Sot është Dita Botërore e Vallëzimit

29 prilli shënon Ditën Botërore të Vallëzimit. Kjo ditë inkurajon...

ASK thërret konferencë për media, tregon se si po shkon dhe çka po ndodh me regjistrimin e popullsisë

Agjencia e Statistikave të Kosovës mban konferencë për ecurinë...

Hovenier administron betimin për 10 vullnetarë të rinj të Korpusit të Paqes në Kosovë

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier sot do...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Regjistrimi i popullsisë në veri, shumica e serbëve kundër

Extra AL PVC

Shumica e qytetarëve serbë nga veriu i vendit janë shprehur kundër pjesëmarrjes në procesin e regjistrimit të popullsisë që do të mbahet në Kosovë nga 5 prilli deri më 17 maj 2024.

Ekipi i KosovaPress-it, pothuajse gjatë tërë ditës ka provuar të bisedojë me qytetarët serbë rreth kësaj teme, por të pakët ishin ata që u përgjigjën, sepse pjesa dërmuese e tyre nuk pranuan të flasin publikisht, ndërsa prapa kamerës kanë shprehur mendime të ndryshme, si ‘Nuk dua të regjistrohem tek shqiptarët’, ‘Do të marrë pjesë në regjistrimin e organizuar nga Serbia’, ‘Nuk dua t’ia bëj qejfin Kurtit’ dhe të ngjashme.

Nenad Trifunoviq, qytetar nga veriu i Mitrovicës, tha se popullata e kësaj pjese ka mosbesim të madh ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës, andaj dyshon se do të ketë fare regjistrim të popullsisë në veri.

Sipas tij, një proces i tillë mund të mbahet kur të arrihet një marrëveshje politike në mes të Kosovës dhe Serbisë, ndonëse u shpreh skeptik edhe për këtë çështje.

Trifunoviq: Qytetarët e katër komunave veriore nuk besojnë në këtë regjistrim

‘Pyetja e vërtetë është nëse do të ketë fare regjistrim të popullsisë në veri të Kosovës. Është mosbesim i madh ndaj pushtetit në Prishtinë, sepse masat të cilat i kanë ndërmarrë muajt e fundit në veri, kanë shkaktuar mosbesim jashtëzakonisht të madh dhe unë nuk besoj në këtë regjistrim dhe mendoj se ky është mendim i të gjithë qytetarëve në katër komunat me shumicë serbe … Do të mbetet për një kohë tjetër, me siguri deri të arrihet një marrëveshje politike, nëse fare do të ketë marrëveshje’, ka thënë Trifunoviq.

Edhe Darko Popoviq, një qytetar tjetër nga kjo pjesë e qytetit të Mitrovicës, u shpreh kundër pjesëmarrjes së tij në këtë proces, madje edhe nëse dënohet me gjobë.

Popoviq: Për çka të dënohem, nëse nuk marrë pjesë?!

‘Nuk e di akoma saktë, por nuk besoj… Për çka të dënohem, nëse nuk marr pjesë, jo jo, nuk besoj’, tha ai.

Ndërkaq, analisti nga veriu Branisllav Kërstiq, bëri të ditur për KosovaPress, se shumica e serbëve ndodhen pothuajse në një gjendje të letargjisë dhe të depresionit kolektiv.

Duke qenë të vetëdijshëm për dënimet, ai shtoi se procesit nuk do t’i përgjigjen shumica, përveç atyre të cilët nuk kanë prona në Serbi, si dhe atyre të cilët janë të gatshëm të jetojnë në shtetin e Kosovës.

Kërstiq: Shumica nuk janë aspak të interesuar

‘Shumica e serbëve janë në një gjendje letargjike dhe të një depresioni kolektiv… Jam i sigurt se tash për tash procesit do t’i përgjigjen vetëm ata të cilët nuk kanë pronë në Serbi, si dhe ata të cilët janë të gatshëm të vazhdojnë me jetuar në shtetin e Kosovës… Edhe pse e dinë që shteti do t’i dënojë ata të cilët do të refuzojnë pjesëmarrjen në regjistrimin e popullsisë, shumica nga ta nuk janë aspak të interesuar (për t’ju përgjigjur regjistrimit)’, theksoi Kërstiq.

Në anën tjetër, Hazbije Qeriqi, zëdhënëse në Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK), i ka thënë KosovaPress-it, përmes telefonit se nuk ka ndonjë indikacion, të paktën deri tani, se procesi mund të dështojë.

Sipas saj, të gjitha përgatitjet në mbarë vendin, duke përfshirë edhe veriun, janë duke shkuar sipas planit dhe pa ndonjë problem.

Ajo potencoi numrin e konsiderueshëm të qytetarëve serbë të cilët kanë shprehur interesim për t’iu bashkangjitur ekipeve të ASK-së në këtë proces.

‘Të gjitha përgatitjet në mbarë territorin e Kosovës, duke përfshirë këtu edhe veriun, janë duke shkuar sipas planit dhe nuk kemi ndonjë problem. Kemi po ashtu numër të konsiderueshëm të qytetarëve serbë të cilët kanë aplikuar për t’ju bashkangjitur ekipeve tona në këtë proces. Nuk ka ndonjë indikacion, të paktën deri tani, se procesi mund të dështojë në veri të vendit. Rezultatet preliminare do të shpallen pas tre muajsh, ndërsa përfundimtare deri në fund të vitit’, sqaroi Qeriqi.

Ndryshe, regjistrimi i fundit i popullsisë në Kosovë është bërë në vitin 2011, ku nga ky proces numri i përgjithshëm i banorëve në Kosovë llogaritet të jetë rreth 1.8 milionë. Në këtë regjistrim nuk ishin përfshirë banorët e komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, pasi në atë kohë ata kishin refuzuar procesin./A.Damati/

spot_img

Të fundit

Sot është Dita Botërore e Vallëzimit

29 prilli shënon Ditën Botërore të Vallëzimit. Kjo ditë inkurajon...

​Guardiola i frikësohet Arsenalit

Manchester City mbajti presionin ndaj liderit Arsenal me një...

ASK thërret konferencë për media, tregon se si po shkon dhe çka po ndodh me regjistrimin e popullsisë

Agjencia e Statistikave të Kosovës mban konferencë për ecurinë...

Hovenier administron betimin për 10 vullnetarë të rinj të Korpusit të Paqes në Kosovë

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier sot do...

Sot është Dita Botërore e Vallëzimit

29 prilli shënon Ditën Botërore të Vallëzimit. Kjo ditë inkurajon njerëzit e të gjithë moshave që të festojnë së bashku. Duke qenë se vallëzimi konsiderohet si...

​Guardiola i frikësohet Arsenalit

Manchester City mbajti presionin ndaj liderit Arsenal me një fitore 2-0 në Nottingham Forest të dielën, por trajneri Pep Guardiola tha se ata kanë...

ASK thërret konferencë për media, tregon se si po shkon dhe çka po ndodh me regjistrimin e popullsisë

Agjencia e Statistikave të Kosovës mban konferencë për ecurinë e punës gjatë javës së katërt në terren për regjistrimin e popullsisë. Agjencia e Statistikave të...