Çitaku përkujton Havë Shalën dhe Myrvete Dreshajn: Heroinat e pakënduara

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka përkujtuar...

Hoti: Serbia s’po përgjigjet për lokacionet që synojmë t’i gërmojmë në territorin e tyre

Kryetari i delegacionit të Kosovës për Personat e Pagjetur...

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Kushdo që nuk pajtohet me politikat e kryeministrit të...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

SBASHK-u paralajmëron protestë, Nagavci thotë se problem është mënyra se si po u adresohen mësimdhënësve

Extra AL PVC

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka paralajmëruar protestë më 1 Maj.

Ata kanë paralajmëruar se nëse qeveria nuk shqyrton kërkesat dhe shqetësimet e paraqitura nga kjo sindikatë, do ndërmerren veprime sindikale. Drejtues të kësaj sindikate kanë bërë të ditur se më 1 maj do të organizohet një protestë, kurse në rast se kërkohet nga anëtarësia, do të vazhdohet edhe me grevë të përgjithshme në sistemin arsimor.

Ministrja e Arsimit Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka thënë se nuk ka dëgjuar asnjë mësimdhënës që është i interesuar për protesta. Ajo ka ftuar SBASHK-un dhe të gjithë të tjerët që të punojnë bashkë për të përmirësuar rezultatet e nxënësve.

“Problem është mënyra se si po u adresohen edhe mësimdhënësve edhe si kryesi. SBASHK-u po flet në emër të të gjithë mësimdhënësve. Unë nuk kam dëgjuar asnjë mësimdhënës që janë shprehur që janë të interesuar ose se janë të gatshëm për protesta dhe unë e ftoj edhe SBASHK-un dhe të gjithë të tjerët që të punojmë bashkë, për të përmirësuar rezultatet e nxënësve tanë sepse kjo është më e rëndësishme dhe më se e domosdoshme”, ka thënë Nagavci.

E pyetur se a kanë pasur ndonjë thirrje për takim me ministren ose dikë tjetër në Ministri, Nagavci ka thënë se nuk i kujtohet ndonjë kërkesë për ndonjë çështje specifike që e kanë paraqitur për t’u trajtuar.

“Jo nuk më kujtohet që kanë pasur ndonjë takim, nuk më kujtohet as edhe për ndonjë kërkesë, nuk më kujtohet as për ndonjë çështje specifike që e kanë paraqitur për t’u trajtuar nga e Ministrisë”, ka thënë ministrja Nagavci.

Ministrja ka folur edhe për tekstet e reja eventuale që pritet të jenë në duart e nxënësve në vitin e ri shkollor. Ajo ka theksuar se çelësi për të përmirësuar përfundimisht cilësinë e teksteve është Ligji i ri për tekstet dhe mjetet mësimore i cili është në Kuvend e që ajo pret të finalizohet sa më shpejt nga deputetët.

“Siç jeni në njohuri ne për herë të parë kemi bërë një rishikim, një vlerësim shumë dimensional të teksteve shkollore të teksteve të gjuhës shqipe dhe të matematikës që janë në përdorim të nxënësve nga klasa e 1 deri në klasën e 9. Këto teste të rishikuara tashmë i kanë raportet dhe të njëjtat do të ndahen me shtëpitë botuese në mënyrë që të përmirësohen të gjitha ato që janë evidentuar se kanë nevojë për përmirësim.

Përveç teksteve të gjuhës shqipe dhe të matematikës të cilat do të jenë më të mira këtë vit për nxënësit tanë po synojmë dhe jemi duke punuar që të fillojmë edhe me rishikimin e teksteve të tjera. Por çelësi për të përmirësuar përfundimisht cilësinë e teksteve është Ligji i ri për tekstet dhe mjetet mësimore i cili është në Kuvend e që unë pres që të finalizohet sa më shpejt nga deputetët”, ka thënë Nagavci.

spot_img

Të fundit

Çitaku përkujton Havë Shalën dhe Myrvete Dreshajn: Heroinat e pakënduara

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka përkujtuar...

Hoti: Serbia s’po përgjigjet për lokacionet që synojmë t’i gërmojmë në territorin e tyre

Kryetari i delegacionit të Kosovës për Personat e Pagjetur...

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Kushdo që nuk pajtohet me politikat e kryeministrit të...

Më shumë se 90 gazetarë të vrarë në luftën Izrael-Hamas

Më shumë se 90 gazetarë kanë mbetur të vrarë...

Çitaku përkujton Havë Shalën dhe Myrvete Dreshajn: Heroinat e pakënduara

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka përkujtuar Havë Shalën dhe Myrvete Dreshaj, duke i quajtur heroinat e pakënduara. Çitaku tutje ka thënë se...

Hoti: Serbia s’po përgjigjet për lokacionet që synojmë t’i gërmojmë në territorin e tyre

Kryetari i delegacionit të Kosovës për Personat e Pagjetur në bisedime me Serbinë, Andin Hoti, thotë se çështja e të pagjeturve nuk duhet e...

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Kushdo që nuk pajtohet me politikat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe të Qeverisë që ai drejton, “rrezikon të njolloset dhe të diskreditohet...