Lladrovci e Gashi bëjnë homazhe te varri i Bahri Fazliut

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci e ai i Obiliqit,...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp, për atë se sa larg keni arritur ta rrëzoni veten dhe Amerikën”

Extra AL PVC

Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformën X ku shihet duke i  shtrënguar duart me ish-kreun e OSBE-së në Kosovë, William Walker,për të cilin thotë se është miku i tij i madh dhe diplomat i shkëlqyer.

Për këtë fotografi, Sandulloviq thotë se edhe u pyet nga BIA në Serbi kur ishte rrëmbyer në janar.

Më rrahën dhe torturuan me orë të tëra në zyrat e tyre, duke më kërkuar që t’u tregoja se nga e njihja Walkerin dhe të hiqja dorë nga miqësia me të. Dëshmia e përgjigjes sime ndaj tyre atëherë nën rrahje, është kjo foto e jona së bashku me një mesazh të qartë për të gjithë në Serbi dhe jashtë saj: ‘William Walker ishte, mbeti dhe do të jetë miku im sa të jetoj, dhe kurrë në asnjë rrethanë nuk do të heq dorë nga miku im’”, shkroi Sandulloviq.

Tutje ai në postimin e tij i parashtron një pyetje ambasadorit të ShBA-së në Serbi, Christopher Hill:

“Duhet t’ju vijë turp, zotëri Christopher Hill, për atë se sa larg keni arritur ta rrëzoni veten dhe Amerikën”, shkroi politikani serb, Nikolla Sandulloviq.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Lladrovci e Gashi bëjnë homazhe te varri i Bahri Fazliut

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci e ai i Obiliqit,...

Betim Reçica dhe tre tjerët lirohen nga akuza për korrupsion lidhur me tenderin për Autostradën e Gjilanit

Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur aktgjykim lirues ndaj...

U kap duke vozitur nën masë mbrojtëse, 23-vjeçari gjobitet me 500 euro, 5 pikë negative dhe i konfiskohet vetura

Policia e Kosovës ka gjobitur një shofer të moshës 23-vjeçare në Ferizaj, meqë i njëjti është kapur duke drejtuar veturën, edhe pse kishte masë...

Lladrovci e Gashi bëjnë homazhe te varri i Bahri Fazliut

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci e ai i Obiliqit, Xhafer Gashi, kanë bërë homazhe së bashku pranë varrit të heroit, Bahri Fazliu, në 26-vjetorin...

Haradinaj në Gjakovë kujton Betejën e Çabratit: Krenar që kisha në krah bashkëluftëtarë si heronjtë gjakovarë që i kujtuam sot

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar Betejen e Çabratit. Haradinaj ka thënë se në luftën çlirimtare Gjakova ka dhënë...