I konfiskohet përkohësisht vetura dhe gjobitet me 500 euro shoferi që kishte ndalesë për drejtimin e automjetit

Policia e Kosovës ia ka konfiskuar përkohësisht automjetin një...

Protesta të dhunshme në Francë, arrestohen 42 persona

Protesta të dhunshme janë mbajtur dje në Francë. Protestuesit...

Politikani gjerman zbulon se kur mund të hyjë Mali i Zi në Bashkim Evropian

Presidenti i Komitetit Evropian të Bundestagut, politikani i të...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Rritet çmimi i naftës menjëherë pas sulmit të Izraelit drejt Iranit

Extra AL PVC

Çmimet e naftës dhe arit janë rritur menjëherë pas sulmit izraelit drejt Iranit.

Investitorët kanë ndjekur nga afër reagimin e Izraelit ndaj sulmit të drejtpërdrejt me dron dhe raketa të Iranit javën e kaluar.

Që atëherë ka pasur shqetësime se një përkeqësim i konfliktit në Lindjen e Mesme mund të reduktojë furnizimet me naftë.

Bëhet e ditur se çmimet e naftës fillimisht u rritën për 3.5 për qind. Megjithatë, ato u ulën përsëri kur mediat iraniane raportuan se nuk ka dëme në qytetin Isfahan ku edhe raportohej për shpërthime nga hakmarrja izraelite në orët e mëngjesit të së premtes.

Ndryshe, rritjet e çmimeve të naftës rrezikojnë të nxisin edhe inflacionin, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

“Është mirë të veprohet sa nuk është përshkallëzuar situata më tej dhe shpresojmë se kjo përçarje në tregje të jetë jetëshkurtër”, tha Randeep Somel, menaxher i fondeve në M&G Investment Management.

Përveç naftës, edhe çmimi i arit rritet në momente pasigurie si ky, pasi konsiderohet si investim i sigurt.

E tensionet e rritura në Lindjen e Mesme kanë rritur shqetësimet edhe për bllokimin e mundshëm të rrugës detare në ngushticën e Hormuzit midis Omanit dhe Iranit, rrugë kjo nga e cila kalon 20 për qind e furnizimit të përgjithshëm të botës me naftë.

Sipas Administratës së Informacionit të Energjisë së SHBA-së, Irani është prodhuesi i shtatë më i madh i naftës në botë.

Me sa duket, rritja e menjëhershme e çmimeve të naftës është reagim ndaj frikës së një përshkallëzimi të ri të luftës midis Izraelit dhe Iranit./Telegrafi/

spot_img

Të fundit

I konfiskohet përkohësisht vetura dhe gjobitet me 500 euro shoferi që kishte ndalesë për drejtimin e automjetit

Policia e Kosovës ia ka konfiskuar përkohësisht automjetin një...

Protesta të dhunshme në Francë, arrestohen 42 persona

Protesta të dhunshme janë mbajtur dje në Francë. Protestuesit...

Politikani gjerman zbulon se kur mund të hyjë Mali i Zi në Bashkim Evropian

Presidenti i Komitetit Evropian të Bundestagut, politikani i të...

Jul Deda ‘zbërthen’ lojën e Eglës në BBV: Po të mos lidhej Ilnisa në shtëpi…

Orët e para të mëngjesit, Graciano, Erjola dhe Juli...

I konfiskohet përkohësisht vetura dhe gjobitet me 500 euro shoferi që kishte ndalesë për drejtimin e automjetit

Policia e Kosovës ia ka konfiskuar përkohësisht automjetin një shopferi në Gjilan, i cili është kapur duke vozitur, edhe pse i ishte konfiskuar patent...

Protesta të dhunshme në Francë, arrestohen 42 persona

Protesta të dhunshme janë mbajtur dje në Francë. Protestuesit e 1 Majit së bashku me protestuesit kundër luftës në Gaza u përleshën me policinë. Në Paris,...

Politikani gjerman zbulon se kur mund të hyjë Mali i Zi në Bashkim Evropian

Presidenti i Komitetit Evropian të Bundestagut, politikani i të Gjelbërve, Anton Hofreiter, është në favor të një zgjerimi të shpejtë të Bashkimit Evropian. Ai...