Çka do të bëhet me paratë e marra nga institucionet serbe në veri?

Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Konfiskuar dhe Sekuestruar...

Çka dëshmoi dëshmitari i 64-të në Hagë kundër ish-krerëve të UÇK-së?

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Rizvanolli për projektin me MCC-në: Me rezerva prej se paku 340 MWh, Kosova do të bëhet shteti me kapacitetin më të madh të baterive për kokë banori në botë!

Extra AL PVC

Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (MCC) lansuan programin Kompaktin MCC-Kosovë.

I njëjti është i fokusuar në ofrimin e zgjidhjeve moderne të energjisë së pastër për të përmirësuar besueshmërinë e energjisë elektrike.

Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje me rëndësi për shtetin, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se programi është dizajnuar dhe përgatitjet intensive kanë përfunduar me sukses.

“Me rezerva prej se paku 340 MWh, Kosova do të bëhet shteti me kapacitetin më të madh të baterive për kokë banori në botë!… Ky partneritet do të vazhdojë me po të njëjtin përkushtim në mënyrë që të ndërtojmë infrastrukturën kyçe për një sektor modern e të pastër të energjisë, e njëkohësisht të sigurohemi që – të parët në rajon – të rinjtë e të rejat tona i aftësojmë e i përfshijmë në këtë sektor dinamik që do të krijojë vende të punës” ka thënë mes të tjerash Rizvanolli.

Ky është njoftimi i plotë i saj:

Që sot hyn në fuqi programi Kompakt me MCC-në i cili vendosë Kosovën në rend të parë të zhvillimeve botërore të energjisë.

Me rezerva prej se paku 340 MWh, Kosova do të bëhet shteti me kapacitetin më të madh të baterive për kokë banori në botë!

Sapo nënshkruam marrëveshjen e hyrjes në fuqi të programit me Cameron Alford, Zëvendëspresident në Korporatën e Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC).

Programin e kemi dizajnuar dhe përgatitjet intensive i kemi përfunduar me sukses së bashku ekipet e Kosovës e të MCC-së, në një partneriteti të shkëlqyeshëm.

Ky partneritet do të vazhdojë me po të njëjtin përkushtim në mënyrë që të ndërtojmë infrastrukturën kyçe për një sektor modern e të pastër të energjisë, e njëkohësisht të sigurohemi që – të parët në rajon – të rinjt e të rejat tona i aftësojmë e i përfshijmë në këtë sektor dinamik që do të krijojë vende të punës.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Çka do të bëhet me paratë e marra nga institucionet serbe në veri?

Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Konfiskuar dhe Sekuestruar...

Çka dëshmoi dëshmitari i 64-të në Hagë kundër ish-krerëve të UÇK-së?

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë...

Shkencëtari rus dënohet me 14 vjet burgim për tradhti

Një gjykatë në Shën Petersburg ka shqiptuar 14 vjet...

Çka do të bëhet me paratë e marra nga institucionet serbe në veri?

Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Konfiskuar dhe Sekuestruar e Kosovës nuk ka ende vendim gjykate për të administruar me miliona eurot që policia...

Çka dëshmoi dëshmitari i 64-të në Hagë kundër ish-krerëve të UÇK-së?

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 64-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar Johan Fritsch në...

Komuna e Rahovecit: Ujërat e mbledhur në disa segmente rrugore, janë shkarkuar dhe tani gjendja është përmirësuar

Komuna e Rahovecit ka njoftuar se ujërat e mbledhur pas shiut të madh që ra atje janë shkarkuar dhe se tani gjendja është përmirësuar. Komuna...