“Brezovica 1”, inspektori i akuzuar thotë se lejet ndërtimore lëshohen nga drejtori i Urbanizmit

Ferizaj- Hysni Bajrami, i cili akuzohet se si inspektor...

Hoxhaj: Besnik Bislimi negociator i dështuar

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar...

Dy vjet pasi u diagnostifikua me vitiligo, qeni i zi shndërrohet në të bardhë

Për dy vjet, një qen i zi u shndërrua...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Rasti i foshnjes në Pejë, MSh liroi nga detyra u. d. të kryeinspektorit Shëndetësor

Extra AL PVC

Ministria e Shëndetësisë sot ka informuar se pas rastit të ndodhur në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, është liruar nga detyra u. d. i kryeinspektorit të Inspektoratit Shëndetësor, Shaban Osmanaj.

MSh ka potencuar se në rastin në fjalë ka dështuar zbatimi i detyrave dhe misionit.

“Konkretisht ka munguar komunikimi, informimi i drejtë dhe mbi të gjitha adresimi në kohë i rastit nga ana e Inspektoriatit Shëndetësor. Duke shprehur sinqerisht keqardhjen më të thellë për familjarët dhe të afërmit që janë ballafaquar me këtë ngjarje tepër të rëndë, ripërsërisim se etika dhe mbrojtja e dinjitetit njerëzor për pacientët e qytetarët në përgjithësi duhet të garandatohet në çdo rrethanë nga institucionet shëndetësore. Kush nuk mbërrin ta përmbushë këtë, nuk mund të vijojë të mbajë pozita menaxheriale. Në të njejtën kohë shprehim mbështetjen për Prokurorinë e Policinë që sa më parë që është e mundshme të ndërmarrin veprimet e duhura drejt zbardhjes së plotë të ngjarjes dhe adresimin e personave përgjegjës konkretë të veshur me këtë përgjegjësi.”, ka bërë të ditur MSh.

Ndërsa, u. d. Ministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha Bunjaku ka marrë të gjitha hapat për përgjegjësitë administrative dhe siç është shtuar, çështja po vijon të trajtohet deri në sqarimin përfundimtar.

Gjatë javës së kaluar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, një foshnje e lindur pa shenja jete dyshohet se është futur në rrobalarëse, e mbështjellur me çarçafë nga personeli mjekësor.

Rastin e kanë konfirmuar nga Prokuroria Themelore e Pejës.

Zëdhënësi i kësaj Prokurorie, Shkodran Nikçi ka deklaruar se Prokurorja e rastit ka pasur një takim konsultativ me prindin e foshnjës.

“Rasti ka ndodhur javën e kaluar. Menjëherë pas informatave në vendin e ngjarjes ka shkuar Prokurori i nga Departamenti i Krimeve të Rënda së bashku me Inspektoratin Shëndetësorë dhe policinë. Rasti është duke u hetuar dhe jemi në pritje të raportit nga Inspektorati Shëndetësorë lidhur me këtë ngjarje. Prokurorja e rastit sot ka pasur një takim konsultativ me prindin e foshnjës për të kuptuar më shumë rreth rastit”, ka bërë të ditur Nikçi.

Ndërkaq, Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka bërë të ditur se opinioni do të njoftohet me detaje rreth rastit.   /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

“Brezovica 1”, inspektori i akuzuar thotë se lejet ndërtimore lëshohen nga drejtori i Urbanizmit

Ferizaj- Hysni Bajrami, i cili akuzohet se si inspektor...

Hoxhaj: Besnik Bislimi negociator i dështuar

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar...

Dy vjet pasi u diagnostifikua me vitiligo, qeni i zi shndërrohet në të bardhë

Për dy vjet, një qen i zi u shndërrua...

Rrihet një i mitur në Shkup, me lëndime të rënda është dërguar në spital

Dje në ora 23:15 në SPB Shkup, nga Spitali...

“Brezovica 1”, inspektori i akuzuar thotë se lejet ndërtimore lëshohen nga drejtori i Urbanizmit

Ferizaj- Hysni Bajrami, i cili akuzohet se si inspektor komunal i ndërtimit ka keqpërdorur detyrën zyrtare, në rastin “Brezovica 1”, deklaroi se lejet ndërtimore...

Hoxhaj: Besnik Bislimi negociator i dështuar

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar ashpër zv.kryeministrin Besnik Bislimi, i cili, në një medium ukrainas ka përmendur një luftë të...

Dy vjet pasi u diagnostifikua me vitiligo, qeni i zi shndërrohet në të bardhë

Për dy vjet, një qen i zi u shndërrua në të bardhë për shkak të vitiligos, gjendje kjo në të cilën lëkura dhe flokët...