shtetëror

“The Guardian”, duke iu referuar raportimit të televizionit shtetëror të Iranit, informon se helikopteri që u rrëzua në të cilin ishte presidenti iranian Ebrahim...

E takoi Presidentin e Iranit disa orë para se t’i rrëzohej helikopteri, Aliyev: Jemi thellësisht të brengosur

Ilham Aliyev, president i Azerbejxhanit, është shprehur i shqetësuar për uljen e ashpër të helikopterit në të cilin ndodhej presidenti i Iranit Ebrahim Raisi...

Mjegulla pengon kërkimet për helikopterin e rrëzuar të presidentit iranian

Ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar helikopterin në të cilin ka qenë presidenti iranian, Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian, i...