“Gjuha e përdorur nga kryeministri Kurti ndaj vendeve aleate është e papranueshme”

Analisti politik, Visar Ymeri në një intervistë për TV...

Shqipëria ratifikon marrëveshjen e pensioneve me Italinë, përfitojnë 500 mijë shqiptarë

Parlamenti i Shqipërisë ka ratifikuar marrëveshjen për njohjen reciproke...

Hamiti: Qeveria Kurti është qeveri diletantësh, letra e Gërvallës nxjerr në pah hipokrizinë dhe jokompetencën

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, Qeverinë Kurti...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

“Ringjallja” politike e Donald Trump

Extra AL PVC

Që kur e pat kumtuar për herë të parë lajmin se e ka në plan të kandidoj për president të SHBA-ve, pa kush e kishte marrë seriozisht këtë kumt të tij.

Mirëpo, Donald Trump, jo vetëm që i mundi të gjithë kundër kandidatët brenda Partisë Republikane, por ai i fitoi edhe zgjedhjet presidenciale në vitin 2016, kundër Hillary Clintonit, duke shkaktuar një sensacion si vendor ashtu edhe global.

Ndonëse, e humbi pozitën e të parit në Shtëpinë e Bardhë, në garën e vitit 2020, megjithatë ka arritur që përsëri të imponohet si kundërshtari më serioz i mundshëm për zgjedhjet e këtij viti kundër presidentit aktual Joe Biden.

Atëbotë, rezultatin e atyre zgjedhjeve se e kishte quajtur si vjedhje të fitores së tij popullore, nuk kishte pranuar t’ia “dorëzonte” detyrën presidentit të sapo zgjedhur, sipas traditës së njohur amerikane, si dhe i kishte mobiluzar masat ta sulmonin Capitoll Hill-in, diçka e paprecedent në historinë politike të atij shteti. Ndërkohë, gjatë kohës sa ka qëndruar në opozite është përballur me disa procese gjyqësore, por që asnjëra prej tyre nuk ia kanë dalur t’ia zbehin përkrahjen publike. Përkundrazi, Donald Trump-i e ka fituar aureolën mitike të një “feniksi” modern politik.

Për më tepër, sipas disa hulumtimeve të fundit të opinionit të bëra publike nga “Washington Post”, tri vjet pas sulmit mbi tempullin e demokracisë amerikane, Republikanët janë gjithnjë e më solidar më ata që i vunë flakën ndërtesës, si dhe më të gatshëm për ta “amnistuar” ish- presidentin Trump, nga përgjegjësia sesa ishin në vitin kur kishte ndodhur ngjarja. Dhe në këtë mënyrë ai sot thuajse e kryeson garën në  mes republikanëve për t’u rizgjedhur president.

Ky fenomen socio-politik, natyrisht se ka shkaqe të ndryshme, por ekspertë kanë listuar tema që nga çështja e migracionit të paligjshëm, sfidat ekonomike deri tek vetë personaliteti i zotit Trump. Madje, disa mbështetës identifikohen me të dhe kanë ambicien të jenë të pasur dhe të suksesshëm njësoj shkruan Zëri i Amerikës.

Në këtë drejtim profesor Anthony DiMaggio ka pohuar se një faktor tjetër i rëndësishmen në retorikën e zotit Trump është një mosbesim i thellë ndaj disa institucioneve, si Kongresi, disa gjyqtarë dhe media. Sipas tij, pretendimet e zotit Trump për komplot nga qeveria dhe media, nxisin shumë mbështetës të tij të shpërfillin lajmet negative për ish-presidentit.

Mbase, ky fakt tregon se pikërisht mos-besimi dhe zhgënjimi në institucionet tradicionale demokratike dhe juridike ka krijuar terren për lulëzimin e liderëve populist. Dhe nëse demokracitë nuk e korrigjojnë ketë patologji, gjithnjë me tepër jeta politike do të dominohet nga liderë dhe masa, e me institucione të zbehta përfaqësuese.

 /TV Arbëria

 

 

 

 

spot_img

Të fundit

“Gjuha e përdorur nga kryeministri Kurti ndaj vendeve aleate është e papranueshme”

Analisti politik, Visar Ymeri në një intervistë për TV...

Shqipëria ratifikon marrëveshjen e pensioneve me Italinë, përfitojnë 500 mijë shqiptarë

Parlamenti i Shqipërisë ka ratifikuar marrëveshjen për njohjen reciproke...

Hamiti: Qeveria Kurti është qeveri diletantësh, letra e Gërvallës nxjerr në pah hipokrizinë dhe jokompetencën

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, Qeverinë Kurti...

Disa vegla kuzhine nuk bën t’i përdorni gjatë, janë vend i baktereve!

Në vazhdim po ju sjellim listën e gjërave të...

“Gjuha e përdorur nga kryeministri Kurti ndaj vendeve aleate është e papranueshme”

Analisti politik, Visar Ymeri në një intervistë për TV Arbëria ka thënë se gjuha e përdorur nga Kurti ndaj vendeve aleate është e papranueshme. Ymeri...

Shqipëria ratifikon marrëveshjen e pensioneve me Italinë, përfitojnë 500 mijë shqiptarë

Parlamenti i Shqipërisë ka ratifikuar marrëveshjen për njohjen reciproke të kontributeve për sigurimet shoqërore midis Italisë dhe Shqipërisë. Janë rreth 500 mijë qytetarë shqiptarë emigrantë...

Hamiti: Qeveria Kurti është qeveri diletantësh, letra e Gërvallës nxjerr në pah hipokrizinë dhe jokompetencën

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, Qeverinë Kurti e ka quajtur qeveri diletantesh. Ai ka vlerësuar se pasojat e kësaj qeveria po u vuan...