Fetoshi: Sa më e kërcënuar demokracia, aq më shumë goditet media

Profesori ne Departamentin e Gazetarise, Arben Fetoshi, në Ditën...

​Franca: Dështimi ushtarak i Rusisë – 150 mijë të vdekur në Ukrainë

Pothuajse 150 mijë ushtarë rusë kanë vdekur në Ukrainë...

Polici i goditur me veturë dërgohet në emergjencë, gjendja e tij është stabile

Një zyrtar policor, i cili ishte në detyrë është...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Rruga e mundshme e paqes ndërmjet Izraelit dhe Palestinës

Extra AL PVC

Shkruan: Afrim Kasolli

 

Në asnjë sferë të jetës sikurse në politikë njeriu nuk përballet me pasojat e veprimeve të veta. Apo siç thotë një proverb kineze “ruaju nga dëshirat e tepërta sepse ato mund të realizohen”. Dhe realizmi i tyre sidomos në këtë veprimtari mund të të kthehet në bumerang. Askujt nuk do t’i shkonte më shumë për shtati ky konstatim se sa kryeministrit aktual të Izraelit, Benjamin Natanyahu.

 

Ai e nisi karrierën politike duke i kundërshtuar me një pasion fanatik marrëveshjet e arritura ndërmjet shtetit të tij dhe Organizatës për Çlirimin e Palestinës(OÇP). Atëbotë, në Izrael në pushtet ishte Yitzhak Rabin. Marrëveshja u arrit ndërmjet tij dhe Yasser Arafat-it me ndërmjetësimin e drejtpërdrejt të ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, në Oslo të Norvegjisë, më 13 shtator të vitit 1993.

 

Sipas këtij akordi, të dy palët kishin rëndë dakord për bashkëjetesën paqësore dhe njohjen reciproke, duke përfshirë të drejtën e Izraelit për të ekzistuar. Palestinezët do të administronin vet Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor në një fazë provizore, ndërsa Izraeli të tërhiqej nga territoret. Objektivi ishte që gradualisht të përgatitej një zgjidhje me dy shtete, e cila përfundimisht do të çonte në një shtet sovran palestinez.

 

Këtë plan të paqes atëbotë, B.Natanyahu e quajti si tradhti kombëtare. Ai u vu në ballë të protestave masive kundër saj. Dhe nuk la gurë pa lëvizur për ta minuar zbatimin saj, duke shfrytëzuar sentimentet publike të së djathtës. Janë të njohura pamjet kur Yitzhak Rabin, krahasohej me Hitlerin. Në këtë klimë hiper-polarizuese, kryeministri në fjalë u vra nga një student me bindje të ekstremit të djathtë. Kurse e veja e tij e akuzoi drejtpërdrejtë, B.Natanyahun, si përgjegjës për këtë atentat.

 

Një nismë tjetër serioze për ta rikthyer këtë proces në binarë të duhur diplomatik, u bë edhe në vitin 2000 në Camp David, të drejtuar përsëri nga ish-presidenti amerikan Bill Clinton. Kurse në krye të shtetit të Izraelit në atë kohë ishte Ehud Barak. Mirëpo, çuditërisht, ndaj këtij plani shumë më shumë u pozicionua kundër ish-lideri i OÇP-së, Yasser Arafat, se sa Ehud Barak-i. Në këtë mënyrë, lideri palestinez i dha një goditje fatale përpjekjeve perëndimore për ta zgjidhur çështjen palestineze.  Arsyet e këtij refuzimi kanë mbetur ende një “enigmë sfinksi”. Por nuk ka dyshim se ky dështim i procesit të paqes e shtroi rrugën e triumfit të frymës fanatike në të dy shoqëritë.

 

Ndërkohë, që nga viti 2014, as që ka pasur negociata serioze në mes Izraelit dhe palestinezëve. Kurse  kohët e fundit, sipas Gregg Carlstrom, në shkrimin “The Power Vacuum in the Middle East” për Foreign Affairs, kryeministri Benjamin Natanyahu, kishte bërë çdo gjë për ta minuar autoritetin palestinez  “madje edhe duke e lehtësuar transferimin e milionave në duar të Hamasit”si pjesë e planeve të tij për t’u arsyetuar se nuk mund të zhvillojë negociata të paqes me një organizatë terroriste.  Kjo “status quo”  u shemb me 7 tetor nga sulmi terrorist i Hamasit, brenda shtetit të Izraelit, ku mbetën të vrarë rreth 1200 civilë të pafajshëm dhe qindra të tjerë u kidnapuan.

 

Kështu, investimi i kryeministrit të Izraelit për të minuar marrëveshjet e paqes, për hir të përfitimeve të brendshme politike, në fund ka filluar t’i hakmerret.

 

Me këtë rast, deri sa sot jemi gashtë muaj pas sulmit të 7 tetorit dhe intervenimit të Forcave Mbrojtëse të Izraelit në rripin e Gazës, me qëllim zhdukjen e Hamasit, kjo luftë po vazhdon pa fitues, shkruan mediumi i njohur amerikan CNN. Për Hamasin fakti se lufta vazhdon mund të konsiderohet si “fitore” edhe pse e ka paguar  një çmim te madh këtë “fitore”. Ajo mbase nuk do të jetë në gjendje që rikthehet më në pushtet.

 

Por kjo disfatë nuk është fitore as për Benjamin Natanyahu-un. Me politikën e tij ai ka ndikuar që sot shteti Izraelit ta ketë imazhin më të ulët të mundshëm ndërkombëtar. Duke u izoluar nga pjesa tjetër e botës si dhe duke e lënë parapa vetës një trashëgimi të errët, për shkak të numrit të madh të viktimave civile në Gaza. Po ashtu, është zbehur solidariteti global, mbi të drejtën e Izraelit për vet mbrojtje. Ndërkohë, ka filluar të shtohet gjithnjë e më shumë presioni edhe brenda. Protesta masive të qytetarëve të këtij shteti janë duke e kërkuar largimin e tij si kusht për paqe.

 

Këto zhvillime po tregojnë se shtegdalja nga ky rreth vicioz i dhunës mbase mund të arrihet vetëm me tejkalimin e këtyre të dy kundërtave ekstreme.

/TV Arbëria

 

 

 

spot_img

Të fundit

Njihuni me lëngun detoks që pastron organizmin, ja si ta përgatitni në shtëpi

Lëngjet janë mënyra më e mirë për të nxjerrë...

Fetoshi: Sa më e kërcënuar demokracia, aq më shumë goditet media

Profesori ne Departamentin e Gazetarise, Arben Fetoshi, në Ditën...

Robin Krasniqi rikthehet në ring

Boksieri shqiptar, Robin Krasniqi do t’i rikthehet ringut nesërmbrëma,...

​Franca: Dështimi ushtarak i Rusisë – 150 mijë të vdekur në Ukrainë

Pothuajse 150 mijë ushtarë rusë kanë vdekur në Ukrainë...

Njihuni me lëngun detoks që pastron organizmin, ja si ta përgatitni në shtëpi

Lëngjet janë mënyra më e mirë për të nxjerrë toksinat nga trupi e kjo sidomos kur kemi të bëjme me lëngjet jeshile. Këtu futet...

Fetoshi: Sa më e kërcënuar demokracia, aq më shumë goditet media

Profesori ne Departamentin e Gazetarise, Arben Fetoshi, në Ditën e lirisë së shtypit thekson se sa më e kërcënuar demokracia, aq më shumë goditet...

Robin Krasniqi rikthehet në ring

Boksieri shqiptar, Robin Krasniqi do t’i rikthehet ringut nesërmbrëma, ku do të boksojë në “vor der Haustur” në Augsburg, ku jeton për afro 5...