Hoxhaj: Besnik Bislimi negociator i dështuar

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar...

Dy vjet pasi u diagnostifikua me vitiligo, qeni i zi shndërrohet në të bardhë

Për dy vjet, një qen i zi u shndërrua...

Rrihet një i mitur në Shkup, me lëndime të rënda është dërguar në spital

Dje në ora 23:15 në SPB Shkup, nga Spitali...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Reuten: Sanksionuam Kosovën, jo agresorin – duhen hapa ndaj Vuçiqit e Dodikut

Extra AL PVC

Eurodeputeti Thijs Reuten në Komitetin e Punëve të Jashtme, tha se duhet të ndërmerren veprime vendimtare kundër destabilizuesve si Aleksandar Vuçiqit dhe Millorad Dodikut.

Ai ka shprehur pakënaqësinë me sjelljen e Bashkimit Europian se nuk po bën sa duhet për të sheshuar trazirat politike në Ballkanin Perëndimor.

Eurodeputeti holandez mendon se presidenti Vuçiq po e shkatërron rrugën e Serbisë drejt BE-së, duke refuzuar sanksionet ndaj Rusisë.

“Shumica e parlamentit serb është shumë kritik me Bashkimin Europian. Pavarësisht kritikave të shumta që ka pasur muajt e fundit, kemi një situatë ku kemi vendosur sanksione ndaj Kosovës dhe jo ndaj agresorit, shkakut kryesor për destabilizimin dhe provokimet, që nuk i kishim parë prej shumë kohësh,” tha Reuten.

Reuten, një pjesëtar i Aleancës Progresiste të Socialistëve dhe Demokratëve, i bëri thirrje Këshillit të Europës të aplikojë sanksione kundër Milorad Dodikut, presidentit të Republikës Srpska, entitetit serb në Bosnjë-Hercegovinë, së bashku me partnerët e tij. Politikani holandez tha se Republika Sërpska po krijon në mënyrë antikushtetuese institucione paralele në mjekësi, drejtësi, mbrojtje, siguri dhe taksim.

“Nuk mendoj se na duhet një tjetër samit për të konfirmuar mbështetjen tonë të plotë për rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së. Na duhen veprime. Duhet t’u dërgojmë mesazhe të qartë Dodikut dhe Vuçiqit, nga njëra anë, dhe vendeve si Maqedonia e Veriut, nga ana tjetër, të cilat kanë bërë shumë dhe duan ndihmën tonë,” deklaroi Reuten.

Në një intervistë për “Al Jazeera” (AJ), eurodeputeti holandez i cili shpesh flet për sfidat me sigurinë dhe politikën në rajonin e Ballkanit, drejtoi gishtin ndaj atyre që sipas tij i shkaktojnë ato.

“Prej vitesh jam lodhur me politikën e Bashkimit Europian duke u dorëzuar para destabilizuesve si Vuçiq dhe Dodik. Të dy po cenojnë qëllimisht sundimin e ligjit dhe po nxitin konflikte etnike në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ndërkohë që mbajnë lidhje me [presidentin rus Vladimir] Putin. Kjo duhet të ndalet. Por kjo nuk ka për të ndodhur derisa BE-ja të heqë një vijë të kuqe të qartë, jo të angazhohet në dialogë që nuk sjellin fryte. Deklarata ‘ne përsërisim mbështetjen tonë të plotë për rrugën europiane të Ballkanit Perëndimor’ duhet bërë me njëfarë përgjegjësie. Duhet t’i vendosim fjalët në praktikë dhe të bëjmë diçka,” u shpreh Reuten.

spot_img

Të fundit

Hoxhaj: Besnik Bislimi negociator i dështuar

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar...

Dy vjet pasi u diagnostifikua me vitiligo, qeni i zi shndërrohet në të bardhë

Për dy vjet, një qen i zi u shndërrua...

Rrihet një i mitur në Shkup, me lëndime të rënda është dërguar në spital

Dje në ora 23:15 në SPB Shkup, nga Spitali...

Nesër në Kuvendin e Kosovës mbahen homazhe për ish-deputetin Ali Lajçi

Në Kuvendin e Kosovës të martën do të mbahen...

Hoxhaj: Besnik Bislimi negociator i dështuar

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar ashpër zv.kryeministrin Besnik Bislimi, i cili, në një medium ukrainas ka përmendur një luftë të...

Dy vjet pasi u diagnostifikua me vitiligo, qeni i zi shndërrohet në të bardhë

Për dy vjet, një qen i zi u shndërrua në të bardhë për shkak të vitiligos, gjendje kjo në të cilën lëkura dhe flokët...

Rrihet një i mitur në Shkup, me lëndime të rënda është dërguar në spital

Dje në ora 23:15 në SPB Shkup, nga Spitali i Përgjithshëm i qytetit “Shën Naum i Ohrit” është raportuar se tek ta është sjellë...