Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, ky është reagimi i eurodeputetit holandez

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ka bërë një reagim lidhur...

Gjermani: Gjendje emergjence nga vërshimet në Saarland

Reshjet e vazhdueshme kryesisht në jugperëndim të Gjermanisë kanë...

“Po shkojë t’a marrë letërnjoftimin”, qytetari gjuan mbi 2kg marihuanë dhe ikë

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Refuzimi amerikan dhe pranimi evropian i Asociacionit nga Albin Kurti

Extra AL PVC

Shkruan: Afrim Kasolli- Intervista e djeshme e të dërguarit të posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, përpos që dëshmoi edhe një herë se raportet diplomatike të shtetit të Kosovës me SHBA-të, ndodhen në pikën më të ulët kritike, nxori në shesh edhe një fenomen tjetër, kur pohoi se nuk se SHBA-të, nuk kanë marr ndonjë premtim nga Kurti për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. 

Pas këtij deklarimi nuk mungoi as entuziazmi i militanteve të kryeministrit, për të dëshmuar para opinionit konsekuencën dhe qëndrimin parimor të tij, në mbrojte të interesave shtetërore. Se ai ka mbetur i njëjti dhe nuk bënë kompromise me as një çmim.

Mirëpo, në të vërtetë ky pohim i diplomatit amerikan, tregoi se jo që kryeministri nuk e ka pranuar Asociacionin, por si është pajtuar dhe kujt i ka premtuar për ta zbatuar atë.

Kështu, nëse Albin Kurti, nuk u ka premtuar amerikanëve se do ta themelojë Asociacionin, megjithatë nuk është se një gjë të tillë nuk e ka bërë para evropianeve. Dhe këtë e kishte bërë pas sulmit terrorist dhe paramilitar të grupeve të armatosura nga Serbia në fshatin Banjë të veriut, ku mbeti i vrarë polici, Afrim Bunjaku.

Të gjithëve na kujtohet se pas kësaj ngjarje ishte mbajtur Samiti i BE-së në Bruksel. Dhe në margjina të këtij takimi kryeministri Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuqiç, ndaras nga njëri-tjetri, ishin takuar me liderët kryesorë të shteteve evropiane, sikur se presidentin francez, Emmanuel Macron, kancelarin gjerman, Olaf Scholz,  kryeministren italiane, Giorgia Meloni, shefin e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian Josep Borrell dhe të dërguarin e Brukselit për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajcak. Madje, nga ky takim kishte dalur edhe draft-statuti aktual i Asociacionit.

Ndërkohë, pak pas përfundimit të këtij Samiti, kancelari i Gjermanisë O. Scholz, pohoi se gjatë takimeve që drejtuesi i Qeverisë së Kosovës ka pasur me ta, u ka premtuar se do ta themelojë këtë entitet. Kurse pas kthimit në Kosovë, kryeministri i kishte thurur elozhe këtij draft-statuti duke e konsideruar si një dokument që më në fund e ndërpret trashëgiminë mosnjohëse të Serbisë ndaj Kosovës.

Në anën tjetër, të gjithëve na kujtohet, po ashtu qëndrimi kritik i presidentit të Francës Emanuel Macron, gjatë vizitës në Tiranë, në fund të viti të kaluar adresuar, ndaj Qeverisë së Kosovës, pikërisht pse nuk po e mban premtimin për themelimin e Asociacionit. Madje, lideri i Francës, kishte shkuar deri atje se të thoshte se në dallim nga Kosova, shteti i tij, është një vend që e mban fjalën e dhënë për liberalizmin e vizave, premtim ky që ishte bërë edhe mbi bazë zotimit të Kosovës për ta jetësuar këtë bashkësi.

Po ashtu, edhe vetë presidentja e shtetit, Vjosa Osmani, disa herë para mediave është shprehur se ajo ka insistuar që Kosova ta merr pronësinë e shkrimit të draft-statutit së bashku me përfaqësuesit e SHBA-së, mirëpo që sipas saj, kryeministri Kurti, e ka refuzuar një opsion të tillë, duke preferuar më shumë variantin e imponuar të BE-së.

Deklarime të tilla zyrtarëve më të lartë të shteteve evropiane, se i pari i Qeverisë së Kosovës është betuar para tyre se do ta zbatojë këtë obligim dhe në anën tjetër, refuzimi për ta bërë një gjë të tillë para diplomatëve amerikanë, tashmë dëshmon se gjatë procesit të dialogut me Serbinë të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, Albin Kurti e ka finalizuar edhe projektin e tij të tjetërsimit diplomatik të  shtetit të Kosovës nga SHBA-të, dhe duke e afruar dhe zotuar për besnikëri vetëm ndaj shteteve të BE-së, ashtu edhe siç kishte deklaruar kohë më parë se Kosova nuk është Meksikë, por është në Evropë.

Sidoqoftë, kjo strategji e Kurtit nuk është e rastësishme. Ajo derivon edhe nga aversioni i tij ideologjik për atë që përfaqëson SHBA dhe besimit të tij se Evropa duhet të shërbejë si antitezë ndaj rendit ndërkombëtar që u krijua nga SHBA-të, veçanërisht pas përfundimit të Luftës së Ftohtë. Rend ky, që kurrë nuk është pranuar nga qarqet majtiste evropiane dhe nga Rusia. E, kjo e fundit e kishte quajtur edhe si katastrofë gjeopolitike për interesat e Kremlinit. Prandaj sot së bashku me Kinën, i janë futur në projektit të çmontimit të tij. Lufta në Ukrainë është vetëm njëri nga episodet e këtyre ambicieve revizioniste gjeopolitike globale.

Në këtë kontekst, nëse Amerika nuk ia del që t’i mbrojë parimet e tij , vetëm sa do shihet se sa iluzore kanë qenë fantazmat dogmatike se një gjë të tillë mund ta bëjë Evropa nëpërmjet autonomisë së saj strategjike nga SHBA-të.

/TV Arbëria

 

 

 

 

 

spot_img

Të fundit

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, ky është reagimi i eurodeputetit holandez

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ka bërë një reagim lidhur...

Gjermani: Gjendje emergjence nga vërshimet në Saarland

Reshjet e vazhdueshme kryesisht në jugperëndim të Gjermanisë kanë...

“Po shkojë t’a marrë letërnjoftimin”, qytetari gjuan mbi 2kg marihuanë dhe ikë

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar...

Dy gra rrahen mes vete në Lipjan, policia jep detaje

Policia e Kosovës ka njoftuar se të premten në...

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, ky është reagimi i eurodeputetit holandez

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ka bërë një reagim lidhur me mos-përfshirjen e Kosovës në rendin e ditës në Komitetin e Ministrave të Këshillit të...

Gjermani: Gjendje emergjence nga vërshimet në Saarland

Reshjet e vazhdueshme kryesisht në jugperëndim të Gjermanisë kanë rritur nivelin e ujërave. Më i prekur është Saarland-i. Ndonëse nuk ka pasur viktima dhe...

“Po shkojë t’a marrë letërnjoftimin”, qytetari gjuan mbi 2kg marihuanë dhe ikë

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se një person në Prishtinë ka ikur nga zyrtarët policorë, pasi që në shtëpinë e...