Të fundit:

Ramiz Alija në takimin e vitit 1991 me Ibrahim Rugovën: Jemi një popull dhe një komb

Në vitin 1991 presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, ishte...

​Arrestohet një person për shkaktim të rrezikut të përgjitshëm kishte 225 gjoba

Në rrjetet sociale gjatë ditës së djeshme, ka qarkulluar...

Vodhi para, arrestohet një person në Podujevë

Sot nga zyrtarët policor të stacionit të Podujevës, është...
ISP BroadcastISP Broadcast

Rashiq në mbledhjen e Qeverisë: Të ndërtojmë ura bashkëpunimi

ISP Broadcast

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, për herë të parë sot ka marrë pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.

Në adresimin e tij të parë para kabinetit qeveritar, Rashiq nënvizoi nevojën për krijimin e urave të bashkëpunimit. Ai tha se është kënaqësi të merr pjesë në mbledhjen e ekzekutivit, derisa u zotua se do të mundohet të bëjë diferencën nga ish-ministri Goran Rakiq.

Rashiq: Është kënaqësi të jem këtu

“Faleminderit zoti kryeministër, edhe një herë ju falënderoj në pritje dhe mirëseardhje. Dua ta shfrytëzoj rasti që t’ju falënderohem të gjithë kolegëve ministra dhe gjithashtu t’i thërras në durim me mua pasi që tash së voni para një jave kam hyrë në qeveri dhe unë do t’i kisha lutur që secilin prej jush të keni mirëkuptim për mua kur ditëve në vijim do të kërkoj takime për t’u parë dhe të njihem personalisht me të gjithë ju, dhe natyrisht se për mua është kënaqësi dhe nder që jam këtu sepse mendoj se me të vërtetë në thelb mundemi ta bëjmë diferencën nga ajo që ka qenë deri më tani, dhe në ato takime natyrisht i pari para së gjithash do të jetë zoti Murati, i cili strategjiket është i rëndësishëm për të gjithë ne”, tha ai.

Ai tha se derisa të jetë ministër, do t’i harmonizojë gjitha nevojat e dikasterit që drejton.

Rashiq: Të ndërtojmë ura bashkëpunimi

“Dua t’iu them, se jam këtu që me të vërtet së bashku të tentojmë të bëjmë ura. Nuk jam i ri në këtë punë, sigurisht që 17 vite përvojë flet diçka për mua, por secila sfidë e re është edhe rast i ri. Unë e di që do t’i kemi shumë bashkëpunime dhe sfida të përbashkëta, por unë jam me të vërtetë i përgatitur që në çfarëdo mënyre qoftë që të ndihmojmë, të kontribuojmë unë personalisht dhe natyrisht derisa të jem unë në krye të ministrisë t’i harmonizojmë ato nevoja, sepse duhet të gjithë të kuptojmë, si është ajo gojëdhëna që thotë, zinxhiri është i fortë aq sa është e fortë hallka më e dobët, në këtë rastin tonë me të vërtet mendoj se sot komunitetet janë hallka më e dobët, prandaj do të doja që këtë hallke ta forcojmë, por kjo mund të bëhet vetëm së bashku me ju. Kështu që paraprakisht ju falënderohem në bashkëpunim tuaj dhe së shpejti do të vij te ju”, shtoi ai.

Kryeministri Albin Kurti javën e kaluar ka emëruar ministër për Komunitete dhe Kthim Nenad Rashiq, pas dorëheqjes të Goran Rakiqit nga Lista Serbe. /TV Arbëria 

spot_img

Të fundit

Ramiz Alija në takimin e vitit 1991 me Ibrahim Rugovën: Jemi një popull dhe një komb

Në vitin 1991 presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, ishte...

​Arrestohet një person për shkaktim të rrezikut të përgjitshëm kishte 225 gjoba

Në rrjetet sociale gjatë ditës së djeshme, ka qarkulluar...

Sondazhi i ri mes republikanëve në SHBA: Trump thellon epërsinë kundër DeSantis

Një aktakuzë e mundshme nuk është e mirë për...

Vodhi para, arrestohet një person në Podujevë

Sot nga zyrtarët policor të stacionit të Podujevës, është...

Ramiz Alija në takimin e vitit 1991 me Ibrahim Rugovën: Jemi një popull dhe një komb

Në vitin 1991 presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, ishte takuar në Tiranë me presidentin e Shqipërisë në atë kohë Ramiz Alinë. Në një video të...

​Arrestohet një person për shkaktim të rrezikut të përgjitshëm kishte 225 gjoba

Në rrjetet sociale gjatë ditës së djeshme, ka qarkulluar një video-incizim në të cilën vërehet, se si në magjistralen Prishtinë -Podujevë , në kryqëzimin...

Sondazhi i ri mes republikanëve në SHBA: Trump thellon epërsinë kundër DeSantis

Një aktakuzë e mundshme nuk është e mirë për shumicën e politikanëve – por Donald Trump nuk është si shumica e politikanëve. Ish-presidenti, 76 vjeç,...