Mbytet një 50-vjeçar në bregdetin e Durrësit

Një person është mbytur mesditën e kësaj të shtune...

Gazetari Bahri Cani: Lajm i keq për kosovarët që duan të punojnë në Gjermani

Gazetari i DW, Bahri Cani, i cili në vazhdimësi...

Orban sërish kritikon Perëndimin

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, sërish ka kritikuar Bashkimin...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Zyrtari amerikan vizitë në Kosovë, “shmang” Kurtin – takohet vetëm me presidenten Osmani

Extra AL PVC

Ndihmëssekretari amerikan i Byrosë Ndërkombëtare kundër Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit, Todd Robinson do të jetë për vizitë zyrtare në Prishtinë, ndërkaq gjatë vizitës këtu do të takohet vetëm me presidenten e shtetit, Vjosa Osmani.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se Todd Robinson do të jetë për vizitë edhe në Tiranë nga datat 18-20 mars dhe do të takohet me kryeministrin Edi Rama.

Ndërkaq, Robinson në Kosovë do të jetë nga 20 deri më 22 mars dhe do të takohet vetëm me presidenten Vjosa Osmani.

Ndryshe, mëson se një takim i zyrtarit amerikan me kryeministrin Albin Kurti nuk është planifikuar.

Kjo është hera e dytë brenda dy jave që zyrtarët amerikanë gjatë vizitës në Kosovë nuk takojnë kryeministrin Kurti.

Edhe ndihmësadministratorja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Erin E. McKee në fillim të marsit ishte për vizitë në Kosovë

Gjatë vizitës zyrtare ajo takoi vetëm presidenten e shtetit.

Pas takimit që ka pasur me presidenten Osmani, McKee në një konferencë për media ka thënë se pavarësisht mosmarrëveshjeve me “qeveri të caktuara”, përkushtimi ndaj Kosovës mbetet i palëkundur.

“Edhe pse mund të përballemi me mosmarrëveshje apo sfida me qeveri të caktuara, përkushtimi ynë ndaj popullit të Kosovës mbetet i palëkundur dhe i qëndrueshëm”, ka thënë McKee. /Telegrafi/

spot_img

Të fundit

Flet mesfushori i Chelsea-t: Maresca do t’ju befasojë, luajmë për objektiva madhorë

Trajneri i ri i Chelseat, Enzo Maresca do t’i...

Lojërat Olimpike: Spanja vazhdon me fitore në futboll

Spanja ka shënuar edhe fitoren e dytë në futboll...

Mbytet një 50-vjeçar në bregdetin e Durrësit

Një person është mbytur mesditën e kësaj të shtune...

Gazetari Bahri Cani: Lajm i keq për kosovarët që duan të punojnë në Gjermani

Gazetari i DW, Bahri Cani, i cili në vazhdimësi...

Flet mesfushori i Chelsea-t: Maresca do t’ju befasojë, luajmë për objektiva madhorë

Trajneri i ri i Chelseat, Enzo Maresca do t’i “befasojë njerëzit” duke e bërë shpejt klubin të luajë për objektiva të mëdha dhe të...

Lojërat Olimpike: Spanja vazhdon me fitore në futboll

Spanja ka shënuar edhe fitoren e dytë në futboll në Lojërat Olimpike. “Stuhia e Kuqe” ka mposhtur me rezultat 1:3 Republikën Dominikane. Fermin Lopez kaloi spanjollët...

Mbytet një 50-vjeçar në bregdetin e Durrësit

Një person është mbytur mesditën e kësaj të shtune në bregdetin Adriatik. Ngjarja është regjistruar pak minuta më parë në bregdetin e Rrushkullit, në...