​”Evropa mund të vdesë”, Macron prezanton idenë e re për armët bërthamore

Armët bërthamore të Francës duhet të jenë pjesë e...

Bëhen me kryetar të ri në Zvicër,Haradinaj: AAK subjekti me mbështetjen më të fuqishme nga mërgata

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Zvicër,...

Abdixhiku tubim përkrahës në Gjermani për kandidatin e CDU-së, David McAllllister

Është java e dytë, që Lidhja Demokratike e Kosovës...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Raporti i ICG: Nëse jo Asociacion, palët të gjejnë alternativa tjera

Extra AL PVC

Katër veprime duhet t’i ndërmarrë Bashkimi Evropian për të lehtësuar dinamikën e dialogut mes Kosovës dhe popullatës serbe, ka konstatuar Grupi Ndërkombëtar i Krizave (ICG) në një raport të publikuar të martën me titull “Drejt normalizimit të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë”.

Ndër kryesoret është thënë se nëse nuk gjendet zgjidhje për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, BE-ja duhet të bëjë presion për alternativa të tjera.

Çështja e Kosovës dhe Serbisë është përfshirë në mesin e dhjetë rasteve që, sipas kësaj organizate ndërkombëtare, rrezikojnë luftë apo eskalim në vitin 2024.Ky grup në raportin e tij ka thënë se Qeveria e Kosovës që nga viti 2021 “ka nxehur” situatën në katër komunat me shumicë serbe në veri të vendit duke refuzuar dhënien e autonomisë më të madhe për serbët.

Sipas ICG-së, çështja tjetër pengesë është refuzimi i Serbisë për ta njohur Kosovën.“Pasi që këto mosmarrëveshje mbetën pa zgjidhje, Serbia dhe Kosova kanë ushtruar një formë të mbivendosjes së sovranitetit në veri – Serbia që ofron arsim e kujdes shëndetësor për banorët dhe Kosova është përgjegjëse për sundim të ligjit e gjykatat – por Kurti qartazi e ka humbur durimin me këtë rregullim.

Ndër të tjera, ai ka vendosur policinë e armatosur rëndë në rajon, ka vënë embargo ndaj produkteve serbe për nevojat e qytetarëve, ka dëbuar institucionet serbe dhe ka ndaluar përdorimin e monedhës serbe. Qeveria e tij i ka justifikuar këto hapa pjesërisht duke përmendur kërcënimet e sigurisë, më së fundmi pas rastit të paraushtarakëve serbë që u zbulua se sillnin armatim të nivelit ushtarak nga Serbia, në shtator të 2023-s”, thuhet në raport.

Në këtë raport po ashtu është parë me shqetësim emigrimi i serbëve të Kosovës. Thuhet se 10 për qind e tyre e kanë lëshuar vjet Kosovën. Grupi Ndërkombëtar i Krizave ka thënë se sipas parashikimeve, në tetë vjet do të mbesin vetëm një e treta e serbëve që janë tash. Sipas ICG-së, mosnjohja nga Serbia dhe refuzimi i Kosovës që t’u japë mundësinë e vetëqeverisjes serbëve janë dy problemet që nxisin emigrimin.

Për të lehtësuar dinamikat në mes të Kosovës dhe popullatës serbe, sipas ICG-së, Bashkimi Evropian duhet ta nxisë Prishtinën që rifokusojë Policinë dhe ta shfrytëzojë për nevoja të serbëve në veri, që njësitë e specializuara të mos bëjnë policim të përditshëm dhe në vend të saj të ketë përqendrim në sigurinë kufitare. Po ashtu është kërkuar që Kosova të çojë më shumë policë serbishtfolës në veri.

Pika e dytë thotë se BE-ja duhet të sigurojë që nevojat e komuniteti serb në Kosovë, sidomos për punësim, kujdes shëndetësor e arsimim, duhet të përmbushen.“Nëse kjo nuk mund të bëhet brenda kornizës për autonomi të pjesshme që është nën diskutim për komunat me shumicë serbe (të cilin serbët e quajnë ‘bashkësi’ e shqiptarët ‘asociacion’) atëherë BE-ja dhe shtetet anëtare duhet t’u bëjnë presion palëve të zhvillojnë rrugë alternative për të arritur të njëjtin qëllim”, thuhet në këtë pikë.

Dy pikat tjera janë për “zbutje” të masave të sigurisë në veri. ICG-ja ka thënë se BE-ja duhet të kërkojë heqjen e njësive speciale, duke premtuar heqjen e sanksioneve e që Kosova të bashkëpunojë me KFOR-in për të ndalur kontrabandimin e armëve.

ICG-ja është organizatë joqeveritare ndërkombëtare që funksionon prej vitit 1995. Ka për qëllim parandalimin e luftërave.

 

 

 

spot_img

Të fundit

​Shikimi i sporteve ndikon në lumturinë dhe trurin e njeriut, thotë një studim

Shikimi i garave sportive rrit përvojën e mirëqenies, aktivizon...

Kastrioti fiton Kupën e Kosovës për herë të shtatë në histori

Kastrioti është fitues i Kupës së Kosovës në hendboll...

​”Evropa mund të vdesë”, Macron prezanton idenë e re për armët bërthamore

Armët bërthamore të Francës duhet të jenë pjesë e...

Bëhen me kryetar të ri në Zvicër,Haradinaj: AAK subjekti me mbështetjen më të fuqishme nga mërgata

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Zvicër,...

​Shikimi i sporteve ndikon në lumturinë dhe trurin e njeriut, thotë një studim

Shikimi i garave sportive rrit përvojën e mirëqenies, aktivizon qarqet në tru përgjegjës për shpërblimin dhe madje rrit densitetin e lëndës gri në këto...

Kastrioti fiton Kupën e Kosovës për herë të shtatë në histori

Kastrioti është fitues i Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve, duke arritur ta mposht në finale Besa Famgas. Skuadra me traditë ka...

​”Evropa mund të vdesë”, Macron prezanton idenë e re për armët bërthamore

Armët bërthamore të Francës duhet të jenë pjesë e debatit evropian të mbrojtjes, tha presidenti Emmanuel Macron për një grup gazetash rajonale të dielën,...